Gjendet statuja e faraonit Remsis II - Bota Sot
Gjendet statuja e faraonit Remsis II

Historia

E hënë, 18 qershor 2018

Gjendet statuja e faraonit Remsis II

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 07:34
Ilustrim

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar pjesë të statujës, e cila i takon njërit ndër faraonëve më të famshëm të qytetit jugor Aswan.

Ministria egjiptiane e Antikitetit tha se koka dhe gjoksi i statujës së Ramses II është gjetur në Tempullin Kom Ombo gjatë projektit për të mbrojtur zonën nga dëmtimet e ujit.    

Egjipti shpreson se zbulimi, së bashku edhe me zbulimet tjera të fundit, do të ndihmojë në ringjalljen e turizmit, i cili është shkatërruar pas trazirave të vitit 2011.

Ramses II, po ashtu është i njohur si Ramsesi i Madh, që ka sunduar Egjiptin gjatë periudhës 1279 deri 1213 para Krishtit.

Ai kishte zgjeruar Egjiptin deri në Sirinë moderne në lindje dhe Sudan, në jug.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test