Në kujtim të 574 vjetorit të Kuvendit të Lezhës

Historia

Në kujtim të 574 vjetorit të Kuvendit të Lezhës

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 2 mars 2018 Në ora: 14:10
Kuvendi i Lezhës

Në kujtim të 574 vjetorit të Kuvendit të Princave Shqiptarë kundër Perandorisë Osmane i njohur në historinë shqiptare si Kuvendi i Lezhës (më 2 mars 1444), apo siq nihet me emrin Besëlidhja Arbërore.

Sot, 2 Marsi është dita nga e cila para 574 vjetëve në LEZHË u bë BESLIDHJA e MADHE dhe u krijua KUVENDI i LEZHËS, i cili edhe e krijoi SHTETIN e SHQIPTARËVE të atëhershëm.

Në këtë kuvend i njohur si Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare. 

Kuvendi i Lezhës është shembull i gjallë dhe akt që jeton brenda shpirtit dhe mendjes së popullit arbnor edhe sot, nuk kanë shembull tjetër shqiptarët e sotëm të unitetit se sa ky akt historik i kombit

Kjo Besëlidhje mori disa vendime:

- Krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun; 

- Formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si komandant i përgjithshëm dhe 

- Krijimi i një arke të përbashkët.

Kuvendi i Lezhës nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, i cili bashkoi popullin shqiptar, që me luftën e tij heroike u bë mburoj e pakapërcyeshme e truallit arbëror kundër pushtimit osman.

Bekimi më i madh i këtij kuvendi ishte jo vetëm uniteti, por edhe përzgjedhja e Gjergj Kastriotit si lider dhe strateg i tërë kombit dhe luftës kundër barbarëve turq.

Gjergj Kastrioti, doli nga Kuvendi i Lezhës, Komandant i Lidhjes, prijës i ushtrisë së përbashket, duke i dhënë jetë shtetit të parë të bashkuar të Arbërit.

Kuvendi i Lezhës ka frymëzuar në shekuj luftrat për liri, dhe kuvendet për bashkim të popullit tonë.

Ngjarjet që  pasuan Kuvendin e Lezhës, fitoret e arritura kundër  invazionit otoman në Europë, kanë patur ndikim fondamental në  formimin e kombit shqiptar dhe identitetit tonë kombëtar.

Shqiptarët nën flamurin e tyre kombëtar, gjithmonë  kanë punuar e luftuar për paqen, lirinë, bashkimin dhe një jetë më të mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat