Duke e ndjekur rrugën e Alfabetit shqip

Historia

Duke e ndjekur rrugën e Alfabetit shqip

Nga: Namik Selmani dhe Neki Lulaj Më: 6 mars 2018 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Një nga këngët më masive që këndonim në vitet shkollore me nxënë sit ishte kënga “Alfabeti shqip”. Një këngë që na bënte nostalgjik pë r udhë n e arsimit shqip dhe na jepte një lloj ceremonialiteti brenda vetes, pavarë sisht se në cilë n moshë kishim. Sa herë që bë j rrugë n drejt tetovë s gotivarit, Shkupit Kumanovës dhe më tutje në Preshevë, na vjen parasysh ndërtesa e Albabetit në Manastir që është pak kilometra në të djathtë të rrugës nga Struga. Përtej këtyre kujtimeve na godet edhe sot mesazhi i paharruar i rrugës së gjuhës shqipe të shkruar……

Në vitin 1901, shumë kohë para se të bëhej Kongresi i Manastirit i vitit 1909, 109 vjet më parë , për të vendosur një alfabet për gjuhën shqipe, kur ende ne si komb as në Shqipëri e as në Kosovë, nuk kishim hapur shkollën tonë të mesme, i mirënjohuri patriot, publicist, filiz i shëndetshëm i shqiptarizmës dhe i Frashërllinjve, Mithat Frashëri, i njohur me pseudonimin Lumo Skendo, shkruante një shkrim homazh për xhaxhain e tij, Naim Frashëri. Edhe pse Shqipëria kishte shumë probleme që lidheshin me lirinë e munguar, me çetat kundër pushtuesit, me mëvehtësinë, Mithat Frashëri merr në analizë një tipar të qënësishëm të Naim Frashërit që edhe sot pas 106 vjetsh, nuk po përsëritet masivisht në radhën e intelektualëve shqiptarë, pse jo edhe në radhën e mësuesve që e kanë në “statusin“ e tyre këtë tipar., këtë detyrim

. Ky shkrim po të ishte botuar në kohën tonë do të kishte bërë një të papritur të këndëshme, nga ato që “peshkojnë“ çdo ditë kryeredaktorët e gazetave të shumta metropolitane në Tiranë e Prishtinë dhe ato të televizioneve shqipfolëse. Bëhet fjalë për një “PUSHTIM” të padrejtë që kishte që në atë kohë leksiku i gjuhës shqipe nga fjalët e huaja . “Në të shkruarë, Naimi bën qilizmë gjuhënë tënë dhe shkruan thjesht shqip, pa përzjerë fjalët e huaja”- shkruan ndër të tjera Mithat Frashëri. Me shumë të drejtë mësuesët e letërsisë e të gjuhës amtare, por edhe ata të gjuhëve të huaja që e kanë shtrirë ndjeshëm mësimdhënien deri në klasat më të ulta të sistemit tonë shkollor parauniverisitar, në mjedise publike, zyrtare, por dhe ato shoqërore, flasin shumë për normën drejtshkrimore në shkollë e jasht saj.

Përpara se të nxjerrim përballë njëri-tjetrit në bisedat e zhurmshme apo në temat e shkruara e të referuara në bashkëbisedimet zyrtare të pafund, problemet e mbarëvajtjes së gjuhës shqipe të shkruar , duhet të themi se ai , nxënësi, është e vazhdon të mbetet një “viktimë“ e vërtetë e një mjedisi, e një realiteti që jo vetëm nuk e ndihmon, por e pengon ndjeshëm, ta bëjë normën e drejtë leksikore pjesë të jetës së tij kulturore. Në rrugë, në paralament, në kompjuter, në reklamat shumëngjyrëshe që vihen në shpate malesh, në tabela dyqanesh, në fjalët-lumë të gazetarëve televizivë e ato të radiove të ndryshme “pa doganë” përdoren akoma fjalë të huaja e mbarojnë me fjalën “ OKEJ” pa e kuptuar se janë në Shqipëri dhe se kanë detyrim ndaj brezave të shikuesve.

Pikërisht kur nxënësit e shkollave të mesme, duke përfshirë edhe ato student të degë s së më suesisë që ka në Shqipëri, kur synojnë të formojnë personalitetin e tyre kulturor e të nxiten me dashurinë për profesionin e mësuesit jo vetëm si njeri korrekt dhe i ndershëm, por edhe si një gjuhëpërdorës i mirë, ndeshen me një dukuri negative. Për fat të keq edhe disa mësues të lëndëve të tjera, nuk janë model i saktë i ligjërimit korrekt , pa folur edhe emocional në lëndën e tyre. Të mos harrojmë ligjet e shkruara e të pashkruara të pedagogjisë të të gjithë kohërave e të të gjitha vendeve se “MËSUESI ËSHTË E DUHET TË JETË MODEL PËR NXËNËSIN!” Mangësia e një ligji të prerë ku morali kombëtar duhet të bashkohet me atë të ndëshkimit , që as që mund të mendohet tani për tani në këtë vend për këta shkelës të identitetit kombëtar, le të zbutet paksa në shkollë, në orët e letërsisë.

Sidomos kur ata janë para punëve të tyre me shkrim. Për ta pasuruar më tej argumentin e fillimshkrimit, sërish mund t’i kthehemi sadopak argumentit të hedhur. Ata pak shqiptarë të shkolluar në vendet e huaja në ato vite dhe shumë e shumë vite më pas, vetëm mund të ëndërronin hapjen e një Universiteti me fjalët e utopistit dhe patriot tjetër enciklopedist Sami Frashëri në veprën e tij madhore “ Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet“. Por Naim Frashëri jep shembullin më të mirë të përdorimit të një gjuhe të pastër. Ai vetë ishte një njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, si i persishtes, greqishtes, turqishtes, por në vargjet e tij ëmbëltorë kishte edhe një frymë proteste për ata që gabonin në këtë drejtim.

Ndaj shkruan në poezinë e tij: Gjuhën e mëmëdheut mëso Ajo mund të të ndihmojë! Edhe të tjerat i këndo Por atë ta keshë zonjë …. Një emërtim shumë emocional “ GJUHËZONJË” për shqipen duhet të na prekë paksa në përditshmërinë tonë kur e përdorim atë. Dhe më tej urtësia naimiane këshillonte: Shqip të fisni përherë-Thjesht e të papërzjerë! Ndërkohë që ata që e përçmonin dhe përpiqeshin të përdornin fjalë të huaja i quante “të ligj, të pabesë, të marrë e të paditur” Edhe sot kur kemi një armatë të tërë gjuhëtarësh shqiptarë në të gjitha trojet shqipfolëse, por edhe albanologë të famshëm e të lavdishëm për kombin tonë, ne duhet të krijojmë modelet e gjuhës së bukur amtare. Nëse ende në jetën tonë të përditshme nuk kemi shumë, madje as pak MODELE politikanësh idealistë që punojnë duke sakrifikuar për kombin, të paktën të kemi shembuj e modele të mirë gjuhëtarësh për t’i ndjekur. Në fund të fundit, pse jo të mos bëhemi edhe vetë modele të tillë përparimtar!

Katedralja e mendjes 

Më  vjen, më  vjen ajo kullë guri në  Korçë  si Kala

Si rrezatim hyjnior vjen dritë  e diturisë  më  7 Mars

Kujtoj dhaskalicën e Mësonjëtorës se parë shqipe.

Me plot zanore e bashkëtingëllore e me lumenj dëshire. 


Bëj dialog me veten si  Samiu me Naimin

Mbi regjistrin e Kongresit kujtoj Manastirin

Në eshtra trupi  kam  shkronjat që  zgjojnë  Kongresin

Në kullat malesh e  mustakë  burrash  hyjnitë më presin.

 

I ndaloj kalorësinë pranë  murit të lavdisë

Atje ku kuvendojnë emrat yje të  shqiptarisë.

Mentarë t qëndisin udhë  të  reja  pas Kongresit.

Sytë marrin dritë  Alfabetit që  ia pë rcjellin  brezit.

 

 Të mos  lexojmë as arabishten e sllavishten

As latinishten e mbetur si relike nëpër vite.

Të flasim gjuhën që e na e sollë n  perënditë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat