Dëshmori Skënder Mehmet Latifi

Historia

Dëshmori Skënder Mehmet Latifi

Nga: Haki Latifi Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:36
Mirënjohjen dhe dekoratën në emër të familjës Latifi e pranoj djali i dëshmorit Mërgim Skender Latifi.

Sot, bëhen 19 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Skender Mehmet Latifi, nga fshati Piranë. Skenderi ju ishte bashkuar forcave të UÇK-së në Qendrën stërvitore në Reti të Rahovecit, që luftonin për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Në këtë fshat ishte i vendosur shtabi i Zonës Operative të Pashtrikut. Komandant i Brigadës 125, ishte oficieri i karierës Nehat Basha, ndërsa komandant i shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut ishte oficieri i karierës Ekrem Rexha-Drini.

Idealet kombëtare dhe frymëzimin për atdhedashuri Skender Latifi i mësoi qysh i ri, nga se gjyshi i tij Nexhipi ishte një nga atdhetarët që kishte marr hak për vrasjën e 5 qytetarëve të pa fajshëm të Piranës, ku në mesin e tyre ishte edhe vëllau i tij Latifi, duke vrarë komandantin e njesitit të ushtrisë serbe në prill të vitit 1941. Këto sakrifica të familjes së Skender Latifit i dhanë atij frymëzimin për t’i ndjekur idealet kombëtare deri në flijim për atdheun.

Dëshmori i kombit Skender Latifi, është i lindur, më 23 prill 1970  në fahatin Piranë të Anadrinisë së Prizrenit nga prindërit; Babë Mehmeti dhe Nënë Shyhretja. Shkolën fillore e  në Piranë ndërsa Shkollën e mesme teknike „Gani Qafdërbasha” të Prizrenit në të cilin u aftësua për tornitor.

Skenderi ishte i palodhshëm, ai kurrë nuk ndalej së vepruari. Ai nuk hamendej, ai fliste pak, por vendimet që merreshin, Ai kurrë nuk i kthente prapa.

Trimi anadrinas Skënder Mehmet Latifi nga Pirana , i përjetësuar më 11 mars të vitit 1999 në Betejën e Jeshkovës, kthehet nga Zvicra, la jetën e luksit të Evropës në këmbime me lirinë e atdheut, Skenderi la edhe fëmijët e tij të dashur, la gruan e tij shpirtmadhe, la prindërit, vëllaun dhe motrën, la punën dhe jetën që me mund e djersë e kishte krijuar atje në perëndim. Skenderi , la çdo gjë të bukur të kësaj bote që i thonë jetë, për të shkuar te shokët e idealit, te luftëtarët e lirisë për t’u bashkuar atje me ta në altarin e lirisë në lumin e pavdekësisë... A ka diçka më të madhe në jetë se kjo që bëri Skenderi së bashku me qindra luftëtarë tjerë të lirisë?!

Sot kur kujtojmë njërën nga epopetë më të rëndësishme të luftës së UÇK-së të Brigadës 125-të ZOP në Jeshkovë të Prizrenit, mësojmë se dëshminë më të mirë të kohës, dëshmohet se njësia speciale e kësaj Brigade e komanduar nga Komandant i njësisë speciale Hysen Rexhepi(tani dëshmor i Lirisë), kishte një barrë të lirisë dhe prandaj ata ishin elita e kësaj brigade.

Beteja e Jeshkovës, përkatësisht 11 Marsi i vitit 1999, do të mbetet dhe do të përkujtohet si datë historike për qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës në përgjithësi. Ku 19 vite më parë, në mëngjesin e hershëm të 11 marsit, forcat e UÇK-së u përballën në një ofensivë të paparë kundër forcave të armikut, kundër një numri të madh trupash të ushtrisë e të policisë e paramilitarëve dhe mercenarëve sllav, të cilët kishin vënë në veprim arsenalin e një makinerie më të përsosur ushtarake që kishin, duke mos kursyer as tanket, topat dhe armë tjera të sofistikuara, të gjitha të kalibrave, kështu që, pa reshtur dhe nga të gjitha anët, sulmuan mbi pozicionet e UÇK-së dhe mbi fshatin Jeshkovë.

Gjatë këtyre luftimeve do të bien dëshmorë 9 ushtarë; Hysen Rexhepi, Alejdin Xhezairi, Feriz Susuri, Ymridin Qengaj, Bashkim Suka, Skënder Latifi, Tahir Thaçi, Hamit Thaçi dhe Hajdar Shala, ndërsa 9 të tjerë konsiderohen të humbur/zhdukur/. Në këto luftime të pa barabarta nga forcat pushtuese serbe, sipas dëshmitarëve nga Hoqa e Qytetit, thuhet se në kamiona shkiet kanë ngarkuar mbi 80 kufoma të ushtarëve të vet.

Dëshmorët e kombit nuk kanë moshë, nuk kanë pleqëri, e as parti, nuk kanë terr- kanë veç dritë. Do ti përkujtojmë dëshmorët e kombit me plot mallë gjithëherë, se e kaluara mundet të përsëritet se po i kujtojm do të kemi një ardhmëri të ndritur, falë gjakut të dëshmorëve të kombit, që ranë në Betejën e Jeshkovës dhe në Betejat të tjera në mbarë Kosovën që ishin të shumta jemi të lirë sot, dhe falë ndihmesës së faktorit ndërkombëtar, NATO-s e SHBA-së që bombardoi caqet serbe plot 78 ditë me radhë. NATO na shpëtoi nga përndjekja kolektive të dy milionë shqiptarëve, ndalën spastrimin etnik që e bënin forcat paramilitare serbe anembanë Kosovës mbi popullin e pafajshëm shqiptarë.
Kujtimet e vetme qe kemi per deshmorët janë përmendoret dhe lapidaret. Sikur të ishin gjallë ata dhe të shikonin se çfarë po heq Kosova e gjorë, e zaptuar nga politikanët e korruptuar.

Përjetësia

Dëshmori Skender Latifi mbeti në histori për vetëflijim, heroizëm, atdhedashuri, tipare këto që e përcollën prej lindjes, rritjes, burrërimit e deri në pavdekësi. Veprimtaria e gjatë kombëtare dhe rënja heroike i sollën përjetsinë. Brezat në të ardhmen, përmes shembullit të tij do të mësohen se si duhet të punohet dhe vdiset për atdhe. Shkolla e fshatit Piranë, në shenjë nderimi u emërtuar me emrin e „Dy dëshmorët“( Skender Latifi dh e Vait Ukaj). Bashkëfshatarët ndërtuan një lapidar në shenjë respekti dhe kujtimi, ndërsa qyteti i Prizrenit emëroi një rrugë me emrin e dëshmorit Skender Latifi.

Në kuadër të shënimit të 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish Presidentja e Kosovës z. Atifete Jahjaga , më 17 shkurt 2016, dekoroj me Medaljen;

 Urdhri Luftëtar i Trimërisë

 „Adem Jashari“.

Me motivacionin; Për Trimëri Në Luftën Për Liri.

Mirënjohjen dhe dekoratën në emër të familjës Latifi e pranoj djali i dëshmorit Mërgim Skender Latifi.

U qoftë i lehtë dheu i Dardanisë antike të copëtuar me dhunë si dje edhe sot!...

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.

Zoti i bekoft!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat