Dokumente arkivore/ 70 vjet nga pushkatimi i Abatit të fundit të Mirditës, Mons.Frano Gjinit

Historia

Dokumente arkivore/ 70 vjet nga pushkatimi i Abatit të fundit të Mirditës, Mons.Frano Gjinit

Leonora Laçi Nga Leonora Laçi Më 10 mars 2018 Në ora: 15:04
Ja pasuria që ju sekuestrua

11 marsi i 1948 nuk ishte një ditë e zakonshme për Shkodren por dhe mbarë shqiptarët, kjo është një nga ato datat e zeza që duhen përkujtuar për të mos harruar. Ndonëse janë shpallur 38 martirë ku bën pjesë dhe Mons.Frano  Gjini, kësaj listë i mungon Atë Anton Harapi, po ashtu, nuk është më pak martirë avokati i shquar Myzafer Pipa i cili mbrojti klerikët katolik para gjyqit komunist dhe kjo i kushtoi me jetë, akti i tij është sublim dhe duhet nderuar.

Për ta përkujtuar siç e meriton Abatin Mons.Gjinin, brenda këtij viti do sjelli në bashkautorësi me studiuesin nga SHBA-ja Tomë Mrijajn një monografi e cila do të përfshijë brenda saj, letërkëmbime të harkut kohor 1930-1945, dokumente arkivore si dosjen e plotë të gjyqit, rrëfime nga ata që e kanë njohur nga afër dhe çdo dokumentim të aktivitetit të tij fetar.

Në datën 11 mars të 1948 së largët, 70 vite më parë u pushkatuan këta klerikë siç shkruhet në  shkresën e datës 12 Mars 1948, dokument marr nga dosja Mons.Gjinit  në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Ju njoftojmë se të dënuarit me vdekje

1.Monsinjor Frano P.Gjini, 2.P.Mati K.Prendushi dhe 3.D.Nikoll Deda të gjithë vijnë nga Shkodra u ekzekutuan me dt. 11.3.1948 në 5 paradite dhe fjala e fundit ka qenë:

1.Frano Pjetri tha se: Rroftë Krishti Mbret, feja katolike dhe katolikët në botë, Rroftë Papa, gjaku dhe trupi i jem mbetet këtu, pse shpirti dhe zemra është tek Papa, Rroftë Shqipnia.

2. Pader. Mati K.Prendushi tha se: Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyres sime. Rroftë Krishti Mbret, rroftë Papa, rrofshin katolikët, Rroftë Shqipnia. U bëj hallall gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tanë të pafajshëm.

3. D.Nikoll Deda tha se:Rroftë Shqipnia, po vritem në punën time, rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar.

P.Kryetar i Gjykatës

Kap I

Misto Bllaci

Faksimile

Pasuria e tundshme dhe gjëja e gjallë që u sekuestrua Mons.Frano Gjinit pas arrestimit, dokument i  Arkivit të Rrethit Mirdite, i marrë nga familja Gjini.

(Sh Pal me 23/IV/1947  Proces Verbal) I mbajtun mbi dorëzimin e baktive të Ipeshkvit Frano Gjini të qujtunit Nikoll Marka Gjinit nga Katundi Blinisht e nji kohsisht tagermbledhesi i kësaj Nënprefekture.

Me datën 23/IV/1947 neve të nenshkruemeit Komisioni i Pasunis te kriminelet te Luftes te denuem e te paragjikuem i perbam prej shokvet Pal Gjoka, Llesh Doda e Bardhok Ndue Prendi dorzuen shokut Nikoll Marka Gjinit me qellim ruajtje e sigurimi keto bakti:

1)Dele kren 23. Kingja 20. Desh 1, Dhi 1, Kedha 1, shuma e te gjithave kren 46, te cillat marresi ne dorëzim duhet t’i ruajn mire qe te mos i damtojne ose te humbasin, përkundrazi ç’do mungesë ne to do te detyrohet për pagimin e tyne ose zavendesimin nga baktit e tija siç ka me u pa e arsyeshme prej Komisionit ne fjale.

Ky proces –verbal u redaktue nder dy  kopje nji e merr marresi i bagtive ne dorzim dhe e dyta ruhet ne dosjen e pasunis kriminelit te luftes.

Image
Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat