Cili ishte fati i dokumentave personale të Ali Pashë Tepelenës?

Historia

Cili ishte fati i dokumentave personale të Ali Pashë Tepelenës?

Më: 11 mars 2018 Në ora: 00:39
Ali Pasha

Shumë legjenda dhe histori kanë qarkulluar prej vitesh për fatin e trashëgimisë që la pas Pashai i famshëm shqiptar pas vrasjes se tij në Janinë. Por me sa duket  1,469 dokumenta nga arkivi personal i Ali Pasha Tepelenes  kanë shpëtuar dhe janë trashëguar nga një prej familjeve greke të  Janinës  që kanë pasur marrëdhënie me pushtetin e Aliut.
>Dokumentat, te cilat  mendoheshin të humbura janë blerë nga nje manjat i pasur grek në vitet 30 dhe me vdekjen e tij këto dokumenta i janë  lënë në trashëgim  Shkollës Amerikane  të Athinës  në vitet 40,  ku prej vitesh ato  kane qenë një nga thesaret e pashfrytëzuara të arkivit të pasur të këtij institucioni.

Arkivi personal i Aliut prej vitesh ka qenë i pa njohur për studiuesit e shumtë, por falë një pune prej 30 vjetësh te Profesorit të njohur Vasili Panajotopulis, tashmë  këto dokumenta  sjellin  ngjarje dhe informacione të panjohura më parë mbi jetën dhe politikën e Ali Pashës në drejtimin e një shteti multi etnik dhe multi religjioz.
Nga Dokumenti i parë, që daton në 1747   e  deri në dokumentat e ditëve të fundit para vrasjes se Aliut, shpalosen ngjarje dhe fakte shumë interesante duke sjellë dëshmi të panjohura për personazhe  të cilët në kohën e tyre kanë ndikuar në konsolidimin e pushtetit te Pashait shqiptar.
Keto dokumenta qe shpalosin jeten e Shtetit te Aliut kane nje vlere te jashtezakonshme jo vetem per histroine e greqise se veriut  gjate periudhes otomane por ne rradhe të parë për historinë e trojeve shqiptare. Kontributi shkencor i Profesor Panajotopulos për ndriçimin e periudhës së Aliut është i jashtëzakonshëm duke bërë të mundur njohjen   ne detaje te  jetës të vrullshme të Pashait shqiptar. Fati i arkivit  personal  të Ali Pashë Tepelenës do të jetë shumë shpejt  tema e nje emisioni televiz te pregatitur nga Auron Tare në bashkëpunim me  programin Excluzive.

ali-3-copyali-1-copyali-2-copy
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat