Çfarë ka ndodhur më 11 mars?

Historia

Çfarë ka ndodhur më 11 mars?

Më: 11 mars 2018 Në ora: 07:24
Ilustrim

537 – Ostrogotët rrethojnë Romën (rrethimi i parë që zgjati një vit). Forcat që mbronin qytetin komandoheshin nga gjenerali iliro-romak Flavius Belisarius. Roma ishte shumë e madhe për t’u rrethuar plotësisht fizikisht, kështu, gotët ngritën shtatë kampe duke bllokuar portën kryesore dhe rrugët për qasje në qytet; pastaj ata bllokuan ujësjellësin, duke bërë që mullinjtë e drithrave të mos punonin. Belisarius, për ballë këtij problemi, ndërtoi mullinj lundrues në lumin Tiber. Por vështirësitë për qytetarët rriteshin çdo ditë. Belisarius i shkroi një letër perandorit iliro-romak Justinian, duke kërkuar përforcime: “…banorët e Romës nuk do të hezitojnë për të zgjedhur udhën e cila është më e mirë për interesat e tyre…për më tepër, romakët do të detyrohen nga uria për të bërë shumë gjëra që preferonin të mos i bëjnë”. Nga frika e ndonjë tradhtie të mundshme, Belisarius morri masa ekstreme; ai shkarkoi Papa Silveriusin nën dyshimin se kishte hyrë në bisedime me gotët; gjithashtu, Belisarius dha urdhër që çelësat e portave të qytetit të ndërroheshin dy herë në muaj dhe shtoi patrullat gjatë natës. Rrethimi zgjati 1 vit, dhe gotët u tërhoqën.

928 – Trpimir II vjen në fronin kroat. Dinastia Trpimir (lat.Trepimero), ishte themeluar nga Trpimir i parë në vitin 845. Ai quhej Dukë (lat. duce, udhëheqës) dhe arriti t’i zgjerojë zotërimet kroate duke shfrytëzuar grindjet dhe rivalitetet mes fiseve vendase ilire dhe konfliktet franko – bizantine në rajon.

1665 – Kolonia e Nju Jorkut miraton kodin e ri që u garantonte protestantëve të drejtat fetare.

1669 – Vullkani Etna në Itali shpërthen duke shkaktuar vdekjen e 15 mijë njerëzve për rreth Katanias, Sicili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat