Publikohet një fletë rrufe që Biblioteka Kombëtare ia adresonte Lasgush Poradecit (Llazar Gushos) pse nuk dorëzonte në kohë librin në bibliotekë.
Fletë rrufeja mban datën 25.02.1972. Biblioteka i kërkon llogari shkrimtarit të madh pse nuk e dorëzon atë libër, ndërkohë që presin ta lexojnë dhjetëra e dhjetëra të tjerë.
Fletërrufeja kalon në kërcënime duke i kujtuar shkrimtarit se ai po konsumon një vepër penale e dënohet sipas Kodit penal.
Lexoni këtë fletërrufe të rrallë adresuar shkrimtarit tonë të madh.