Ramë Bllaca, Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në Kosovë!

Historia

Ramë Bllaca, Dielli që vulosi vijimësinë shqiptare në Kosovë!

Nga: Gani Qarri Më: 20 mars 2018 Në ora: 10:30
Ramë Bllaca

Shembull atdhetarie, që na mësoi se jeta pa liri, nuk ka kuptim as vlerë! Shtatlartë e shpatullgjerë dhe me pamje impozante pellazge-ilirike, vepra e paharruar e të cilit, u kthye në mit dhe mbeti përjetësisht legjendë e denjë për mbamëndje të gjithmonshme historike.

Burrë trimi i cili, kur dielli i kombit po mbytej në pellgun e trishtë të zvetënimit nga vërshimi i dritëhijeve të pushtuesit serb që rrezikonte ekzistencën e popullit të tij dhe kërcënonte me shuarje vazhdimësinë shqiptare në këto troje, u ngrit i vetëm, si feniksi nga hiri, për mbrojtjen e autoktonisë së etërve dhe gjyshërve të rënë edhe ata për këtë vend.

U doli pa frikë përpara, u dëshmoi se këto troje kanë zot dhe tha me vendosmëri-Jo! U tha jo armiqve të cilët edhe pse ishin të fundit të ardhur këtu, kishin dënuar me zhbërje popullin shqiptar në Kosovë dhe planifikuar shfarosjen e tij, si komb në dheun e vet autokton dhe tokat e të parëve të tyre, të rënë nën pushtimin sllav.

Sipas shënimeve ekzistuese Ramë Bllaca u vra me tradhti, më 27 korrik të vitit 1937, nga dy shqiptar të shitur, në hyrje të fshatit të tij.

Ai vërtetë flijoi jetën, për trojet tona etnike, por edhe ato ju përmbajtën me besnikëri të plotë porosisë së tij të shenjtë, të lënë amanet nga pozita e heroit duke mbetur vërtetë përjetësisht shqiptare, ndërsa Kosova pikërisht 60 vite pas rënies së Ramë Bllacës, filloi një histori të re me luftën përfundimtare për çlirim nga pushtuesi shekullor sllav, e cila me përpjekjet e bijve të vet më të mirë si dhe ndihmën e miqve amerikan e ndërkombëtar, fitoi edhe betejën e fundit dhe arriti që përjetësisht, të jetë shtet i lirë e i pavarur dhe aty ku ra gjaku i heroit dikur, sot e përgjithmonë, çdo gjë frymon shqiptarisht.

Emri pikant i këtij burri të kombit u shndërrua në legjendë të mbijetesës, flijimi heroik i të cilit vulosi përjetësisht vijimësinë e lashtësisë tradicionale të shqiptarëve në këto troje.

Në epitafin e amshimit, ku heroi, që nga vrasja me tradhti pushon, shkruan se Ramë Bllaca u lindë më 1879 dhe vdiq më 1937  

Por as vrasja e hershme dhe shuarja me tradhti,nuk e mundi kurrë këtë burrë të dheut. Emri i tij u kthye në Diell që gjatë gjithë kohës nën pushtim, kombit i dha orientimin e duhur e sublim dhe rrezatoi parehtur rrugën e trojeve tona drejt lirisë.

Për figurën dhe veprën e tij historike, ende, edhe në këto kohë, kudo flitet me krenari të pa zakontë dhe përsëritet gjithandej me nostalgji të veçantë se përveç pamjes  vigane të një burri shtatlartë e shpatullgjerë dhe me një trup gjigant e mbi dy metra të gjatë, i cili për çështjen e kombit kurrë nuk lëshonte pe, ai kishte edhe një guxim të rrallë dhe nuk i trembej syri për asgjë dhe nga askush.

Patriot i madh i shndërruar në shembullin më të ndritshëm e vezullues të atdhetarisë, akti heroik i të cilit u bë gurë-themel i pa-lëkundshëm i shqiptarizmës në këto  troje, si dhe lis i fortë e i pashkelshëm, i ekzistencës shekullore, mbijetesës dhe gjallimit deri në përjetësi të shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.

Pas përplasjes me deputet dhe vet kryeministrin serb, fund-korrikun e vitit 1937,kur heroi në kuvendin e mbretërisë jugosllave, bëri copë-copë vendimin zyrtar të Serbisë për dëbimin e shqiptarëve autokton në Turqi, ministri i brendshëm kishte urdhëruar komandantin e xhandarmërisë për Therandë (Suharekë) dhe Duhël me rrethinë Kosta Peçancin, që Ramë Bllacën, me të arritur në Kosovë të mos e lëshonin të mbërrinte i gjallë në vendlindje.

Dhe vërtetë nga Beogradi, ai mundi të vinte pa therë në këmbë deri në lagjet e para të fshatit të vet, por jo të hynte shëndosh e mirë dhe i padëmtuar edhe në Bllacën e tij.

Sipas këngës së popullit, heroi kaloi shtatë pritë të zëna, njërën pas tjetrës nga xhandarët e Serbisë dhe asnjëri nga ta, nuk patën guximin të shkrepnin armët mbi të, por nuk e kaloi dot edhe pusinë e tetë, që atij i kishin vënë shqiptarët, siç e dëshmojnë edhe vargjet e dhembshme të rapsodisë në vijim:

Prej Xhandarëve Rama po pshton

Në prit të shqiptarëve kur po shkon

Zoti i vraftë ata çka po bajnë

Nga një pushkë Ramës ja kanë dhanë

Salihi e Ferizi, Ramë Bllaca, nga min. 14.15... 

https://www.youtube.com/watch?v=tv7cwrO12fw 

Pra, heroin siç dihet tanimë, e vranë tradhtisht bashkëkombësit e vet, të njohurit, apo ndoshta edhe ish shokët e tij të “ngushtë”, fakt që aty nga fundi i këngës kushtuar këtij trimi, theksohet qartë dhe shprehet edhe me pezëm e në formë mallkimi nga rapsodët Tahir Drenica e Hashim Shala; Në qafë e paçin shokët e vet!

Aty Rama po ndërron jetë

Në qafë e paçin shokët e vet

Tahir Drenica Hashim Shala, Ramë Bllaca nga minuta 9.16....

 https://www.youtube.com/watch?v=8_0jyyr84CE

Natën kur ai po kthehej nga Beogradi, pasi që para syve të kryeministrit të mbretërisë jugosllave, kishte grisur e bërë copë-copë vendimin e qeverisë serbe, me të cilin parashihej shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova dhe dëbimi i tyre në Turqi, dy shqipfolës, të shitur e tradhtar, të paguar nga Serbia, i kishin zënë pritën Ramë Bllacës në njërën nga para-lagjet e fshatit të vet, në vendin e quajtur "Mëhalla e cubave", ku do ta vrisnin heroin tonë tradhtisht, për të mos lejuar këtë kreshnik të kombit assesi, që me vulën e heroizmit të dëshmuar në mes të Beograd dhe parlamentit të mbretërisë jugosllave , të arrinte triumfalisht në atdheun e vet dhe hynte ballëlartë edhe në vendlindje, në Bllacën e tij të shtrenjtë.  

Vrasja e këtij burri, ishte një humbje e madhe për të gjithë kombin e veçanërisht për trojet shqiptare nën pushtimin sllav, por përkundër faktit që armiqtë me qëllim i prenë jetën në mes dhe para kohe heroit tonë, për të mos e lejuar atë ta vazhdonte veprimtarinë e tij patriotike më gjatë, ai me gjithë kohën e kufizuar, bëri shumë për kombin dhe vendin e vet, emri dhe vepra e të cilit , jo vetëm se nuk u shuan kurrë, por u rritën e zgjeruan nëpër mote gjithandej, edhe pas vrasjes së tij, me tradhti.

Rama ishte edhe i ati i patriotit të mirënjohur Qazim Bllaca(1915-2005 ,po ashtu intelektual dhe atdhetar i shquar, i cili eci hapave të të atit dhe gjithë jetën ia kushtoi çështjes së shenjtë kombëtare, për të cilat, kaloi mëse 30 vite burg e internime të gjata nën sistemet komuniste në Kosovë dhe Shqipëri.

Heroi Ramë Bllaca, ishte një kolos i vërtetë, atdhetar i mirënjohur e trim besnik dhe deputet i vendosur kombëtar i cili gjithë veprimtarinë e vet patriotike ia kushtoi mbrojtjes së vendit dhe asgjësimit të planeve serbe për spastrimin etnik të Kosovës, nga shqiptarët autokton, akti burrëror i të cilit ende kujtohet me nostalgji dhe jehonë shumë fuqishëm, kudo në trojet tona. 

Erdhi në jetë më 1879 në fshatin Bllacë të Therandës, fshat ky i njohur e historik, i cili prej se mbahet mend, me përjashtim të ndonjë prej viteve të pushtimit sllav, kur Serbia vendosi me forcë aty, ndonjë kolon serbo-malazez, vendlindja e tij- Bllaca gjithmonë ishte dhe mbeti, vetëm shqiptare.

Sipas shënimeve ekzistuese dhe datës së shënuar në epitaf, Rama u lind rreth një vit pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse nga shkrimet me tematik historike të dr. Muhamet Pirraku, mësojmë se edhe i ati i Ram Bllacës- Fejzullahu, ishte luftëtar i njohur i kësaj Lidhje të paharrueshme gjithëkombëtare.

Siç është thënë e dëshmuar, veçanërisht prej atyre që e kanë njohur nga afër heroin, Ramë Bllaca ishte adhurues i madh i këngëve patriotike dhe interpretonte edhe vet me çifteli, madje këndonte në të dy dialektet e kombit, dhe fliste gjatë gjithë kohës për historinë e lavdishme të shqiptarëve, në të gjitha trojet tona, duke bërë kështu që jo vetëm i biri i tij Qazimi por edhe rapsodi Riza Bllaca si dhe shumë të rinj tjerë të gjeneratave të asaj kohe, të frymëzoheshin kombëtarisht dhe donin me shpirt e zemër, gjithë Shqipërinë etnike! 

Burrat me nam si ai, vend të përmendur dhe historik, e bënë edhe vendlindjen e vet-Bllacën, megjithëse ne njohim dhe dimë disa nga ta, apo thënë më drejtë, vetëm ndonjërin prej tyre,për të cilin është shkruar dhe janë mbajtur shënime nëpër kohë, por jo edhe të tjerët.

Sidoqoftë, dashuria e madhe për atdheun dhe lidhjet e forta me vendin e lindjes, bënë që të mos jetë koincidence fakti, se djemtë më të denjë të këtij vendbanimi, edhe për mbiemër të vetin personal, zgjodhën kurdoherë me dëshirë dhe mbajtën me krenari, pikërisht emrin e fshatit të tyre, atë të Bllacës heroike.

Ky fenomen bie në sy, që nga vitet e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me pjesëmarrësit aktiv të kësaj organizate famëmadhe, si i ati i Ramës Fejzullahu, Fetah Bllaca etj, për tu kurorëzuar legjenda e këtij fshati më vonë, me ushtarin besnik dhe njëri nga prijësit më të devotshëm të shqiptarizmës që pati asokohe vendi, i cili i doli vdekjes përpara dhe flijoi edhe jetën, për ndalimin e shpërnguljes, mbijetesën dhe vazhdimësinë e shqiptarëve në trojet e veta, heroin e përmasave kombëtare dhe mbrojtësin historik të Kosovës trimin Ramë Bllaca.

Rama ishte burrëruar para kohe dhe sprovuar me luftëra e beteja të pareshtura për çlirimin e vendit të vet edhe para se Kosovën e tij të dashur, ta pushtonte Serbia.  Madje ai u përpoq pareshtur me mish e me shpirt që ti bashkonte në kryengritje të gjithë bashkëkombësit e  pambrojtur të cilët hiqnin të zitë e ullirit nën pushtim, nga terrori dhe keqtrajtimet serbe, gjendje që më së miri e dëshmon fragmenti i mëposhtëm, veçuar nga një shkrim më i gjatë historik, mbi "Reformën Agrare në Kosovë" të futur me dhunë nga Serbia, në trojet tona të pushtuara:

 "Përveç vrasjeve, dëbimit dhe dhunës nga Kosova, ata ndërmorën aksionin e përgjakshëm për t’ua ndërruar fenë shqiptarëve, për t’i kryquar dhe për t’i serbizuar, si shqiptarët myslimanë, ashtu edhe ata katolikë. Këtë masë të konvertimit e ndërmorri pushteti malazez në Rafshin e Dukagjinit, në pjesën që e kishte aneksuar. Përmes diktaturës ushtarake e policore “i tubonin shqiptarët me dhunë, i vinin në rresht me flamur përpara dhe i çonin në kishë” U vranë e u pushkatuan me mijëra vetë. Kjo kryqëzatë e ushqyer me helmin e urrejtjes fetare e kombëtare, shekuj me radhë nga kisha e qeveritë e tyre, korri shumë viktima të pafajshme. Fshatrat shqiptare rrethohen, plaçkiten dhe u vihet flaka. Fshatra të panumërta u rrënuan për tokë, u shndërruan në grumbuj gërmadhash. Oficerët serbë shpallnin se “paqja efektive në Shqipëri mund të arrihet vetëm duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët”. Urdhëri suprem i Beogradit ishte i prerë: “Duhet mësuar ai popull i egër për të jetuar në një shtet modern”. Pastaj, në gazetat serbe shkruante: “Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre”.[32] Ata kanë thyer dyert e shtëpive dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur në ishte i ri apo plak, burrë a grua. Një dëshmi tjetër që dëshmon edhe këte. Se në tregun e Prishtinës, më 18 tetor 1912 më një lirë ari të Turqisë mund të bliheshin 82 fesa turq. Më 10 nëntor 1912, po në këtë treg, një fes mund të blihej me 82 lira ari. Ngritja kaq e lartë e çmimit ishte bërë për shkak se ushtria serbe likuidonte të gjithë njerëzit me plisa të bardhë, ndërsa i kursente ata që mbanin fesin turk në krye".(https://outlook.live.com/owa/?path=/mail/inbox)

Ramë Bllaca qe detyruar që të kapte pushkën e bëhej pjesë e aksioneve luftarake që nga viti 1910 e këtej, në fillim ai luftoi kundër turqve, ndërsa nga tetori i vitit 1912-1915, kundër serbëve, për të vazhduar më vonë, nga 1915-deri më 1918, edhe kundër bullgarëve të cilët aso kohe, edhe ata kishin pushtuar një pjesë të atdheut të tij.

Gjendja, nga fundi i vitit 1912 deri në tetor të vitit 1915, ishte përkeqësuar aq shumë sa që shfarosjen e shqiptarëve në ato mote të rënda, do ta ndalonte vetëm ardhja e trupave Austro-Hungareze dhe dëbimi e ndjekja e ushtrisë serbe, e cila megjithëse vetëm deri para pak kohësh kishte bërë luftëra e masakra nga më të tmerrshmet për pushtimin e Shqipërisë, tani do të kalonte mes për mes saj dhe vendosej në Korfuz, në ikje nga forcat austriake.

Por, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, fatkeqësisht Kosova dhe trojet tjera shqiptare, sërish do të ripushtoheshin nga e njëjta ushtri e të ashtuquajturës tanimë Jugosllavi e Versajës e pak më vonë edhe mbretëria e SKS, kohë kur gjendja e shqiptarëve u përkeqësua së tepërmi dhe dramatizua edhe më shumë. 

Në vitin 1919 Beogradi zyrtar solli Ligjin për Reformën Agrare, kurse nga fundi i shtatorit të vitit 1920 edhe Rregulloren për popullimin me serb e malazez të rajoneve  jugore, me pikësynimin kryesor Kosovën dhe trojet tona tjera nën okupimin sllav.

Por dëbimi i shqiptarëve nuk mund të bëhej me lehtësi të njëjtë në të gjitha territoret e pushtuara shqiptare, madje në ato rajone ku rezistenca ishte ende e gjallë dhe zhvillohej luftë e armatosur për mbrojtjen e tyre, forcat serbe nuk mund të kalonin as me këmbë. 

Ndaj më 15 korrik, të vitit 1924, në luftimet për shkatërrimin e Piemontit të fundit të rezistencës kombëtare, si „shteti" i lirë, i Azem Bejtës, të cilin ai me bashkëluftëtar e kishte ngritur mu në zemër të Drenicës dhe emërtuar "Arbëria e Vogël", vritet edhe krye-prijësi i rezistencës anti-serbe dhe heroi i kombit Azem Galica.

Me shuarjen e tij, pothuajse do të shuhej edhe qëndresa aktive e shqiptarëve e cila identifikohej me këtë trim dhe kishte filluar në krye me të, mese 12-13 vite më parë, që kur edhe u bë pushtimi me dhunë i tokave shqiptare nga Serbia.

E për tu realizuar sa më lehtë plani famëkeq i kolonizimit me serb e malazez dhe dëbimi i shqiptarëve në Turqi, më 1929, trojet tona etnike nën pushtim, nga Serbia u ndanë në tri të ashtuquajtura banovina: në banovinën e Zetës, të Moravës dhe atë të Vardarit.

Hyrja në fuqi e ligjit të trishtë serb dhe sistemi i ri agrar, parashihte marrjen me forcë të tokave dhe konfiskimin e pasurive të banorëve  autokton dardan, shpërnguljen me dhunë nga trojet e veta dhe dëbimin masiv të shqiptarëve në Turqi, për vendosjen e kolonëve serbo-malazez në tokat dhe shtëpitë e tyre.

Vitet më të vështira për shqiptarët, ishin sidomos ato ndërmjet të dy luftërave botërore, periudhë kur shteti pushtues serb, kishte filluar dëbimet e dhunshme masive  të tyre dhe kolonizimin e gjerë të trojeve tona me ardhacak serb e malazezë, të sjellë në mënyrë të organizuar nga brendia e Serbisë dhe Malit të Zi.

Për fat të keq, nuk ishte hera e parë që Serbia vepronte në këtë mënyrë dhe përdorte metoda kaq radikale kundër popullit dhe trojeve shqiptare nën pushtim.

Në vitin 1931 mbretëria e SKS, miratoi ligjin për kolonizimin e viseve "jugore" me serb e malazez. 

Kështu që kolonizimi sidomos i Kosovës, jo vetëm e do të përshpejtohej por përveç nxjerrjes dhe fuqizimit të ligjeve jugosllave për dëbim, edhe "vëllezërit turq", do ti vinin në ndihmë mbretërisë jugosllave me hartimin e planeve për shpërnguljen e shqiptarëve.

Në prill të vitit 1934, në bisedimet turko-jugosllave, të mbajtura në Ankara  ndërmjet ministrit turk të Punëve të Jashtme Ruzhdi Aras dhe atij jugosllav Bogolub Jevtiq, u arrit marrëveshja për  shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, me kusht që ata "ti përshtateshin" mentalitetit turk...

Menjëherë në një seancë plenare më 1934, këto plane do ti kundërshtonte fort e me vendosmëri deputeti dhe intelektuali i mirënjohur shqiptar Sheqir Visoka,ai megjithëse kishte mbaruar mejtepin dhe studiuar në Stamboll dhe Kajro, kurrë nuk ishte bërë hoxhë por iu kishte përkushtuar me tërë qenien e tij, çështjes së shenjtë kombëtare, i cili në seancën e cekur parlamentare do të deklaronte: "Shqiptarët nuk janë turq dhe popullin tim nuk ka mundur ta qesë në pazar as Evropa se lere më Bogolub Jeftiqi”, ndaj pushtuesi serb, nuk do ta lejonte më kandidimin e tij për deputet dhe nga viti 1935 deri më 1941,kur do të fillonte edhe Lufta e Dytë Botërore, do ta burgoste disa herë.

Më gjerësisht mbi biografinë e Sheqir Visokës në https://sq.wikipedia.org/wiki/Shaqir_Visoka

Më 1935,u bë miratimi i një konvente bilaterale me Turqinë për dëbimin e shqiptarëve dhe elementit jo-sllav, nga "Serbia Jugore", që nënkuptonte Kosovën dhe viset tjera shqiptare nën pushtimin sllav.

Më 1936, Turqia e Ataturkut miratoi marrëveshjen formale me qeverinë jugosllave për transferimin e 200 mijë shqiptarëve në Anadoll, me kushtin që mbretëria jugosllave, në emër të "përshtatjes së tyre me mentalitetin turk”, dorëzimin e shqiptarëve ta bënte, të regjistruar si "turq"në dokumentet përcjellëse, në mënyrë që në Turqi, ata të mos guxonin të shprehnin aspirata etnike dhe asimiloheshin më lehtë, ku qysh atëherë, ende nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare, nuk u lejohet të shkollohen në gjuhën shqipe, as ta quajnë veten shqiptar, ngase Turqia edhe sot e kësaj dite nuk pranon se ka shqiptar në territorin e saj.

..." Në krah atyre iu doli Turqia e Ataturkut, e cila më 1936 shprehu gatishmërinë për arritjen e një marrëveshjeje formale me Jugosllavinë për transferimin e 200 mijë shqiptarëve “që janë të ngjashëm me mentalitetin turk”, që në Turqi ata ” të asimiloheshin lehtë”. Edhe sot e kësaj dite, ndonëse të shumtë në numër, Turqia nuk njeh se në territorin e saj ka shqiptarë".

https://telegrafi.com/shqiptaret-neper-dekada-cfare-kaluan-ata-ne-vitet-1914-1924-1934-dhe-2014-fotovideo/

Më 3 mars të vitit 1937, në Beograd u promovua memorandumin famëkeq i Vasa Cubriloviqit, për jetësimin e të cilit Serbia shfrytëzoi të gjitha mjetet dhe mundësitë e aparatit shtetëror gjithë-jugosllav që posedonte, përfshi edhe gjenocidin me dhunë sistematike për dëbimin masiv deri në asgjësim dhe spastrimin e tërësishëm e përfundimtar të shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Fatkeqësisht, përveç etjes së pashuar të serbëve dhe grekëve për shuarjen e popullit tonë nga faqja e dheut edhe shteti aziatik turk, tregoi vullnet të pafund për shpërnguljen, asimilimin dhe tjetërsimin e tërësishëm të shqiptarëve, sa që përveç marrëveshjes së Lozanës me grekët në vitin 1923, më 1938 Turqia do të nënshkruante një traktat të ngjashëm edhe me mbretërinë Jugosllave, sërish për shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve, tanimë edhe nga trojet tona etnike nën pushtimin sllav.

Por përkundër të gjithave sa ndodhnin me ta, shqiptarët edhe në ato periudha aq të vështira, mbetën përherë të ndarë dhe nuk patën një trupë të njëmendët organizativo-politik as nuk posedonin një plan apo program të përbashkët kombëtar, për kundërvënie në mënyrë efektive, masave aq drastike të armiqve dhe mbrojtjen e tyre kolektive nga shfarosja, që u kanosej çdo ditë prej Serbisë dhe Turqisë.

Projekti i tillë famëkeq, për fat të mirë, nuk arriti të realizohej tërësisht, vetëm fal faktit se në vitin 1939, do të fillonte Lufta e Dytë Botërore.

Ndaj, bashkëkombës të nderuar, paramendojeni vetëm një herë, sikur të mos shpërthente më 1939,Lufta e Dytë Botërore, se çka në të vërtetë do të ndodhte me shqiptarët dhe çfarë tragjedish do të përjetonin trojet tona etnike edhe nën pushtimin sllav nga "dashuritë" alla-turke, në të cilat ndoshta njëjtë si në trojet tona nën shtetin grek, sot do të numëroheshin në gishta apo edhe nuk do të ekzistonin më fare shqiptarët as aty.

Grupimi i vetëm politik që rreth një vit pas ripushtimit të tokave shqiptare u lejua të krijohej nga mbretëria e SKS, ishte partia "Xhemiet" apo „Bashkimi“ e cila fillimisht u udhëhoq nga Nexhip Draga e më vonë nga i vëllai Ferati, por ajo vepronte si përfaqësuese e interesave të myslimanëve e „turqve“ dhe jo në emër të shqiptarëve, kështu që nuk mundi asnjëherë ti artikulonte interesat kombëtare si duhet, ndaj vërtetë asokohe ndjehej mungesë tepër e madhe, e një udhëheqje adekuate kombëtare për mbrojtjen e njëmendtë dhe të drejtë, ekskluzivisht të çështjes shqiptare.

Nga shtatori i vitit 1920 deri në janar të vitit 1928, pushtuesit serb, vetëm mbi tokat e uzurpuara të shqiptarëve në Kosovë, kishin ngritur mese 173 koloni serbe dhe  419 fshatra me serb e malazezë të sjellë aty nga Serbia dhe Mali i Zi.

E se deri në çmasë u përkeqësua gjendja e shqiptarëve asokohe, më së miri e shpjegojnë vargjet vijuese të këngës së njohur e cila nga atëherë mbetet tejet aktuale dhe interpretohet me shumë dëshirë edhe sot: "Re të zeza kanë ra në Kosovë"!

Re të zeza kanë ra në Kosovë

Haj medet për popullin tonë

Haj medet po banë shqiptaria

Ligje të rënda  ka pru Serbia

Visa Bytyqi dhe Halit zuzaku https://www.youtube.com/watch?v=5dG0CBxCfz8

Administrata pushtuese serbe, në mënyrë që të arrinte realizimin e kushtit të vënë nga Turqia, për përshtatjen e shqiptarëve me mentalitetin turk dhe plotësimin e kuotave për dëbimin e tyre masiv, sipas memorandumit të Çubrilloviqit, kishte filluar të përdorte metodën greke, të cilët pasi që shqiptarët e Çamërisë me konventën e 30 janarit të vitit 1923, nënshkruar në Lozanë të Zvicrës, mbi këmbimin e popullsisë greke në Turqi me atë turke në territoret greke, kishin statusin e popullsisë së mbrojtur, qeveritarët grek paguanin imamët turkofil për të regjistruar shqiptarët si “turq”, në mënyrë që grekët të siguronin kushtin për dëbimin e tyre, jo si shqiptar, por si turq në Turqi.

Kështu që me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve sa më lehtë (edhe) Serbia kishte "shpikur" metodën e deklarimit të tyre si turq,( Hajredin Hoxha, Afirmimi i kombësisë shqiptare në Jugosllavi,Prishtinë 1983),e për tjetërsimin nga ai kombëtar në atë fetar, Serbisë që nga fillimi, në ndihmë, si rëndom, do ti vinin hoxhallarët.

Ndaj administratorët serb, kudo që shkonin nëpër fshatra dhe qytete të Kosovës, merrnin nga një imam shqipfolës me vete, në mënyrë që të bënin më lehtë, jo siç kamuflohej zyrtarisht-"përshtatjen" me mentalitetin turk, por definitivisht shndërrimin e shqiptarëve në "turq", për plotësimi e kontingjenteve që i nevojiteshin Serbisë, për dëbim në Turqi.

E po qese bashkëkombësit tanë, megjithatë merrnin guximin që të deklaroheshin shqiptar, ata kundërshtoheshin fort dhe shumë ashpër, nga imamët shqipfolës, të cilët në emër të “Allahut", keqpërdornin përkatësinë fetare dhe detyronin shqiptarët që në defterët e Serbisë të regjistroheshin “turq" pa pasur nevojë të ndërhynin administratorët serb. 

Ndaj, pas gjithë këtyre fatkeqësive që kishin goditur aq rëndë shqiptarët dhe vënë ata ndërmjet teheve tmerrësisht të mprehta të gërshërëve të pamëshirshme turko-jugosllave, me gjithë vonesën dhe nevojën e jashtëzakonshme për daljen sa më parë të një segmenti të ri në skenën politike dhe një përfaqësim të njëmendtë e adekuat të tyre në baza të pastra kombëtare, vetëm në mars të vitit 1935,me ndihmën e Legatës Shqiptare në Beograd, mundi të krijohej një organizatë studentore me emrin „Besa“, e cila pikësëpari u detyrua të merrte përsipër kundërvënien e propagandës antikombëtare të imamëve që bashkëpunonin me organet pushtuese serbe dhe keqpërdornin fenë për tua imponuar shqiptarëve të besimit mysliman ta quanin veten turq, ngritjen e vetëdijes etnike të bashkëkombësve nën pushtim dhe pengimin e shpërnguljes së tyre në Turqi.

Ishte koha kur përveç elaborati famëkeq të Vasa Çubriloviqit, i cili parashihte zhbërjen e plotë të shqiptarëve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare nën pushtim, me masat më radikale të dhunës dhe represionit shtetëror, që nga kërcënimi për jetë, arrestimet, dënimi pa arsye, dhunë nga xhandarmëria dhe sulme nga forcat çetnike, e deri te vrasjet dhe zhdukjet pa gjurmë të tyre, njëjtë siç ishte vepruar edhe më 1877-1878,me shqiptarët e Nishit, Kurshumlisë, Toplicës etj, vende ku fatkeqësisht, tash e atëherë nuk jeton më asnjë shqiptar.

Organizata studentore “Besa” sa kishte vështirësi me administratën pushtuese serbe, kokëçarje pothuajse edhe më të mëdha i shkaktonin vazhdimisht imamët turkofil, të cilët për asimilimin, tjetërsimin dhe shndërrimin e shqiptarëve në turq, qysh në atë kohë përveç vënies në shërbim të interesave turke, për shërbimet e tyre,merrnin edhe nga Serbia subvencione të mëdha financiare, ndaj dhe ishin kthyer plotësisht në dorë të zgjatur të saj dhe nuk reshtnin me propagandën e tyre se kinse shqiptarët "mysliman" ishin turq dhe duhej të shpërnguleshin në Turqi. 

Rasti më flagrant i tjetërsimit praktik të shqiptarëve, është asimilimi komplet i banorëve të një fshati të tërë si Mamusha, ku imamët shqipfolës të lindur e rritur në Kosovë dhe bij të prindërve shqiptarë, por të influencuar nga Turqia dhe për ti plotësuar dëshirën e fundit Nikolla Pashiqit, kryeministrit të atëhershëm të SKS, si dhe themeluesit e udhëheqësit të partisë radikale serbe,para se ai të pushohej nga puna si kryeministër, pensionohej dhe vdiste nga dëshpërimi, detyruan bashkëkombësit e vet në këtë fshat, që në defterët e Serbisë të gjithë të shkruheshin turq" dhe kështu turqizuan gjithë fshatin nga fiset autoktone krejtësisht shqiptare si Berisha, Bytyqi, Kryeziu, Morina, Mazreku, Thaqi, Krasniqi etj.

Ngjashëm me ta, veproi edhe qeveria e kryesuar nga Hashim Thaqi,i cili së fundmi për ti bërë qejfin tanimë edhe Erdoganit, apo "sulltanit" të ri, në emër të decentralizimit më 2008, nga një fshat të thjeshtë me vetëm 5000 njerëz, ku të gjithë banorët flisnin shqip, e shpalli Mamushën komunë "turke", njëra ndër komunat më të vogla në Kosovë, gjë që për fshatra më të mëdha shqiptare, megjithëse u kishte premtuar, ai nuk mbajti fjalën e dhënë për ngritjen e tyre në komuna.

Në ato mote aq të rënda për popullin tonë, pas prodhimit të bollshëm të turqve me ndihmën e imamëve të shitur, Serbia ndërmori hapin e radhës, dhe angazhoi  formacionet më të ashpra çetnike me në krye kriminelët më antishqiptar të kohës si Miliq Krstiq,Kosta Peçancin, Vasilije Trbiq ,Jovan Babunski etj,për jetësimin e elaboratit të trishtë të Çubriloviqit, me ligje dhe veprime skajshmërisht represive e diskriminuese për dëbimin masiv të popullit tonë, si dhe asgjësimin e tërësishëm të shqiptarëve edhe në Kosovë, ligje të cilat më së miri i përshkruajnë vargjet vijuese të këngës; "Re të zeza kanë ra në Kosovë".

Ligje të rënda zi e më zi

Me i shpërngul shqiptarët në Turqi

Në Anadoll shqiptarët me i que

Tokat serbëve me ua lëshue

"Re të zeza ran n`Kosovë" min.033. https://www.youtube.com/watch?v=5dG0CBxCfz8

Ndaj, Ramë Bllaca si njëri nga heronjtë më të spikatur të kohës dhe i deleguari më besnik i shqiptarëve në parlamentin e atëhershëm të mbretërisë së SKS-s, burrë i zoti dhe personalitet shumë i respektuar, si në vendlindjen e vet e Therandë, ashtu edhe në Kosovë e më gjerë dhe gjithë trojet shqiptare nën pushtimin sllav, ishte vënë në pozitë aq të vështirë, sa që megjithëse nuk pushonte përpjekjet e tij pothuajse mbinjerëzore kombëtare, ato nuk tregonin efektin e duhur për ndalimin e shpërnguljes së bashkëkombësve të vet dhe pengimin e planeve serbe, për të spastruar Kosovën nga shqiptarët.

Brenga e heroit për shpërnguljet aq të mëdha të cilat arrinin shifra alarmante, sa vinte e rritej edhe për faktin se as partia “xhemiet” megjithëse përbëhej dhe udhëhiqej nga shqiptarët e Kosovës, nuk reagonte sa duhej kundër propagandës antikombëtare të imamëve dhe veprimeve represive serbe , si dhe asnjëherë nuk arriti ti artikulonte problemet e njëmendta të shqiptarëve, të pengonte shpërnguljet e tyre, as të ndihmonte bashkëkombësit, qe të qëndronin në trojet e veta kombëtare.

Ndaj, të gjitha shpresat ishin hedhur tek Organizata Studentore „Besa“ (1935-1944) e formuar pas aq vuajtjesh e peripecish, që me gjithë mundësitë e kufizuara, vepronte pareshtur me mish e me shpirt për sensibilizimin e bashkëkombësve të vet,që të mos lëshonin trojet shqiptare nën pushtimin serb, anëtarë eminent i të cilës ishte edhe Qazim Bllaca, i biri i Ramë Bllacës, asokohe student i fakultetit juridik në Beograd, fakt të cilin e vërteton edhe nipi i nderuar i heroit Ramë Bllaca z. Zani Ibrahim Bllaca, në përgjigjen e dërguar, ditën e premte të dy marsit të viti 2018, në internet

FR 09:22

“N' organizaten e studentve "Besa" ishte Qazim Bllaca me student tjere nga Kosova dhe kete organizate e ka ndihmue shume,si kam ndegjue Ramë Bllaca”.

Për aq më keq, sikur të mos mjaftonin masat e pareshtura terrorizuese shtetërore serbe, asimilimi i përditshëm e regjistrimet si turq, si dhe shpërnguljet masive të shqiptarëve në  Turqi, siç u cekë edhe më parë, përkundër thirrjeve nga patriotët e kombit, një numër i konsideruar i hoxhallarëve vazhdonin me propagandën e tyre antikombëtare dhe nuk pushonin duke trumbetuar kudo nëpër shtëpi, familje dhe xhami, se kinse shqiptarët musliman ishin turq dhe duhej të shpërnguleshin nga Kosova, sepse e ardhmja e tyre ishte në Turqi.

Madje,kur propaganda e shfrenuar e imamëve turkofil, pothuajse kishte shterrur të gjitha prapësitë tjera në dëm të popullit shqiptar, për të arritur kulmin e efektit antikombëtar të pasigurisë së popullit shqiptar nën pushtimin sllav, së fundi ata kishte përhapur lajmin e rremë se kinse edhe vet Ramë Bllaca, së shpejti do të ikte në Anadoll, ndaj procesit të shpërnguljes nuk i shihej fundi. 

Në anën tjetër, për të gjithë shqiptarët e konvertuar me ndihmën e imamëve në turq, Serbia kishte urdhëruar nëpunësit e saj, që atyre tu krijoheshin të gjitha lehtësitë e mundshme, për shpërnguljen sa më të shpejtë, në Turqi.

Ky trend kaq fatkeq, rritej e përshpejtohej deri në përmasa të rrezikimit të përgjithshëm të elementit shqiptar në Kosovë, kurse njëkohësisht dhe paralel me shpërnguljet e shqiptarëve, kolonizimi i Kosovës me ardhacakë serbë e malazezë sa vinte e shtohej dhe ishte shndërruar në shqetësim të frikshëm për Ramë Bllacën dhe Organizatën studentore "Besa", si dhe vinte në pyetje ekzistencën e përgjithshme të shqiptarëve në trojet e veta.

Ndaj gjendja e krijuar për shqiptarët, kishte detyruar Ramë Bllacën që në mënyrë ultimative të ndërpriste të gjitha kontaktet me imamët antikombëtar dhe hynte punës në mënyrë intensive, bashkë me organizatën "Besa" pë gjetjen e një plani urgjent dhe ndalimin sa më parë të atij trendi kobzi që vazhdonte ta godiste aq rëndë Kosovën.

Në këto rrethana edhe Organizata Studentore “Besa”, intensifikoi aktivitetin e saj dhe arriti që në mënyrë të shpejtë të shtrihet e zgjerohet, pothuajse në të gjitha qendrat kryesore shqiptare në Kosovë dhe viset tjera nën pushtim, ndërsa programi parësor politik, që asaj iu imponua në ato momente, ishte, pikë së pari, luftimi i propagandës antikombëtare të imamëve vendorë, vetëdijesimi kombëtar i shqiptarëve, pengimi i dëbimit të tyre prej trojeve të veta nga regjimi pushtues i Serbisë, angazhimi konsekuent për mësimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare, si dhe forcimin e idesë për Shqipërinë Etnike dhe luftën e paepur për bashkim kombëtar.

Organizatës "Besa" si grupim i fshehtë politik që veprimtarinë kombëtare detyrohej ta zhvillonte në ilegalitet,për gjetjen e vendeve të sigurta të veprimit, ku aktivistët e saj mund të tuboheshin dhe shqyrtonin ndërmarrjen e masave adekuate kundër shpërnguljes së bashkëkombësve nga Kosova, do ti vinte në ndihmë heroi Ramë Bllaca, duke shfrytëzuar miqësinë që kishte me dy prej figurave më të mirënjohura kombëtare, të asaj kohe, si Musa sheh Zade i lindur në Gjakovë dhe rritur e burrëruar në Prizren si dhe sheh Hasani nga qyteti i Lidhjes, të cilët objektet e veta të kultit( teqetë),kishte kohë që i kishin vënë në shërbim të kombit, kurse nën petkun fetar, punonin edhe vet pareshtur për çështjen shqiptare. 

Lidhjet dhe bashkpunimin e Ramë Bllacës me figurat e lartcekura kombëtare, i vërteton edhe z. Demir Zekolli, nga fshati Bllacë, historian dhe menaxher i trashëgimisë kulturore në Therandë ish Suharekë, në një bashkëbisedim që patëm në orët e vona më 21 shkurt të vitit 2018, i cili u shpreh se me sheh Hasanin e me sheh Hysenin, kanë bashkpunu Ramë Bllaca e më vonë edhe Jup Demiri e Brahim Rama.

21. FEBRUAR 02:46

“Gani....Me Sheh Hasanin e me Sheh Hysenin kan bashkepunue R. Bllaca e me von edhe Jup Demiri e Brahim Rama”.

Këtë fakt e dëshmoi edhe Zani Bllaca, nipi i Ramë Bllacës, në komunikimin e datës 2 Mars të vitit 2018, që patëm me të:

FR 09:22

"I nderuar z. Gani,gjyshi im kishte n' at kohë kontakte me personalitete e figura të shquara kombëtare e natyrisht edhe me patriotët e koloset e shqiptarise si jane Musa Sheh Zade,sheh Hasani....etj.te cilet tere jeten ia kushtuan çeshtjes Kombetare ".

Organizata studentore “Besa” aktivist i denjë i të cilës ishte edhe Qazim Bllaca, djali i heroit të kombit Ramë Bllaca, në mungesë të vendeve adekuate dhe të sigurta për veprim, tubimet e veta do ti mbante në "teqenë" e sheh Hysenit në Prizren, e cila njihej për rolin konstruktiv ndaj çështjes kombëtare që nga formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,ku qysh atëherë ishin mbajtur takime, zhvilluar seanca plenare dhe pritë e përcjellë me zemër të hapur, krerët kryesor të Lidhjes Kombëtare Shqiptare si dhe delegat të shquar të kësaj Lidhjeje prej Shkodrës dhe Malësisë nga vet udhëheqësi (i teqes) sheh Hyseni, si dhe teqenë e sheh Hasanit, po në qytetin e Lidhjes, vend ku tuboheshin besimtarët me prirje kombëtare dhe ku edhe organizata "Besa" që nga fillimi kishte gjetur strehën më të ngrohtë dhe të sigurt të veprimit.

Organizatës “Besa” si shpresa e vetme e kohës për shpëtimin dhe mbijetesën e qenies shqiptare në trojet e pushtuara nga mbretëria jugosllve, jo vetëm se iu ofruan objekte e lartcekura të kultit për veprim, por u përkrah e ndihmua gjithanshëm dhe pareshtur edhe veprimtaria e saj, nga dy prijësit kryesor të tyre, si nga i biri i sheh Hysenit, Musa sheh Zade i cili më 1943 do të zgjidhej  edhe kryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe sheh Hasani antarë i kryesisë saj,krahas të cilëve, pa dyshim se do të gjente vendin e merituar edhe i biri i heroit Ramë Bllaca- Qazimi, Lidhje kjo-formula e vetme e të cilës, ishte Bashkimi Kombëtar.

Sipas Tahir Zajmit, në Kuvendin themelues të Lidhjes së dytë të Prizrenit,morën pjesë 42 delegatë[28]. Me vota të fshehta Kuvendi për Kryetar zgjodhi dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota, kurse për nënkryetarë: Aqif Blutën dhe dr. Rexhep Mitrovicën, me nga 17 vota.... anëtarë të kryesisë ishin edhe Asllan Buletini, sheh Hasani, Qazim Bllaca etj.  http://www.forumishqiptar.com/threads/18192-Lidhja-e-dyt%C3%AB-e-Prizrenit

Kontributin për çështjen kombëtare, (siç shprehet edhe i nipi i Ramë Bllacës-Zani Bllaca), nuk do ta ndalonin për gjallje të vet, asnjëri nga kolosët e përmendur të shqiptarisë, deri në pushkatimin pa gjyq të Musa sheh Zades më 1946, nga komunistët  jugosllav të cilët qysh atëherë, zhdukën pa gjurmë edhe trupin e tij duke mos i lënë kund shenj as varrë, si dhe mbytjen në burg të sheh Hasanit më 1955 nga agjentët e Rankoviqit, pa harruar me këtë rast të përmendim edhe burgosjen pothuajse gati të përjetshme të Qazim Bllacës, fillimisht nga regjimi jugosllav në Kosovë e më vonë edhe nga ai shqiptaro-komunist i Enver Hoxhës, në Shqipëri, për mese 30 vite me radhë.

........"në fillim të vitit 1946, komunistët do t’i binin në gjurmë vendqëndrimit të Musa Shehzades, dhe ai do të arrestohej e do të likuidohej. Ai u ekzekutua në moshën 76-vjeçare, pa vendim të gjyqit, në grykën e Lumbardhit të Prizrenit. As sot e kësaj dite, me gjithë përpjekjet e shumanshme të pasardhësve të tij, varri i këtij patrioti nuk dihet".

ardhmeriaonline.com/artikull/article/ulemate-dhe-kryengritjet

Veprimtarinë e filluar për çështjen kombëtare, njëjtë si Ramë Bllaca e Musa sheh Dade, do ta vazhdonte edhe sheh Hasani i cili që nga viti 1912, vet ishte vënë në krye të qindra luftëtarëve të Prizrenit, Hasit e Anadrinisë në luftën e Lumës, i priu personalisht aksionit për heqjen e mbulesave turko-arabe në Dukagjin e më gjerë, si dhe u angazhua me mish e me shpirt për hapjen dhe vazhdimësinë e shkollave në gjuhën shqipe edhe pas Luftës së Dytë Botërore në qytete dhe fshatra të Kosovës.

Madje, ai vijoi pareshtur dhe me shumë vendosmëri përpjekjet për pengimin e riaktivizimit të shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, pas nënshkrimit të Traktatit turko-jugosllav më 1953 në Split, ndërmjet Titos dhe ministrit të jashtët turk Kyperli.

Për dëbimin me dhunë të shqiptarëve në Anadoll, mijëra shqiptarë terrorizohen pa asnjë arsye, rrihen, burgosen e vriten pa shkas dhe tmerrohen edhe në shtëpi, përfshi edhe familje të tëra, për të ikur në Turqi, e keqe të cilës në ditët më të vështira për kombin, mori guximin ti dilte përpara me mundësitë që kishte, pothuajse i vetëm sheh Hasani i Prizrenit, duke kundërshtuar me forcë keqtrajtimin dhe shpërnguljen e serishme të shqiptarëve në Turqi.

Ndaj, përveç se do të survejohej dhe do të përndiqej e shantazhohej në vijimësi për disa vjet me radhë nga sigurimi famëkeq serb, në korrik të vitit 1955, në emër të fushatës së trisht të mbledhjes së armëve dhe akuzën se mbante lidhje me Komitetin Shqiptar si dhe sigurimin e Shqipërisë, sheh Hasani do të burgosej bashkë me 13 bashkëmendimtar e bashkë-idealist dhe pas torturave të ushtruara mbi të, ku thuhet se më në fund edhe u helmua nga agjentët e antishqiptarit Aleksandër Rankoviqi, vdiq në "rrethana enigmatike" në burgun e Prizrenit.

.....”Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik(korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehëlerëve" prej 14 vetësh, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptarë. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes)”... www.pashtriku.com "Ndjekjet,burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos gjatë viteve 1948-1968*.

Shqiptarëve asokohe, përmes një aksioni shtetëror, të ashtuquajtur "Grumbullimi i tepricave" për "nevojat e shtetit-jugosllav", jo vetëm se do tu merrej edhe buka e gojës nga magjet familjare në shtëpi, por në dimrin e ashpër të viteve 1955-56,do të zhvillohej edhe aksioni famëkeq i mbledhjes së armëve, kur qindra bashkëkombës tanë do të gjenin vdekjen, kurse mijëra të tjerë do të sakatoheshin përgjithmonë nga torturat policore nëpër burgjet serbo-sllave.

Vetëm gjatë viteve sa Aleksandër Rankoviqi qëndroi në pushtet, në Turqi u dëbuan pothuajse një e treta e popullsisë së atëhershme të Kosovës, apo 283 mijë shqiptarë të shpërngulur me dhunë. 

Pikërisht këtë kriminel dhe kryevrasës të shqiptarëve, më 1946 gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, për çudi, udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë Enver Hoxha, do ta dekoronte me Urdhërin Ylli Partizan i Klasit të Parë, e përkundër të gjithave sa ai bëri mbi shqiptarët, edhe pas shkarkimit të tij nga posti në sistemin shtetëror jugosllav, dhe vdekjes së diktatorit komunist shqiptar, Shqipëria kurrë nuk e tërhoqi dekoratën dhënë Rankoviqit.

Por le të kthehemi edhe një herë, tek veprimtaria historike e Ramë Bllacës, miqve më të mirë të të cilit në Prizren dhe Dukagjin, Musa sheh Zadehe dhe sheh Hasani, në kohët më të vështira rekrutonin edhe anëtarë të ri për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe lidhnin ata me heroin Ramë Bllaca, ndihmonin në mënyrë aktive edhe personalisht mbrojtjen dhe avancimin e çështjes kombëtare si dhe bashkë me aktivistët e organizatës studentore "Besa",studionin të gjitha variantet e mundshme mbi gjetjen e një ideje efektive për pengimin e shpërnguljes së mëtejme masive të bashkëkombësve shqiptar që përditë e më tepër dhe në numër gjithnjë e më të madh, detyroheshin të iknin nga Kosova në Anadoll.

E në mënyrë që edhe Ramë Bllaca pa nxitur dyshime në sy të xhandarmërisë dhe pa u hetuar nga spiunët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesit serb, të mund të merrte pjesë në tubimet e fshehta të aktivistëve të “Besës” të cilët tuboheshin dhe mbanin takimet ilegalisht, sa herë kishin nevojë, të kamufluar si “myhyb”,në teqetë e sheh Hysenit dhe sheh Hasanit në Prizren, sipas asaj që më ka rënë të dëgjojë shpesh nga më të vjetrit në ndeja të ndryshme burrash, nëpër oda të Hasit dhe Dukagjinit, anëtar i teqesë ishte bërë edhe ai, ndërsa dëshmitë më bindëse për këtë, vijnë veçanërisht, nga tregimet e plakut tanimë rreth të nëntëdhjetave, Rrahman Baldedaj nga qyteti i Prizrenit, i ati i të cilit-Ademi, ishte po ashtu “myhyb” dhe përveç miqësisë personale me Ramë Bllacën, ata të dy, kishin edhe një mik të përbashkët familjar, në Astrazub, ku Ademi kishte motrën të martuar ndërsa Ramë Bllaca të bijën.

Madje, pikërisht me qëllim të mbrojtjes së heroit Ramë Bllaca dhe aktivistëve të Organizatës “Besa”, sipas porosisë së udhëheqësve të teqeve, ku mbaheshin takimet, Ademi ishte punësuar xhandar, në mënyrë që, veprimtarët e çështjes kombëtare në Prizren e rrethinë ti mbante të informuar dhe ruante ata nga intervenimet e mundshme të organeve pushtuese serbe, sidomos gjatë tubimeve që mbante Organizata "Besa" sipas të cilit Ramë Bllaca pasi ishte bërë anëtarë i teqesë, kishte marrë si dhuratë nga Sheh Hasani edhe një "taxhë" (kësul apo qeleshe e dervishësh e mbështjellë anash me mushama të zezë dhe lartësi të bardhë) si dhe një shkop të veçantë për ecje, që shihen edhe në foton fillestare,vendosur në krye të shkrimit, me të cilat heroi do të hynte e dilte i veshur si besimtar në tubimet që mbaheshin për çështjen kombëtare aty, dhe mbante ato, deri në vrasjen e tij.

Ademi si njeri i mirë-informuar për kohën, për gjallje të vet, jo vetëm se e kishte diskutuar shumë herë vrasjen tragjike të heroit Ramë Bllaca me Musa sheh Zaden dhe sheh Hasanin, por i kishte folur shpesh edhe të birit me dhembje, se fatkeqësisht vrasësit e heroit, ishte vërtetuar që ishin shqiptar, e për aq më keq, ata nuk ishin as të largët dhe as të pa njohur edhe për vet Ramë Bllacën.

Ndërsa, projektet kobzeza të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, nuk ishin të parat as të fundit, ato datonin qysh me "Naçertanjen ” e Garashaninit dhe bazoheshin në luftën speciale kundër shqiptarëve për dëbimin masiv të tyre nga trojet e veta ,projekte gjenocidiale me të cilat u shërbyen që nga Nikolla Pashiqi e krajl Nikolla i Malit të Zi, deri te Çubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi dhe vet Millosheviqi, si krimineli i fundit që edhe në kohën moderne dhe fund të shekullit XX, provoi edhe një herë shfarosjen e shqiptarëve dhe aneksimin e tokave të tyre nga Serbia. 

Por Greqia as Serbia, përkundër përpjekjeve të pareshtura antishqiptare, pa ndihmën e Turqisë, kurrë nuk do të arrinin, që për kohë aq të shkurtër të kryenin deportime aq të mëdha dhe zbrazje kaq masive, të trojeve tona etnike, sikur shteti turk me keqpërdorimin e imamëve për veprime antikombëtare të mos u vinte në ndihmë shtetit grek dhe atij serb si dhe të mos shndërrohej në Lokomotivë të tyre, për shpërnguljen e miliona shqiptarëve në Anadoll.

Përveç takimeve në Prizren, në kërkim të opsioneve për ta thyer trendin e rrezikshëm të shpërnguljes së bashkëkombësve nga Kosova, që kishte marrë përmasa shqetësuese dhe kërcënonte me zhbërjen e elementit shqiptar në këto troje, me arsyetimin se ai vizitonte të birin Qazimin si student, Ramë Bllaca takonte, konsultohej dhe zhvillonte diskutime të vazhdueshme me anëtarët e "Besës" edhe në banesat e tyre në Beograd, sa herë që shkonte të merrte pjesë në tubimet parlamentare si deputet i parlamentit të SKS.

Ndaj, pas takimeve të mbajtura dhe shqyrtimit të kujdesshëm të gjendjes së krijuar në vend, për ndalimin e shpërnguljes së mëtejme të shqiptarëve, aktivistët e Organizatës Besa dolën me idenë që Ramë Bllaca si përfaqësues i denjë i popullit, të niste një shtëpi të re në fshatin e tij në Bllacë,kurse përveç ndikimit që duhej të bënin në popull Musa sheh Zade dhe Sheh Hasani edhe këshilltarët personal të Ramë Bllacës, morën për obligim që kudo mundnin e arrinin, tek të njohur, shokë e miqësi, të përçonin porosinë dhe bindnin shqiptarë, që të mos e lëshonin atdheun e tyre, sepse Ramë Bllaca ,jo vetëm se nuk do të shpërngulej në Turqi, por ai as nuk do ta linte tokën e të parëve për asnjë çmim, do të qëndronte përgjithmonë në vend të vet dhe kishte filluar të ndërtonte edhe shtëpi të re në Kosovë.

Posa Ramë Bllaca filloi ndërtimin e shtëpisë së re, dhe anëtarët e organizatës "Besa“, shpërndanë porositë gjithandej, me thirrjet drejtuar shqiptarëve kudo, për të mos e lëshuar vendin e vet, përhapja e këtyre lajmeve dhe thirrjet e vazhdueshme të heroit për qëndrimin e bashkëkombësve në atdhe, jo vetëm se bënë bujë të madhe, por ndikuan aq shumë për të mirë tek shqiptarët, sa që ata, pothuajse ndaluan shpërnguljet dhe filluan të zmbrapseshin gjithnjë e më tepër nga planet për të lënë Kosovën dhe ikur në Turqi.

Por një efekt kaq i fuqishëm dhe tejet pozitiv i veprimtarisë së Ram Bllacës, sado që ishte i mirëseardhur për Kosovën dhe shqiptarët, nuk do tu pëlqente edhe autoriteteve pushtuese serbe, ndaj pasi që me ndihmën e hoxhallarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nën petk fetar, për kohë të shkurtër, kishin arritur ti regjistronin një numër të konsideruar shqiptarësh si turq dhe kishte promovuar edhe elaboratin e Çubrilloviqit , aty nga fundi i muajit korrik të vitit 1937,pra rreth pesë muaj pas hyrjes në fuqi të Memorandumit të Çubrilloviqit, Serbia tanimë kishte përgatit edhe një vendim në formë të ligjit zyrtar, enkas për dëbimin masiv dhe të organizuar të shqiptarëve në Turqi.

Ndaj kur po afro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat