Le Petit Parisien (1913): “Krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli kundërshtojnë kufirin me Malin e Zi”

Historia

Le Petit Parisien (1913): “Krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli kundërshtojnë kufirin me Malin e Zi”

Aurenc Bebja Nga Aurenc Bebja Më 24 mars 2018 Në ora: 09:02
Artikulli

“Le Petit Parisien” ka botuar, të shtunën e 16 gushtit 1913, në faqen n°3, një shkrim mbi reagimin e fiseve të Malësisë kundër kufirit me Malin e Zi të vendosur në Konferencën e ambasadorëve në Londër.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, rrëfimin e plotë të gazetës franceze :

“Një kërcënim shqiptar

Vjenë, 15 gusht.

Korrespondenca shqiptare shkruan se në Shkodër krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli kanë shkuar në grup pranë admiralit anglez Burney dhe i kanë thënë fjalët e mëposhtme :

“Fiset e Malësisë nuk e njohin kufirin e vendosur nga konferenca e ambasadorëve dhe nëse fuqitë e mëdha refuzojnë të dëgjojnë ankesat e paraqitura nga shqiptarët në memorandumin e tyre mbi kufirin e ri, lufta midis Malësorëve dhe Malit të Zi bëhet e pashmangshme.”

Deklarata të njëjta janë bërë në drejtim të konsujve të Austro-Hungarisë dhe Italisë.

Admirali anglez (Cecil Burney) dhe konsujt u përgjigjën se do t’i transmetonin këto deklarata qeverive të tyre.”

Shkrimi në linkun: Le Petit Parisien (1913): “Krerët e fiseve Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati e Shkreli kundërshtojnë kufirin me Malin e Zi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat