Vetëm një shtet dënoi pushtimin e Shqiperisë me 7 prill 1939

Historia

Vetëm një shtet dënoi pushtimin e Shqiperisë me 7 prill 1939

Më: 7 prill 2018 Në ora: 17:25
Pushtimi i Shqipërisë 1939

Sekretari Amerikan i Shtetit, Cordell Hull vazhdoj te ndjek hap pas hapi gjendjen ne Shqiperi edhe pas pushtimit te saj. Ai ishte nje nder te paret zyrtar i cili me 10 Dhjetor 1942 permendi qendresen e popullit shqipetar ndaj pushtimit fashiste, i premtoj ndihme dhe siguri per te perkrahur ne te ardhmen pavarsine e Shqiperise. Edhe sipas historianit A. Ermenji askush nuk reagoj per pushtimin e Shqiperise pervec Shteteve te Bashkuara te Amerikes

Në 25 Mars 1939 Italia fashiste i dërgon një ultimatum Shqipërisë. Plani ishte për marjen e kontrollit të plotë të Shqipërisë, gjë që, fillimisht, Zogu e kundërshtoi. Plani origjinal italian ishte që në pushtim të mernin pjesë deri në 50.000 burra, të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 aeroplanë. Në fund forca ushtarake u rrit në 100.000 njerëz, të mbështetur nga 600 aeroplanë si dhe 11 000 kolonë italianë.

Më 7 prill trupat e Musolinit, të udhëhequr nga gjeneral Alfredo Guconi, sulmuan Shqipërinë, duke zbarkuar në të gjitha portet shqiptare në të njëjtën kohë. Zbarkuan 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 në Bishtin e Pallës. Në Durrës, Vlorë dhe Sarandë u zhvillua një rezistecë e armatosur e patriotëve shqiptarë.

Në Durrës morën pjesë 360 patriotë, të udhëhequr nga Abaz Kupi dhe Mujo Ulqinaku. Rezistenca zgjati për disa orë. Italianet u smbrapsën disa herë. Me vrasjen e Mujo Ulqinakut dhe zbritjen e tankeve në tokë, rezistenca u shkërmoq. Italianët e pushtuan Shqipërinë brenda 3 ditëve. Ky pushtim i tronditi shumë patriotët shqiptarë, të cilët organizuan disa protesta dhe demostrata. Më të njohurat ishin ajo e 28 Nëntorit 1939 në Korçë, por dhe në Tiranë më 28 Tetor 1940.
Po ne arenen nderkombetare si u prit ky pushtim i Shqiperise se vogel?Askush nuk e ngriti zerin per pushtimin e Shqiperise me 7 Prill 1939. Lidhja e Kombeve as u ndje fare. Ndersa Anglia- Franca- Jugosllavia- Greqia e bene fakt te kryer. 

 

Nje panoram te qarte te mosreagimit nderkombetar e tregon per cudi disa vite me vone ne Konferencen e Paqes ne Parise ish Ministri i Jashtem i Ukraines Dr. Dimitri Manuilsky.

Dokumentat origjinale te Konferences se Paqes ne Parise ne 1946 tregojne se nje mbrojtje te shkelqyer ndaj sulmeve te Ministrit te Jashtem Grek Costa Caldaris, i ka bere Shqiperise ish Ministri i Jashtem i Ukraines Dr. Dimitri Manuilsky.

Image
Fotografia eshte mare nga faqa e gazetes “Chicago Tribune” – 9 Prill 1939

 

Ai e mori fjalen me 12 Gusht 1946 menjeher pas fjales se Caldarisit i cili e akuzoj Shqiperine si shtet aleate e Boshtit dhe per kete radhiti disa pseudofakte duke futur brenda gjoja sulmin e Greqise nga Italia ne 1941 te cilin e quajti sulm nga Shqiperia me arsyetimin se ushtria italiane sulmoj Greqin nga toka e Shqiperise, si dhe pretendimin per ndarjen e Shqiperise dhe aneksimin e Shqiperise se Jugut. Perkthyes ne Konferenc i zotit Manuilsky ishte Presidenti i Konferences Ministri i Jashtem i Anglise Ernest Bewin. Nderkohe midis te tjerave Manuilsky tha:

“…. Ministri i Jashtem grek pyeti delegacionin e Shqiperise se cfare beri Shqiperia kur Italia sulmoj Greqin ne 1941? I nderuar President i Konferences me lejoni mua qe si nje person neutral ti beje nje pyetje delegacionit greke, cfare beri Qeveria Greke kur Shqiperia e vogel me nje popullsi prej 1 Milion u sulmua nga Italia me 7 Prill 1939? Ne e dime se ky popull i vogel u la ne fatin e tij mizorisht. Lidhja e Kombeve lau duart si Pons Pilati. Camberlen pas sulmit dhe pushtimit qe Italia i beri Shqiperise deklaroje ne Parlamentin Britanik se Anglise nuk i intereson Shqiperia (flitet se Camberlen diten e pushtimit te Shqiperise e cila qelloj dite e Premte, shkoj per gjah- shenimi im). Ndersa Kryeministri Grek Metaksa permes Ambasadorit te tij ne Rome nje dite me vone siguroj Musolinin se “Asgje nuk do te pengoj ne te ardhmen miqesin tradicionale midis popullit greke dhe atij Italian”. Dokumenti i ketij takimi ndodhet ne Librin e Bardhe Grek me Numer Protokolli 28, date 11 Prill 1939, faqa 30…….”
(Shih Librin “Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III” Viti i Botimit 2006, faqa 77)

Edhe sipas historianit A. Ermenji askush nuk reagoj per pushtimin e Shqiperise pervec Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ja si thot Ermenji midis te tjerave:
“…Në botën e jashtëme, pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste u dënua përgjithësisht prej opinionit të popujvet liri-dashës, por nuk gjeti ndonjë kundërshtim prej qeverivet. Lidhja e Kombevet s’e ngriti zërin fare; Anglia dhe Jugosllavia e pranuan si një punë të kryer. Kjo e fundit u kënaq me premtimin e Duce-s që Italia nuk do të përqëndronte forca ushtarake në kufirin shqiptar-jugosllav dhe nuk do t’interesohej fare për Shqiptarët e Kosovës. Sa për Greqinë, ajo u përpoq të mos i jepte asnjë shkak zemërimi Italisë. Vetëm Shtetet-e-Bashkuar te Amerikës u shprehën kundër. Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtëme, Cordell Hull, në një deklaratë që bëri më 8 Prill, e dënoi sulmimin e përdhunë fashist si një kërcënim për paqen…”

Sic thame edhe me siper i vetmi shtet qe denoj sulmin dhe pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste ishte SHBA. Te gjitha gazetat e datave 8, 9, 10 te vitit 1939 paraqesin fjalen e Sekretarit Amerikan te Shtetit zotit Cordell Hull ku ai denon sulmin fashist mbi Shqiperine.Nje nga ato ishte gazeta Chicago Tribune e dates 9 Prill 1939 e cila ne shkrimin e saj me titull ” SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES DENONCOJNE RREMBIMIN E SHQIPERISE” thote se; me 8 Prill 1939, Sekretari i Shtetit Hull ne nje deklarat denoj sulmin dhe pushtimin e Shqiperise nga Italia fashiste duke e quajtur nje kercenim per paqen. Ne fakt i pari qe e denoncoj sulmin ishte senatori veteran amerikan William Borah. Ai e cilsoj pushtimin e Shqiperise si shkelje te se drejtes nderkombetare dhe i beri thirrje senatit per ndryshimin e ligjeve te neutralitetit (Shih gazeten Chicago Tribune- 9 Prill 1939).

Sekretari Amerikan i Shtetit, Cordell Hull vazhdoj te ndjek hap pas hapi gjendjen ne Shqiperi edhe pas pushtimit te saj. Ai ishte nje nder te paret zyrtar i cili me 10 Dhjetor 1942 permendi qendresen e popullit shqipetar ndaj pushtimit fashiste, i premtoj ndihme dhe siguri per te perkrahur ne te ardhmen pavarsine e Shqiperise ( Shih Historia e Shqiperise- A. Ermenji, fq. 493)
Lufta e Dyte Botrore nuk ka nisur me 9 shtator 1939 por me 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqiperise.

BIBLIOGRAFIA
1.Albania in the Twentieth Century, A History: Volume III” Viti i Botimit 2006 – Autori Owen Pearson
2. “U.S. DENOUNCES ALBANIAN GRAB” – Gazeta “Chicago Tribune” – 9 Prill 1939)
3. Historia e Shqiperise, Abas Ermenji, Tirane 1996
4. Shkrimi “E BËRA PËR SHQIPËRINË”, gazeta Telegraf (2016) ribotuar tek portali ETIMOLOGJIA ne 17 Maj 2017, Besim Dervishi
5. Albania in the Twentieth Century, A History: Volume II; Albania in Occupation and War; From Fascism to Communism 1940-1945” Autori Owen Pearson, USA 2005

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat