Nuk ka drejtësi për gruan e vdekur në fotografinë e Ron Haviv

Historia

Nuk ka drejtësi për gruan e vdekur në fotografinë e Ron Haviv

Më: 13 prill 2018 Në ora: 09:36
Fotografia e të vrarës Ajsha Shabanoviq, e cila goditet në kokë nga një ushtar serb.

Kushdo që e di historinë e luftës së Bosnjës, nuk ka se si ta harrojë fotografinë e të vrarës Ajsha Shabanoviq, e cila goditet në kokë nga një ushtar serb.

Së fundmi, gjyqësori serb e ka anashkaluar në tërësi familjen e viktimës e cila ka bërë xhiron e botës falë fotografisë së Ron Haviv.

Vitin e kaluar edhe Ron Haviv dëshmoi për rastin në fjalë, por gjyqësia e Serbisë po e lë anash familjen e të ndjerës.

Alma Peckovic nga familja e të ndjerës tash e disa vite dëshiron ta ndjekë rastin në fjalë por kjo po bëhet e pamundur. Petrovic, vajza e Ajshas, thotë se Milan Petrovic – prokurori i rastit, po e zvarritë rastin dhe po e bllokon procesin në fjalë.

“Është e pamundur të kontaktoj me Milan Petrovic, madje më thonë se nuk do të punojë më në këtë rast. Kjo është e tmerrshme, duket sikur dikush po e ndalon procesin e drejtësisë deri në fund” tregon Alma Peckovic, vajza e Ajsha Shabanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat