Hapen Arkivat Shtetrore Zbulohen hartat e rralla të Shqiperisë

Historia

Hapen Arkivat Shtetrore Zbulohen hartat e rralla të Shqiperisë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:46
ilustrim

Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë.Kjo hartë shoqërohet me studimin e prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, të cilin po e paraqesim (jo të plotë) për lexuesin, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit.

Për herë të parë del në dritë dosja e një studimi të panjohur i vitit 1941 për territoret reale gjeografike dhe historike të Shqipërisë, punuar prof. Ahmet Gashi, Prishtinë Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëvet në Shqipnin e robnueme

Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, gjendet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën e Shqipërisë së Vërtetë, punuar nga prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull “Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme”, përgatitur më 1941.

Prof. Ahmet Gashi (1988-1977) – Veprimtar i lëvizjes dhe i arsimit, gjeograf dhe historian, Mësues i Popullit, lindi në Prishtinë në një familje me tradita patriotike.

Pasi mbaroi Normalen e Shkupit, u diplomua Profesor i Historisë e Gjeografisë në Universitetin e Stambollit (1910). Nga viti 1910 – 1964 ka punuar si mësues në Normalen e Prishtinës, Normalen e Elbasanit, Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, Gjimnazin “Sami Frashëri” Prishtinë, në shkolla të niveleve të ndryshme në Tiranë.

Ahmet Gashi ka dhënë ndihmesë si autor i një sërë veprash shkencore në fushën e studimeve dhe të teksteve të gjeografisë. Ahmet Gashi ishte i pari gjeograf shqiptar i pranuar si anëtar i Shoqatës Nacionale Gjeografike (The National Geographic Society, Washington D.C.) më 1936; është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të kl. I, me Urdhrin “Për veprimtari patriotike” të kl.I. (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botimi i ri, Tiranë, 2008, f. 754-755).

Lajmin e plotë mundë ta lexoni te Mediat Shqiptare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat