Për nder të 28 nëntorit, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte liruar kishte marrë vendim për amnistimin e dy veprimtarëve politik të LDK-së nga Malisheva, Jakup Kastratin e Cen Deskun.
Po ashtu UÇK-ja kishte marrë vendimin edhe për aministimin e dy gazetarëve të Tanjugut, Nebojsha Radosheviqit e Vlladimir Dodiçiqit.
I pranishëm me rastin e lirimit të tyre ishte edhe Shefi i OSBE-së për Kosovë, Uilliam Uoker.
Para gazetarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, kishte folur përfaqësuesi i UÇK-së, Sokol Bashota, duke e arsyetuar lirimin e tyre.