Le Figaro (1880): Deklarata e Lidhjes shqiptare të Prizrenit për Ulqinin drejtuar përfaqësuesve evropianë që jetonin në Shkodër

Historia

Le Figaro (1880): Deklarata e Lidhjes shqiptare të Prizrenit për Ulqinin drejtuar përfaqësuesve evropianë që jetonin në Shkodër

Nga: Aurenc Bebja Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:57
Deklarata e Lidhjes shqiptare të Prizrenit për Ulqinin

Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 22 nëntorit 1880, në faqen n°2, deklaratën e Lidhjes shqiptare të Prizrenit në lidhje me qytetin e Ulqinit, drejtuar asokohe përfaqësuesve evropianë që jetonin në Shkodër.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për lexuesin shqiptar, detaje mbi kërkesat e udhëheqësve shqiptarë ndaj trupave diplomatike evropiane:

Këtë herë është e qartë dhe kategorike. Ulqini vendosi të mos dëgjojë Kongresin, Malazezët, Turqit dhe të tjerët. Lidhja Shqiptare sapo ka dërguar deklaratën e mëposhtme përfaqësuesve evropianë që jetojnë në Shkodër.

“Komisioni i Lidhjes në Ulqin:

Sapo kemi mësuar se qeveria e vilajetit të Shkodrës ka vendosur të dorëzojë me forcë territorin tonë Malit të Zi dhe për këtë qëllim disa batalione ushtarake duhet të dërgohen në Ulqin.

Ne, banorët e këtij qyteti, çështje të Madhërisë së Tij Sulltanit, kemi vendosur të gjithë, pa dallim feje, në rast se verifikohet ky version, të rezistojmë dhe të kundërshtojmë, me armët në duar, pushtimin e territorit tonë nga çdo forcë e armatosur, muslimane apo tjetër, dhe ne hedhim poshtë çdo përgjegjësi për ngjarjet fatale që mund të ndodhin mbi të ashtëquajturën qeveri të vilajetit të Shkodrës.

Ky vendim është dërguar nga ne në të gjitha pikat e këtij vendi; ne e sjellim atë gjithashtu në vëmendjen tuaj.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1880-deklarata-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-per-ulqinin-drejtuar-perfaqesuesve-evropiane-qe-jetonin-ne-shkoder/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat