“Për burrat e shquar gjithë dheu është varr”, iluministi italian që vajtoi varrin e Skënderbeut

Historia

“Për burrat e shquar gjithë dheu është varr”, iluministi italian që vajtoi varrin e Skënderbeut

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 11:58
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Gabriel Faerni ishte illuminist italian që lindi në Kremona. Botoi në latinisht e italisht si sonet “Filipiket” e Ciceronit dhe “Komeditë ” e Terencit. I frymëzuar nga vargjet e Pal Jovit që  përshkruan hapjen e varrit të Skënderbeut, Gabriel Faerni në lirikat e tij mbresë lë me ton vajtimor por optimist nëpërmjet thënies së  Perikliut të  Athinë se “Për burrat e shquar gjithë dheu është varr”, nënkupton ai s’ka varr por u takon popujve.

“Në  varrin tënd, o Gjergj, u mbyll

Shkatërrimi i turqve dhe mbrojtja e Epirit

Dhe eshtrat e tua, pa asnjë kundërshtim,

Në shumë vende u hodhën dhe u shpërndanë.

Gjymtyrët që duhej të preheshin në qetësi

E të mos ndjenin më fyerje nga armiku,

-Kaq shumë zhurmë u ndez lavdia e emrit tënd

Në një mijë pjesë u thyen e u përzien.

Se kur e le ti botën, bashkë me jetën,

Trupin armiqtë  ta grinë  e ta ndanë ,

Guxim prej tij të merrnin ata deshën.

Dhe trimëria, që  fiton varrin t’u jepet

Të  tjerë ve, ty ta hoqi, por vetë ajo pastaj

Nga po ata armiq nderim e famë dha.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat