Serbët të lodhur nga të pavertetat e tyre, lidhur me Kosovën...

Historia

Serbët të lodhur nga të pavertetat e tyre, lidhur me Kosovën...

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 10:17
Beteja e Kosovës

Nga Konstandin Filozofi e deri te shënimi i 550 vjetorit të betejës së Kosovës të gjithë kanë qenë të bindur se kjo betejë ka qenë disfatë e rendë e ushtrisë serbe e cila ndërkohë është bërë pjesë esenciale e identitetit të popullit serbë.Çka nëse serbët fare nuk kanë humbur në Kosovë në vitin 1389.!?

Një shkrimtar serb, Aleksandër Teshiqi, ka marrë guximin që të shpalos gënjeshtrat shekullore që udhëheqësit serbë, duke përfshirë edhe historianët, u kanë treguar qytetarëve të tyre, lidhur me Kosovën.

Ky shkrimtar shtron pyetjen:”Çka nëse serbët fare nuk e kanë humbur Kosovën në vitin 1389?”

Pranon se serbët me shekuj kanë besuar në gënjeshtrat e veta.

“Me shekuj serbët kanë besuar në gënjeshtra”, ndërsa shton se “Beteja e Kosovës është gënjeshtra më e madhe në historinë serbe”.

Çka nëse serbët fare nuk kanë humbur në Kosovë në vitin 1389? Nga Konstandin Filozofi e deri te shënimi i 550 vjetorit të betejës së Kosovës të gjithë kanë qenë të bindur se kjo betejë ka qenë disfatë e rendë e ushtrisë serbe e cila ndërkohë është bërë pjesë esenciale e identitetit të popullit serbë. Mirëpo, duke u nisur nga viti 1939 përmendet një anë tërësisht ndryshe e historisë, shkruan Teshiqi, në Dnevno.rs.

Sipas mitit kosovar, serbët të vetëdijshëm e kanë sakrifikuar mbretërinë tokësore për atë të qiellit në Vidovdan të vitit 1389 në krye me Knez Llazarin.

Sa i përkret rezultatit të betejës, sipas mësimit tanë, thotë shkrimtari serbë “ushtria serbe ka qene e mundur dhe knezi ka qenë i vrarë”.

E çka nëse nuk ka ndodhur fare kështu? Shtron pyetjen shkrimtari serb.

Istorigrafia jonë edhe sot e mbështet mendimin e Illarionit Ruvarcit, të vjetër më shumë se 120 vjet, i cili niset nga tradita e humbjes. Ky mendim ende vlen. Edhe pse për një kohë të gjatë ekzistojnë përpjekjet që të rishikohet rezultati i betejës – e vazhdon tregimin për Dnevno.rs Aleksandër Teshiqi, shkrimtar dhe autor i romanit “Kosingas” në të cilin beteja e Kosovës fare nuk e përfaqëson humbjen e ushtrisë serbe.

Illarion Ruvarac ka qenë historian serb i shek 19. Edhe pse konsiderohet themeleus i metodologjisë shkencore në histori te ne, duket se kur është në pyetje Vidovdani ka qenë tërësisht i joshur, thotë Teshiqi.

Sot ai është pak i njohur, së fundmi është përmendur në festën e 6 shekujve nga beteja e Kosovës në vitin 1989. Në një takim shkencor, mendimi i profesorit Millan Obradoviqit, e që është i bazuar në analizën e fermanit të Bajazitit të shkruar menjëherë pas betejës së Kosovës, thotë se do të duhej të rishikohet rezultati i betejës i cili se paku ka qenë i barabartë, por mund te jetë edhe fitorja e serbisë, shpjegon tutje Teshiqi.

Historiani dhe akademiku ynë i njohur Radovan Samaxhiqi ka shënuar në librin me titull “Beteja e Kosovës 1389” e cila është botuar në vitin 1989, me rastin e festes së 6 shekujve nga beteja në publikimin e ASHAS-it: “Në hulumtime komparative që janë bërë tani, sikur të kishte peshuar më shumë kotësia shkencore e hulumtuesve sepse hulumtimet janë me motive analoge dhe të ngjashme, deri të cilat nuk është arritur lehtë e përgjithësuar deri të pohimet e afërta të Ruvarcit të vjetër… njëkohësisht i kanë refuzuar lajmet e para për betejën si te pasakta, burimisht më autentike, sepse ato kanë treguar për fitimin serb ose për  rezultat të barabartë të betejës… themeluesi i madh i historiografisë kritike  Illiron Ruvarac këtu tërësisht i joshur me luftën e vet kundër tregimit , në fakt i është nënshtruar këtij tregimi dhe ka deklaruar se për lajmet e para më të rëndësishme, është me së miri të mos ua vëmë veshin.”

Përveç vdekjes së dy kryetarëve, momenti vendimtar për analizën e rezultatit të betejës së Kosovës është tërheqja e shpejtë dhe e papritur e ushtrisë turke në Edrinë nën komandën e sulltanit të ri Bajazitit që në mëngjesin e ardhshëm, thotë Teshiqi.

“Ndërsa në strategjinë ushtarake kjo është më shumë se një shenjë humbjeje, ose së paku të rezultatit të barabartë, historianët tanë thonë se Bajaziti e ka bërë këtë duke u frikësuar nga kryengritja e trupave të vëllait të tij Jakubit të cilin e ka vrarë menjëherë pas vdekjes së babit të vet dhe ka vrapuar në Edrinë për ta forcuar pushtetin”, shprehet shkrimtari serb.

Po, ndoshta është e vërteta e tërheqjes së trupave turke pakëz më ndryshe, shton ai.

“Nga të gjithë historianët turkë që kanë shkruar për betejën e Kosovës vetëm njëri Ashik-Pasha ka shënuar: “Atë natë në ushtri kanë ndodhur intriga. Por, si u gdhi, ushtarët e pranuan Bajazitin për padishah.  Pastaj i ngritën çadrat dhe u nisen për Edrinë.”

Nga kjo fjali nuk ka përshtypje se Bajaziti, i cili tanimë ka qenë i zgjedhur për sulltan të ri, ka qenë i shqetësuar për fatin e vet dhe për fronin e vet. Asnjë historian tjetër turk nuk i përmend intriga e frikën për kryengritje, thotë Teshiqi.

Vëlla-vrasja nuk ka qenë gjë e re te Turqit

Sistemi i trashëgimit të fronit në Tuqi ka qenë shumë i ndryshëm nga ai te ne ose në perëndim, dhe gjithashtu e hedh poshtë pretendimin e tërheqjes së Bajazitit nga Kosova për shkak të pushtetit të vet, vazhdon Teshiqi.

“Te ne, mbreti e ka zgjedhur atë të cilit do t’ia lë fronin, dhe kryesisht ai ka qenë djali i cili ka lindur i pari. Madje edhe nëse nuk e ka zgjedhur askë, është konsideruar se djali i parë ka të drejtë për fron. Tek turqit nuk ka qenë ashtu. Shumë shpesh haset në një të dhënë të pasaktë se Jakubi ka qenë djali më i vogël. Nga tre vëllezirt, Jakubi, Bajaziti dhe Saugji, Jakubi ka qenë më i madhi. Por më rëndësi ka qenë mbijetesa e më të fortit, e jo e më të madhit, kështu që vëlla-vrasja ka qenë traditë në familjen perandorake”, vazhdon tregimin Teshiqi.

Natyrisht se trashëguesve të Jakubit nuk u ka pëlqyer se ai ka qenë i vrarë, por kjo ska qenë arsye për kryengritje. Kjo traditë e vëlla-vrasjes është vazhduar më vonë dhe ka qenë rregull, thotë Teshiqi dhe shton se ushtarët turkë pas pak betejës së Kosovës e kanë pranuar Bajazitin për sundimtarin e ri, por sidoqoftë ata janë tërhequr.

Në përkrahjen e pretendimit se humbja në Kosovë ka qenë e fabrikuar më vonë tregon edhe sjellja e sulltanit të ri turk.

Kur Bajaziti prapë ka ardhur në Serbi, kah fundi i vitit 1389, ai e ka ditur kush ka qenë fitues në Fushë Kosovë dhe ka vepruar me nder kur princeshës Milicës i ka ofruar vazalitet, e këtë nuk e kishte bërë çdo kush nëse ana e serbisë kishte qenë e fituar siç pohohet, por e kishte vazhduar pushtimin e vet kundrejt Krushevcit dhe për rrugë i kishte vënë në zjarr të gjitha sikur që ka bërë Murati ne Bullgari, edhe pse tanimë bullgarët ishin dorëzuar.

E ky, gruas se armikut tij i ka ofruar të jetë vazal, dhe më vonë i ka ndihmuar t’i shpërngul ugaret të cilët vitin e ardhshëm e kanë kaluar lumin Sava dhe kanë sulmuar, pohon më tej Teshiqi dhe shton se pikëpamjen për fitoren e serbëve e kanë shprehur shumica e historianëve serb në shek. 20.

Por ndoshta argumentimi më i madh në favor të pretendimit se në Fushë Kosovë ka triumfuar ushtria e knez Llazarit i shprehin bashkëkohorët e asaj kohë.

Të gjitha burimet e njohur nga viti i betejës së Kosovës ose e festojnë fitoren krishtere ose janë të pacaktuara. Për fitoren e turqve nuk flitet gjë, përfundon tregimin shkrimtari serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat