Në Bronx të Amerikës, në 122 vjetorin e lindjes, përkujtohet martiri i atdheut Ndue Jakaj nga Ranoci i Klinës

Historia

Në Bronx të Amerikës, në 122 vjetorin e lindjes, përkujtohet martiri i atdheut Ndue Jakaj nga Ranoci i Klinës

Nga: Lekë Mrijaj Më: 7 gusht 2018 Në ora: 18:22
Ndue Jakaj

Sot, me 7 gusht 2018, në 122 vjetorin e lindjes së martirit Nue Jakaj, familja e ngushtë Jakaj nga Ranoci i Klinës, e cila tashmë përmbi pesë dekada gjendet me vendbanim të përhershëm në Bronx të New Yorkut-Amerikës, kujtojnë paraardhësin e tyre Ndoun. Njëkohësisht edhe martirët, dëshmorët dhe patriotët të tjerë të cilët në njërën apo tjetrën formë e dhanë jetën për lirinë dhe bashkimin e trojeve tona arbërore.  

 Vetvetiu të tregon fakti se, martiri Nue Jakaj, ka lënë një emër të respektuar dhe gjurmë të pashlyera në jetën e tij, jo vetëm tek familja, farefisi dhe të dashurit e tij, por edhe tek mbarë treva-Lugu i Drinit dhe idealistët e kauzës kombëtare. Përmasa e flijimit të këtij martiri të kombit na bënë të gjithëve të na largohet dhimbja dhe në zemrat tona të shkëlqejë krenaria jonë kombëtare.

Dëshmorët, martirët dhe patriotët tanë janë të panumërt, edhe pse, me apo pa dashje nuk përkujtohen disa prej tyre nga institucionet tona shtetërore, duhet gjetur mundësia, qe ne të mos i harrojmë dhe të i përkujtojmë se paku edhe kështu në këtë formë modeste. Ndaj të lutemi për ta dhe t’ju shprehim falenderimin për sakrificën sublime që e kanë bërë për atdhe dhe për lirinë tonë.

Për martirin e Lugut të Drinit, Ndue Jakaj, kanë shkruar kohë më parë edhe shumë të tjerë, analist të ndryshëm të natyrave të ndryshme nga të gjitha trevat tona shqiptare, andaj edhe unë në cilësinë e një opinionisti, për lexuesit e studiuesit po jap disa të dhëna të shkurtëra faktike për këtë martir të atdheut.  

Kush është Ndue Jakaj?

Ai, u lind  me 7 gusht 1896, në fshatin Ranoc ( i cili ndahet në dy anë. Në mes të fshatit është përroi Ranovica. Pjesa më e madhe e fshatit është tokë kodrinore, mes kodrave është një rrafshinë, tokë pjellore ) të Lugut të Drinit ( është një trevë e përbërë prej 24 fshatrave, njëkohësisht është një krahinë me cilësi dhe virtyte shumë të mira ku janë ruajtur dhe mbajtur të pastra traditat dhe zakonet shekullore, që ka një pozitë gjeografike shumë të përshtatshme në të cilin kalon  edhe Drini i Bardhë), të Klinës, dhe rrjedh nga një familje aristokrate të fisme, atdhetare e fetare, më tradita të larta dhe të shquara, finsnikërie e bujarije, rrethuar nga dashuria dhe përkujdesjet e miqëve dhe të dashurve të tij, të cilët e mbështetën gjithmonë familjen e Jakajve. Ndou, mësimët e para i ndoqi në gjuhën shqipe, në “Mësonjëtorën e Zllakuqanit”.

Mësonjëtore e cila u hap me 15 shtator 1897, nga apostulli i fesë dhe i kulturës shqiptare At’ Shtjefën Gjeçovi, e cila shkollë ishte e pranuar ndërkombëtarisht edhe nga qarqet zyrtare austro-hungareze. Ai, me vëllain e tij Pjetrin, dhe me shumë lugdrinas të tjerë morën pjesë në luftë me çetat e Nue Perlleshit, në Gjurgjevik të Madh, në mbrojtjen e Ranovcit,(1919) e Lugut të Drinit, Junikut, Rugovës, Drenicës, Pazarit të Ri, si dhe në mbrojtjen e fshatrave të Istogut nga çetnikët e Kollashinit, të Kosta Peçancit (1943-1944). U angazhua fuqishëm dhe në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij të vogël-Pjetrit ( i cili ishte luftëtar e mbështetës i elitave të “Ballit Kombëtar” të Luanit të Dukagjinit Nue Përlleshit, Ymer Berishës, Shaban Demës, Nrecë Nikollës etj ) dhe shqiptarëve të tjerë të asaj treve, njëkohësisht me ndikimin e Ndout edhe likuiduan kryeçetnikun Radosh Toshiqi nga Koshi i Istogut. Në ç’rast soldateska e zezë e ZKZ-së apo UDB-së Jugosllave, menjëherë e arrestojnë dhe e torturojnë barbarisht nacionalistin e “Ballit Kombëtar” martirin Nue Jakaj, i cili më vonë edhe nga  torturat e marra ndërron jetë më datën 6 shkurt 1948, duke u lënë pasardhësve të tij “Dekalogun e Ballit Kombëtar” të ideuar nga Shërbestari i Shqipërisë Etnike, Mid’hat e Abdyl Frashëri.

Akti i flijimit të Ndout, tregon se ishte edhe një mësim shtesë për të dëshmuar veprën heroike të vëllait Pjetrit ( i vrarë me 7 janar 1945 ) e bashkombasve të tij që kishin filluar prej kohësh duke kundërshtuar fuqishëm qoftë edhe me armë, bandat çetnike serbo karpatiane të asaj kohe.  Rivarrimi i eshtrave të Ndue Jakaj, u bë pas 39 vjetësh, pikërisht me 18 tetor 1987, nën pjesmarrjen e lugdrinasve, familjes e miqëve të Jakajve në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës, përcjellë me procession dhe rite fetare nga ana e Don Mark Sopit, famullitar i Kishës së Zllakuqanit e më vonë ish-Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, i cili e bëri dhe bekimin e varrit e të eshtrave të Ndue Jakaj, andaj edhe veç tjerash tha: “Ndou ishte dhe mbetet në kujtesën e përjetshme si testament i pashuar për lugdrinasit”, që do të thotë se pas atij momenti të bekimit të varrit dhe eshtrave, të gjithë pjesmarrësit me nga një grusht dhe e lotë mbuluan arkivolin me eshtrat e Ndue Jakaj, duke ia besuar eshtrat tokës amë-Arbërore.

Martiri i atdheut Nue Jakaj, shëndrit si një yll ndriçues në tokën Arbërore

Nga Amerika e largët, pikërisht nga Bronxi i New York-ut sot, përmes emailit të tij elektronik ishte i biri i Ndout, Toma, i cili veq tjerash shkruan: “Jeta e babit tim-Nue Jakaj, ishte një përballje, një betejë e pandërprerë, një vepër e veçantë si trashëgim për të gjithë ata që e duan lirinë, dhe bashkimin kombëtar. Çdo herë kemi dhembje të madhe për humbjen e më të dashurit tonë.

Andaj unë si pasardhës i tij dhe mbarë familja e farefisi dhe të dashurit e mi, kemi shumë kujtime të paharrueshme për babain Noun, sepse ai, jo vetëm se ishte babai ynë e kryefamiljar i devotshëm, por ishte një njeri me të gjitha virtytet atdhetare, fetare e njerëzore.’’ Ndaj veç tjerash Tomë Jakaj vazhdon duke thënë se:’’ Sot në kuadër të 122 vjetorit të lindjes së babait tim Nout, po e përsëris të njëjtën gjë sikurse shumë parafolës të mi, se ata popuj të cilët nuk i kujtojnë përvjetorët e lindjes dhe vrasjeve të baballarëve të tyre idealist, me apo pa vetëdije nuk i çmojnë shëmbëlltyrat e devotshme profetike shenjtërore të botës universale dhe nuk kanë vullnet ta duan njëri tjetrin e të njohin historinë e tyre të lavdishme të vendit të tyre, ata herët apo vonë do të ndëshkohen në njërën anë apo në anën tjetër, si shkak i mosdashjes e harrimit të sakrificës që bënë baballarët e tyre.

Unë dhe familja ime Jakaj, sot me krenari po e kujtojmë babain tonë martir, i cili u sakrifikua për idealet tona kombëtare, kujtim të të cilin e bëjmë përmes qiriut të ndezur e lutjeve tona për shpirtërore dedikuar atij, i cili u lind, u rrit dhe u sakrifikua për lirinë dhe bashkimin e trojeve tona etnike, për të mos vdekur kurrë dhe tashmë mbi 70 vite, ky martir shëndrit si një yll ndriçues në tokën Arbërore, në varrezat e fshatit Ranoc, në Lug të Drinit–Klinës”- theksoi në fund të emailit të tij i biri i Ndout, z. Tomë Jakaj nga Bronxi i New York-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat