Zbulohet një relievi lashtë në Peru, katër koka njerëzish me gjarpërinj - Bota Sot
Zbulohet një relievi lashtë në Peru, katër koka njerëzish me gjarpërinj

Historia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Zbulohet një relievi lashtë në Peru, katër koka njerëzish me gjarpërinj

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 21:47
Ilustrim

Në reliev muri rreth 3.800-vjeçar, me gjarpër dhe kokë njeriu, është gjetur në Peru, raportojnë mediat peruane.

Relievi i gjatë rreth 2.8 metra dhe rreth një metër i lartë u gjet në vendin arkeologjik të Vichama, rreth 110 kilometra në veri të kryeqytetit Lima.

Në të janë katër koka njerëzish midis të cilave ka edhe gjarpërinj. Arkeologia Tatjana Abad i tha El Comersio se gjarpërinjtë paraqesin adhurimin e perëndive dhe ujitin tokën në mënyrë që fara të rritet.

Qyteti Vichama u ndërtua në mes viteve 1800 dhe 3500 Para Erës së Re, dhe në vendin arkeologjik u gjetën varre dhe shtëpi prej argjilës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test