Urimet e Vatikanit për mbretin Zog, takimi në Tiranë me personalitetet e larta të kishës katolike

Historia

Urimet e Vatikanit për mbretin Zog, takimi në Tiranë me personalitetet e larta të kishës katolike

Nga: Aurenc Bebja Më: 22 gusht 2018 Në ora: 17:13
Ilustrim

“L’Intransigeant” ka botuar, të enjten e 13 shtatorit 1928, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me urimet e Vatikanit për mbretin e ri të shqiptarëve, Ahmet Zogun.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, lideri shqiptar ka organizuar asokohe një takim me krerët e lartë të kishës katolike në Tiranë.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Sovrani takoi peshkopët

“Tiranë, 12 shtator. – Mbreti Zog I priti dje Kryepeshkopin Della Pietra, delegat apostolik, i cili prezantoi urimet me rastin e aderimit të tij në fron.

U pritën gjithashtu nga mbreti kryepeshkopi i Shkodrës ashtu si dhe peshkopët; Këta personalitete të larta të kishës katolike i paraqitën urimet e tyre mbretit, i cili i falënderoi ata, për shërbimet patriotike dhe kulturore të kryera nga klerikët.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-intransigeant-1928-urimet-e-vatikanit-per-mbretin-zog-i-takimi-ne-tirane-me-personalitetet-e-larta-te-kishes-katolike/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat