Dy fotografi të rralla të mbretit Zog te Harku i Triumfit në Paris

Historia

Dy fotografi të rralla të mbretit Zog te Harku i Triumfit në Paris

Nga: Aurenc Bebja Më: 26 shtator 2018 Në ora: 14:33
Mbreti Zog gjatë vizitës së tij te monumenti i Ushtarit të Panjohur në Paris.

Dy gazetat franceze, “Le Journal” dhe “Le Petit Parisien” kanë botuar në faqet e para të tyre, të martën e 22 gushtit 1939, fotografinë e mbretit Zog gjatë vizitës së tij te monumenti i Ushtarit të Panjohur në Paris.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë ato për publikun shqiptar :

Le Journal:

“Mbreti Zog vendosi një kurorë me lule te monumenti i Ushtarit të Panjohur

Ish-mbreti Zog i Shqipërisë, i cili aktualisht jeton në Versajë, erdhi dje në Paris për t’u përkulur në shenjë nderimi para varrit të Ushtarit të Panjohur. – Mëposhtë, sovrani që nënshkruan Librin e Artë të Harkut të Triumfit.”

Image

Le Petit Parisien:

“Mbreti Zog i Shqipërisë te Ushtari panjohur – Foto P.P.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/dy-fotografi-te-rralla-te-mbretit-zog-te-harku-i-triumfit-ne-paris-21-gusht-1939/.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat