Zbulimet arkeologjike, pasuri kombëtare

Kultura

Zbulimet arkeologjike, pasuri kombëtare

Nga: Demush Zefi, BOTA SOT Më: 21 janar 2009 Në ora: 16:15

Në Kosovë deri tani shumë pak është investuar dhe gjurmuar në këtë drejtim, prandaj shumë qytete të Kosovës kanë mbete pengë i neglizhencës së zbulimeve në fushën arkeologjike. Nga shumë arkeolog evropian dhe botërorë është sugjeruar se komuna e Ferizajt numërohet ndër lokalitetet që ka një pasuri shumë të çmueshme të trashëgimit arkeologjike. Nuk janë të rastit apo supozime të dhënat e botuara nga shkencëtarë dhe arkeolog të famshëm botëror ku shumë shpesh në gazeta dhe revista shkencore evropiane dhe amerikane behët transparente se lokaliteti i kësaj komune është një lokalitet që është përfshirë në banimin e hershem njerëzor.

Pse arkeologet e Kosovës nuk angazhohen më tërë kapacitetin e tyre, kur dihet se pasuritë e këtilla arkeologjike?! Vendi ku tash ka filluar gërmimi, është bërë i njohur jo dje apo sot, por para sa dekadave, kur shenjat e para të arkeologjisë janë zbuluar dhe askush nuk ka ndërmarr hapa që të thellohet puna dhe dija e arkeologëve të Kosovës, sepse si dihet hartat arkeologjike të Kosovës më qëllim janë sekuestruar dhe humbur nga pushtuesi shekullore serbe në Kosovë. Zbulimet e para në fshatin Nikadin, pikërisht në pasurinë dhe pronën e pa bujtshme të familjes Berisha janë tretur më qëllim nga arkeologet serb. Pronarët e këtyre pasurive sot tregojnë se në shkollën e vjetër të fshatit Varosh janë vendosur gurët më vlerë të patjetërsueshme arkeologjike. Kjo është bërë më qëllim që të largohet opinioni se vërtetë në këtë vendbanim nuk ka gjurma reale për një vendbanim të hershem ilir. Arkeologët e paktë shqiptarë edhe pse kanë qenë në dijeni nuk kanë qenë këmbëngulës për të vazhduar angazhimin rreth zbulimeve, sepse ata kanë qenë nen ndikimin e investimeve ashtu sikurse janë sot. Madje sot ka humbur interesimi i institucioneve për këtë veprimtari shumë të kërkuar dhe interesante në botën e civilizuar. Edhe pse Ferizaj është qytet i ri (130 vjet) krahasuar më qytetet të tjera të vendit, ai nëpër shekuj daton si vendbanim ilir më një gjenezë shumë të vjetër. Kjo është shënuar në hartat arkeologjike të shumë vendeve të botës.

Themelet e kishave të hershme, gjurmë e traditës shqiptare

Në fshatin Nerodime janë evidente shume themele të kishave të vjetra, por edhe këto mbetën elemente për zbulim e asgjë më shumë. Tumat apo Kodërvarret ilire para katër dekadave ishin shumë tema të nxehta për arkeologet nga Austria dhe Gjermania. Ndërsa tash edhe ky fenomen po heshtet sepse një prej kodërvarreve është rrafshuar në mënyrë mistike ndërsa ekzistojnë edhe dy tjera në fshatin Gurëz, pikërisht në vijën ku dikur ishte rruga Jezerc - Ferizaj - Gurëz -Shkup. Zbulimi më i ri që ka ndodhur si fenomen i qytetërimit të hershëm përsëri është në pasurinë e patundshme të Familjes Xhelal Berisha. Aty para katër viteve u zbuluan disa gurë që kishin të gdhendur mbishkrime, portrete dhe vizatime. Për habi deri para tre muajve askush nuk ka ndërmarrë asgjë. Pas muajit tetor arkeologet e Kosovës kanë filluar gjurmimin dhe kanë hasur në fakte të reja, por bora ka bërë që punët të ndërpriten. Investimet duhet të mos jenë problem i zbulimeve sepse edhe kjo është pasuri madje burim i pashtershëm sepse krijon rrugë që vendi të vizitohet ashtu si shumë vende të botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat