Pasardhësja e heroit kombëtar: Të punojmë më shumë për ta bërë të njohur Skënderbeun

Intervista

Pasardhësja e heroit kombëtar: Të punojmë më shumë për ta bërë të njohur Skënderbeun

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 10:07
Sofie Kastriota

Sofie Kastriota, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në një intervistë ekskluzive për RTV Ora News dhe të parën për një media shqiptare ka rrëfyer për jetën e saj në Australi, prejardhjen dhe projektet e saj për të ardhmen, si një artiste në fushën e muzikës.

Sofia ka rrëfyer lidhjet e gjakut me heroin kombëtar, duke theksuar se duhet të bëjmë më shumë për ta bërë me të njohur në botë figurën e Skënderbut.

Ajo thotë se ka shumë dëshirë ta ndihmojë Shqipërinë, pasi është shumë e varfër.

“Këtu për shembull do të doja të ndërhyja për të ndryshuar çmimin e ilaceve, në Shqipëri janë shumë të shtrenja çmimet”, është shprehur Sofia Kastrioti.

Intervista me Sofie Kastriotin

Përshëndetje Sofi dhe faleminderit që pranove ftesën e RTV ORA NEËS, një intervistë që jepet për herë të parë në mediat shqiptare. Je rikthyer pas disa vitesh, nga vizita jote e parë në Shqipëri, në vendin e të parëve të tu. Si ndihesh sa herë që vjen këtu?

Sofie Kastriota: Për herë të parë kam qenë në Shqipëri para 3 vitesh, ku kam vizituar Vlorën, Ksamilin, Sarandën, pasi kam marrë pjesë në disa aktivitete kulturore ku kam luajtur në violinë. Në fakt, jam e mahnitur me gjithçka pashë atje, por kjo është hera e parë që vizitoj Tiranën, sepse mendova që është mirë të shoh edhe pjesën qendrore të vendit nga unë rrjedh. Mund të them që është një eksperiencë e veçantë. E pëlqej, e dua Tiranën, sepse është një qytet i madh edhe pse më duhet të them që ka ndryshim shumë nga Australia, por gjithësesi e dua këtë qytet.

Ju thoni që jeni strërmbesa e Gjergj Kastrioti Skëndërbeut. Mund të na shpjegoni pak lidhjen tuaj me heroin tonë kombëtar?

Sofie Kastriota: Unë jam brezi i 14 i pasardhësve të Skëndërbetu, jam si të thuash stërmbesa e tij. Këtë fakt shumë interesant e mora vesh, ose e mësuam këtë fakt para disa vitesh, dhe ishte dicka që mamaja ime kishte zbuluar. Ishte pikërisht ajo që na tregoi për origjinën tonë, majde pashë edhe pemën gjenalogjike. Nëna ime është italiane me origjinë, dhe pas disa kontaktve me kushërinj tanët atje më tregoi për prejardhjen tonë princërore të Kastriotëve. Kështu, ne filluam të zbulojmë që jemi pasardhës të Skëndërbeut.Kur gërmuam për të zbuluar rrënjët tona ne gjetëm më pas edhe lidhjet me brezat para nesh.Gjetëm emrat e tyre, sepse ne deri në ato momente nuk dinimin asnjë gjë. Aty pastaj kuptuam që vijmë nga një familje e madhe, nga një emër shumë i njohur për historinë e kombit shqiptar dhe jo vetëm. Pas kësaj filluam të kërkonim edhe në Australi shqiptarë të tjerë të cilët merreshin me aktivitete të ndryshme dhe përpiqeshim të ndiqnim aktivitete që lidheshin me këtë pjesë të historisë. Pasi na diktonte në këtë mënyrë lidhja e gjakut që kemi me Skëndërbeun.

Si ndiheni për lidhjen që keni me Skëndërbeun, a ndiheni mirë?

Sofie Kastriota: Po unë ndihem krenare për gjakun që kam. Unë kam lindur në Australi, por njoh edhe kulturën e shumë shteteve të tjera, madje këtë e diskutonim shpesh edhe me vëllain tim, nëpër udhëtimet që bënim, dhe kjo ishte një arsye të vendosnim kontakte me të parët tanë, për të njohur identitetin tonë, për të gjetur lidhjet e gjakut, sepse unë ndihem se jam shqiptare.

E keni vizituar Muzeun e Vienës aty ku është shpata dhe përkrenarja e Skëndërbeut?

Sofie Kastriota: Jo nuk e kam vizituar, por e kam në planet e mia të afërta.

Po në Krujë keni qenë ? Si e keni përjetuar këtë moment?

Sofie Kastriota: Po isha para disa ditësh në Krujë, pashë Kështjellën dhe u mahnita, ishte një eksperiencë mbresëlënëse, më pëlqeu çdo gjë që pashë atje. Mendoj se është shumë mirë të njohësh historinë e familjes tënde ndër shekuj, ndjesi që të vijnë së brendshmi. Kjo është ajo që ndjeva kur pashë kalanë e Krujës. Madje aty kuptova edhe një lidhje shpirtërore, që familja ime ka jetuar ndër shekuj këtu…Më beso është një ndjesi interesante.

Ndërkohë ju keni qene edhe në Kosovë para disa ditësh. Si jeni pritur atje?

Sofie Kastriota: Po, para se të vija në Tiranë isha në Kosovë, pasi isha ftuar të merrja pjesë atje tek “Hardhia Fest”. Atje u prita nga zyrtarë të qeverisë, takova ministrin e  punëve të jashtme dhe qeveritarë të tjerë të rëndësishëm dhe personalitet të jetës në Kosovë. Performova muzikë në ‘Hardhia Fest’, dhe ishte një atmosferë e mrekullueshme.Pas kësaj, shkova në Prishtinë, për të parë edhe kryeqytetin sesi ishte dhe më duhet të them që ka ndryshime mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi edhe Kosova është e bukur në mënyrën e saj.Mendoj që edhe kjo ishte një eksperiencë e bukur, sepse në aspektin kulturor mësova shumë.

Keni shumë miq shqiptarë dhe a ju pyesin ata për detaje nga jeta e Skëndërbeut ,të cilat ju mund ti keni të treguara nga të afërmit tuaj, por që nuk dihen nga historia?

Sofie Kastriota: Jo, nuk kam shumë miq shqiptarë. Kam zënë ca miq që vijnë nga Shqipëria, por që jetojnë në Australi, në Melburn dhe Sidnej, që takohemi kur marrim pjesë nëpër aktivitete të ndryshme, por ata nuk më kanë pyetur, sepse për mua kjo është një gjë relativisht e re. Dhe unë tashmë e shoh se sa rëndësi ka pasur Skëndërbeu, sa i fuqishëm ka qënë ai, edhe pse unë jetoj në Australi dhe nuk jam familjarizuar ende me kulturën shqiptare, por jam ende në zbulim.

Po miqtë e huaj që keni, pra miq jo shqiptarë, e njohin Skëndërbeun dhe çfarë thonë kur ju i tregoni se rrini nga kjo familje?

Sofie Kastriota: Jo, se besoj. Dua të them se kjo është ajo që duhet të bëjmë ne, duhet të punojmë shumë për ta bërë më të njohur nëpër botë rolin e madh dhe të rëndësishëm që Gjergj Kastrioti ka luajtur për kombin shqiptar, dhe gjithë rolin e tij në histori.Ti tregojmë gjithë botës që ai ka qënë një strateg i mirë, një burrë i fuqishëm, që ka udhëhequr kombin dhe që e ka ndihmuar Shqipërinë dhe Evropën bashkë më kontributin e tij. Njerëzit në fakt nuk më besojnë kur ju them prej nga vij dhe cilat janë rrënjët e mia, dhe mua më duhet tju shpjegoj atyre lidhjen time të gjakut dhe historinë, e më pas ata më besojnë. Por unë jam shqiptare dhe ky është një fakt, nëse ndjekim linjën time të gjakut.

A ke kontakte me të tjerë pasardhës të Skëndërbeut? Ose objekte e sende të cilat janë trashëguar brez pas brezi?

Sofie Kastriota: Po kam kushërinj në Itali të cilët janë arbëreshë. Është interesante të shohësh që ke edhe të tjerë të afërm me të cilët ndan gjakun e të parëve të tu, madje mund ët them që jam e bekuar të kem gjak Kastriotësh. Madje mendoj se nëpërmjet muzikës që bëj, apo daljeve publike të ndikoj për të rritur reputacionin shqiptar, aq sa të mundem, për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, në mënyrë për të dhënë një imazh sa më të mirë dhe për ta lartësuar atë.

Ju jetoni në Australi dhe merreni me muzikë. Më tregoni pak ju lutem për jetën tuaj artistike?

Sofie Kastriota: Po unë jetoj larg, në Australi dhe merrem me muzikë. Kam filluar të luaj në violin që në moshën 4 vjecare, e duhet them është një kohë e gjatë që luaj këtë instrument. Jam rritur me muzikën klasike dhe vendosa para ca vitesh që të eksperimentoja, të shihja se cmund të bëja ndryshe. Kështu që zgjodha edhe të këndoj, në tërësi të merrem me muzikë, dhe pasi mora vesh mbi origjininë timë, fillova të interesohesha për muzikën shqiptare. Duhet të them që më pëlqen shumë muzika tradicionale shqiptare, por pëlqej edhe muzikën pop apo rrymat e tjera.

Muzika ishte arsyeja që ju solli në Shqipëri dhe cilat janë projektet tuaja të momentit?

Sofie Kastriota: Arsyeja e vizitës sime në Shqipëri është ftesa që mora nga Kosova për të qene pjesë e ‘Hardh Fest’ dhe kam kënduar apo luajtur në violinë. Ndërkohë sa u takon planeve apo projekteve të mia të momentit, mund të them se jam duke regjistruar një këngë të re. Kush e di se çdo të ndodhë, por kam disa plane të afërta të tjera të cilat pres ti realizoj.

Nëse do të kishit në dorë të rregullonit dicka, cfarë do të bënit më mirë?

Sofie Kastriota: Këtu ka shumë varfëri, njerëz të varfër e kjo më mërzit…..ka nga ata që nuk kanë çtë hanë, ndoshta do më pëlqente ti ndihmoja me para apo me cte jetë….Këtu për shembull do të doja të ndërhyja për të ndryshuar çmimin e ilaceve, në Shqipëri janë shumë të shtrenja çmimet…nuk e di..ka shumë punë për të bërë e shpresoj që në një të ardhme të kem mundësi të ndihmoj sado pak.

Keni ndonjë këshillë për artistët shqiptarë?

Sofie Kastriota: Për artistët shqiptarë po…të jënë vetvetja në fund të ditës. Nëse të gjithë bëjnë gjërat që realisht duan të bëjën dhe që cdo gjë të vijë në mënyrë natyrale, besoj suksesi do të jetë i garantuar. Jam dakord që duhen ndjekur trendet e momentit, apo të bësh dicka që vlen, por jo ta bësh për të tjerët, por sepse ashtu ndihesh mirë…e rëndësishme është të bësh atë që do…

Po për rininë shqiptare cfarë do të sugjeronit?

Sofie Kastriota: Të shkojnë në shkollë, të mësojnë shumë, është më e rëndësihme se cdo gjë. Unë nuk e kam pasur qejf studimin, më pëlqente të shkoja ën shkollë se rrija me miqtë e mi apo se bëja muzikë, por medonj se është gjëja më e mirë në jetë. Kur je I ri nuk mendon shumë se cila është më e mira për tu bërë dhe nuk e mendon shumë të ardhmen.Por them se shkolla ëshët mbi të gjitha.Duhet që gjithë secili të jetë vetvetja dhe të jenë të edukuar, sepse kështu arrihet cdo gjë.

Sofi ke mësuar ndonjë fjalë shqip?

Sofie Kastriotia PO, JO di fjalët bazike, është pak gjuhë e vështirë, sepse atje ku jam unë nuk flet njeri shqip. Në Australi flitet Anglishte e pastër.Ne nuk e njohim gjuhën shqipe, falsim italisht apo frëngjisht, por po mësoj vetë, po mësoj disa fajël fillimisht.S’kam librat për të mësuar shqipen, por besoj se në të ardhmen do kem mundësi të flas edhe shqip.

Do të rikthehesh sërish në Shqipëri?

Sofie Kastriota: Po do vij, unë e dua Shqipërinë, pëlqej ushqimin, sepse këtu pothuaj cdo gjë është ndryshe. Ushqimi europian është shumë ndryshe nga ai Australian, këtu është homogjen, sepse në Australi ka shumë kultura shumë kombe.Kjo ma përforcon idenë për tu rikthyer sërish sepse këtë vend e dua.

dhe ne do të të presim ….

Sofie Kastriota: Do të kthehem, me muzikën apo me projekte të tjera, por do të vij sërish.

Sofi të falenderoj shumë për intervistën dhe të falenderoj që na zgjodhe ne, Ora News për të treguar dicka për veten tënde, për një nga trashëgimtaret e heroit tonë Gjergj Kastioti Skëndërbeu.

Sofie Kastriota: Felminderit shumë juve! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat