Kosova 13 herë më pak e prekur nga kanceri se Sllovenia! Populli më vital në Ballkan

Intervista

Kosova 13 herë më pak e prekur nga kanceri se Sllovenia! Populli më vital në Ballkan

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 15:14
Ekrem Hyseni

Në Kosovë, në 7-mujorin e parë të këtij vitit, janë paraqitur 690 raste të reja me kancer.

Duhani, alkooli, mënyra e jetesës, e të ushqyerit janë disa nga arsyet të cilat sipas drejtorit të Institutit Onkologjik, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, po ndikjonë në shfaqjen e sëmundjes së kancerit.

Ai thotë se Klinika e Onkologjisë, ofron të gjitha trajtimet e nevojshme për këtë sëmundje.

“Klinika e onkologjisë ofron trajtim sistemik (kimioterapi, hormonoterapi dhe target terapi) dhe trajtim lokal me radioterapi. Poashtu ofrohet edhe trajtimi paliativ ditor. Këto shëribme janë mjaft cilësore dhe me një qasje shume të mirë. Për këto mjekime përdoren protokole të aprovuara ndërkombëtare dhe bashkëkohore”, thotë Hyseni.

Hyseni në një intervistë për Gazetën Fjala, Hyseni ka folur më shumër rreth rasteve të reja, vetëdijësimit të qytetarëve lidhur me këtë sëmundje.

“Prevenca më e mirë është mosekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut (mospirja e duhanit, alkoolit), aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e përshtatshme me produkte të shëndetshme.”, shpjegon i pari i klinikës së Onkologjisë në QKUK.

Hyseni ka folur pooashtu edhe për furnizimin me citortatikë, rastet e shërimeve jashtë vendit si dhe për gjendjen në klinikën që ai e udhëheq.

Së fundi janë publikuar shifra shqetësuese të të prekurve me kancer në Kosovë. Mbi 700 raste për 7 muaj?

Ekrem Hyseni: Këtë vit ka pasë një ndryshim në procedurat e raportimit dhe janë raportuar më shumë raste, por kjo nuk do të thotë se ka shtim te madhe të rasteve të reja por shtim të raportimit. Pra, nuk ka ndonjë rritje reale, por kemi me shumë një shtim të raportimit të rasteve të reja.

A vlerësohet kjo situatë alarmante?

Ekrem Hyseni:: Situata nuk paraqitet alarmante sepse sic u tha më sipër nuk ka një rritje reale por shtim të raportimit (më poshtë referojuni krahasimit me rajonin)

Çfarë po ndikon në shtimin e numrit të të sëmurëve me këtë sëmundje?

Ekrem Hyseni:  Në përgjithësi kanceri ka faktorë multifaktorialë  sic janë ambienti, mënyra e jeteses (duhani, alkooli), trashegimia, mënyra e ushqyerjes, etj.

A mund të na sqaroni detajisht nëse janë bërë hulumtime për shkaktarët e kësaj sëmundje në Kosovë? 

Ekrem Hyseni: Edhe Kosova ashtu si vendet tjera të botës ju nënshtrohet faktorëve të njëjtë .

Cilat janë masat preventive? 

Ekrem Hyseni: Prevenca më e mirë është mosekspozimi ndaj faktorëve të rrezikut (mospirja e duhanit, alkoolit), aktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e përshtatshme me produkte të shëndetshme.

Cilat janë llojet më të shpeshta të kancerit në Kosovë? 

Ekrem Hyseni:  Kanceri i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë janë kanceret më të shpeshta në Kosovë dhe në vendet tjera në regjion dhe me gjërë

A ofrohet trajtim i mjaftueshëm për pacientët? 

Ekrem Hyseni:: Klinika e onkologjisë ofron trajtim sistemik (kimioterapi, hormonoterapi dhe target terapi) dhe trajtim lokal me radioterapi. Poashtu ofrohet edhe trajtimi paliativ ditor. Këto shëribme janë mjaft cilësore dhe me një qasje shume të mirë. Për këto mjekime përdoren protokole të aprovuara ndërkombëtare dhe bashkëkohore

Përse është në rritje numri i atyre që kërkojnë shërim jashtë vendit? 

Ekrem Hyseni:: Numri i kërkesave për trajtim jashtë vendit ka pësuar rënie të madhe dhe nuk kemi rritje, por rënie drastike të kërkesave për trajtim jashtë vendit në këto 3 vitet e fundit.

Ku qëndron Kosova në raport me vendet e rajonit sa i përket numrit të të sëmurëve? 

Ekrem Hyseni: Kosova ka numrin më të vogël të sëmurëve me kancer në regjion. P.sh. kemi rreth 4 herë më pak se Maqedonia dhe rreth 13 herë më pak se Sllovenia. Një sqarim të pjesshëm e jep edhe mosha e re e popollatës. Sa më e re është popullata aq më pak ka të prekur me kancer.

A ka kapacitete kadrovike të mjaftueshme Kosova për ti trajtuar këto raste?

Ekrem Hyseni:Në Kosovë për momentin kemi një shërbim onkologjik të konsoliduar dhe kjo ofrohet nga stafi i klinikës së onkologjisë. Ky staf ka nevojë të shtohet akoma me mjek specialistë dhe staf të mesëm (infermierer të kimioterapisë dhe teknik të radioterapisë) në mënyrë që të ofrohen shërbime akoma më cilësore./GazetaFjala/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat