Mirakaj: ligji i dosjeve, djallëzor ndaj viktimave

Intervista

Mirakaj: ligji i dosjeve, djallëzor ndaj viktimave

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 08:31
Lek Mirakaj

Kohët e fundit në Shqipëri është hapur një institucion i ri, Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, ku njerëzit mund të marrin informacion mbi përndjekjen e tyre gjatë diktaturës, bazuar tek dokumente të ish sigurimit famëkeq të shtetit. Në një intervistë disa ditë më parë për "Zërin e Amerikës", drejtuesja e këtij Autoriteti, tha se institucioni që ajo drejton do të bëjë gjithçka është e mundur, që t'u sjellë viktimave të Sigurimit të Shtetit dinjitetin e nëpërkëmbur për 40 vjet. Por si e shohin krijimin e këtij institucioni të përndjekurit e regjimit komunist? Për të biseduar për këtë çështje Zëri i Amerikës intervistoi zotin Lek Mirakaj, anëtar i kryesisë së organizatës "Vatra" së diasporës, i cili ka kaluar shumë vite të jetës së tij në burgjet dhe qendrat e internimit të periudhës së komunizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat