Philips: Politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Maqedonia është në krizë që nga dhuna etnike, e cila kishte shpërthyer në vitin 2001

Intervista

Philips: Politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Maqedonia është në krizë që nga dhuna etnike, e cila kishte shpërthyer në vitin 2001

Nga: Beqir Sina Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 14:32
Profesor David L. Phillips

NEW YORK: Mbas zgjedhjeve të fundit në Maqedoni , dhe situatës të krijuar post zgjedhore atje, Profesor David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes - Columbia University, foli në një intervistë të posaçme me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir SINA, ku ai thotë se: "Maqedonia, është në krizë që nga dhuna etnike ka shpërthyer në vitin 2001. Marrëveshja kornizë e Ohrit (MKO) përveçse ka penguar luftën civile duke adresuar pabarazitë në rrënjët e konfliktit, nuk është realizuar, i tha ai gazetarit tonë. 

“Marrëveshja e Ohrit, parashikonte integrimin eventual të Maqedonisë në institucionet euro-atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizojë aspiratat e saj evropiane për shkak të pengimit që i vjen asaj nga Greqia, e cila vuri veton anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht. Palët e interesuar atje kan ndjekur interesat e ngushta politike dhe kanë qenë subjekt i ndikimit kriminal. Këto kushte çuan në krizën e brendshme politike në Maqedoni dhe në zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor, 2016” tha profesor David Philips.

Për më shumë mund të ndiqni intervistën e plotë të David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes - Columbia University me gazetën Bota sot.

A duhet të kuptohet se çështja e zgjedhjeve në Maqedoni, duhet të shifet akoma si zgjidhje e problemit politik dhe dalje nga kriza në të cilën ndodhet Maqedonia dhe sa besoni ju në atë?

Kriza në Maqedoni vazhdon që prej shpërthimit të dhunës në 2001.  Marrëveshja Strukturore e Ohrid (MSO) parandaloi luftën civile me anë të adresimit të pabarazive që në rrënjët e konfliktit. Ajo parashikonte integrimin përfundimtar të Maqedonisë në institucionet Euro-Atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizonte aspiratat e saj evropiane për shkak të pengesave nga pala Greke e cila vendosi veton për antarësimin e Maqedonisë në NATO në Bukuresht, Samitin e NATO-s 2008. 

Çështja është se mekanizmi i zgjedhor thuhet se nuk funksionoi si duhet mbasi Maqedonia edhe në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, tregojë se sistemi zgjedhor nuk është ai në të cilin do të besoj çdokush?

Me ndalimin e përparimit, politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Partitë ndoqën interesta  të ngushtë politike dhe e bënë pre e influencave kriminale. Këto kushte e çuan Maqedoninë në kriza të brendshme politike dhe zgjedhje paraprake elektorale në 11 Dhjetor, 2016.
Zgjedhjet e 11 Dhjetorit u përcaktuan si të drejta e të lira. Sikurse dhe me demokracitë e tjera, partitë janë të përkushtuar të mbështesin interesat e përkrahësve të tyre.
Për momentin, partitë janë angazhuar në proçesin e shkëmbimit botëkuptimor për formimin e koalicionit qeveritar.

Është, MSO-ja ende e vlefshme?

Marrëveshja Strukturore e Ohrit është legalisht e detyrueshme. Mirëpo, ngaqë  MSO-ja nuk u zbatua ndonjëherë plotësisht, ajo vetë është zhvlerësuar. “Ndarja-Pushtetore” është ngulitur në marrëveshje si parimet e MSO-së. Këto parime mund të ndihmojnë në bashkimin e vendit dhe të lidhin maqedonasit nën një synim të përbashkët. Sistemi I ndarjes- pushtetore nënkupton gjithashtu një sistem kontrolli, barazie dhe ndershmërie.

Cilat janë parimet e MSO-së?

Parimet e MSO-së kanë të bëjnë me kompromisin dhe ujdisjen e përbashkët, të mishëruara këto në vetë marrëveshjen. Këto parime të MSO-së kanë një rëndësi kritike në udhëzimin për qeverisjen e Maqedonisë, si dhe të qëndrueshmërisë në shoqëri të tjera të rajonit. Zbatimi I përpiktë I MSO-së mund të arrijë kthimin e saj në një markë tregtimi në vendet me ndarje kombëtare ose fanatike. Për shembull, një marrëveshje përfundimtare për t’I dhënë fund luftës civile në Siri, do të reflektojë marrëveshjen e ndarjes pushtetore të MSO-së.
A mendoni ju se edhe kësaj rradhe “Lokomovita” e Maqedonisë, me këto zgjedhje doli nga binarët….?
Si jo! pajtohem plotësisht. Është, normale në Maqedoni periudha e pasigurisë, pikërisht mbas zgjedhjeve kombëtare parlamentare, gjatë së cilës aktorët politikanë kryejnë shkëmbimin e interesave të tyre. Megjithatë, pasigurisë I duhet dhënë medoemos një fund, pasiguri kjo që ka zgjatur për një kohë tepër të gjatë.

Përse, për herë të parë shqiptarët ju bashkuan një partie maqedonase e qartësuar në bllokun nacionalist - socialist, LSDM ? Pse Gruveski i mban gjallë akoma shpresat tek BDI- dhe Ali Ahmeti?
 
Ngase, ata e panë se z. Gruevski, përsëri dëshiron të formojë një koalicion me DUI-në ashtu sikurse ishte më parë. Ali Ahmeti parashikohet si  bashkëpunëtor në formimin e qeverisë. Të gjithë partitë duhet të bashkohen duke gjetur pikërisht ato çfarë kanë të përbashkëta  me anë të përkushtimit në ndarjen-pushtetore, pavarësisht se kushë eshtë në krye duhet kushtëzuar me korektes.

A fituan apo humbën shqiptarët në zgjedhjet në Maqedoni, dhe kush humbi dhe kush fitojë, gjithmonë simbas teje?

Shqipëtarët do të jenë fitues nëse arrijnë të formojnë një grup me përfshirje të gjërë ku reflektohen interesa të përbashkëta. MSO-ja ishte e gatshme t’I bënte shqipëtaët pjesëtarë të palëve të interesuara në shoqërinë Maqedonase. Zbatimi I MSO-së pati një fillim të mirëv por më vonë humbën përqëndrimin. Ndarja-pushtetore është e mire për të gjithë. Besa dhe Aleanca Shqipëtare kryen zbatimin e parimeve të MSO-së më mire nga ç’parashikohej sepse shqipëtarët duan alternative. Ata besojnë në pluralizmin politik.

Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, megjithse parti të reja, morën njëra 5 deputet dhe tjetra 3 deputet, si e komentoni ju këtë? si një humbje besimi tek partitë e mëdha shqiptare, lidershipi i saj, apo një alnternativ besimi, apo ajo shprehja jonë “hajde t’a provojmë një herë edhe me këta”?

Besa ishte e financuar tejet mire nga burime në Turqi dhe sponsorizues të tjerë myslimanë nga vende si Arabia Saudite dhe Irani.Shqipëtarët duhet të ruhen nga Besa e cila është fronti i islamistëve në Turqi dhe për rrjedhojë nuk mund t’I kihet besë. Partitë politike duhet t’I avancojnë interest kombëtare sesa të kthehen në agjentë të disa agjensive të huaja të fshehta.

Në Maqedoni, a mendoni se ka metoda të avancuara për monitorim të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, për të pasur një fushatë të drejtë dhe zgjedhje kredibile, që të ishin hapi kyç drejt zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni?

Ndershmëria përsa i përket anës financiare përbën anën kritike në ndërtimin e besimit publik. Partitë mund të hapin llogaritë e tyre për kontroll. Ato gjithashtu mund të kërkojnë një palë të tretë nga komuniteti ndërkombëtarë  për kontrollimin e financave të tyre dhe për të siguruar që administrimi i tyre të bëhet sipas standarteve ndërkombëtare. Asgjë nuk është më shkatërrimtare për demokracinë sesa korrupsioni dhe kriminaliteti.

Si e parashikoni ju të “nesërmen” pas këtyre rezultateve të këtyre zgjedhjeve më 11 Dhjetor 2016 ?, kush do të jetë qeveria simbas jush?

Unë nuk do t’i hyj spekullimeve se kush do të formojë qeverinë, por mund të them se hapi tjetër do të përfshijë bisedime mesh palësh tepër të vështira. Nëse politikanët maqedonas nuk gjejnë rrugëzgjidhje, ata mund të kërkojnë ndihmën e BE-së ose të SHBA-së për ndërmjetim. Një rezultat ku të gjithë janë fitues është më i mirë sesa rezultati zero i tërë lojës ku njëra pale fiton mbi kurrizin e tjetrës. Përqendrimi i pushtetit do të çojë në përplasje, duke rezultuar kështu në manifestime rrugësh dhe në rastin më të keq, në rikthimin e konfliktit të dhunës.

Ndërkohë, në lidhje me çështjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, çfardo ndryshimi që të ndodh në qeveri a do të ketë ndikim me Greqinë, apo do të jëtë një rezulatat i përpjekjeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO? 

Maqedonia dhe Greqia po njohin përparim. Masat për rritjen e vetëbesimit përfshijnë bashkëpunimin për transportimin e gazit natyror dhe hekurudhor. Si rrjedhim, shoqëria civile duhet të intensifikojë përpjekjet duke u fokusuar në kontaktet, komunikimin dhe bashkepunimin. Shoqëria civile mund të mbushi hapsirën kur normalizimi midis zyrtarëve bëhet i pamund dhe humbet përqendrim.
Universiteti i Kolumbias, është duke mbështetur një udheqesi dinamike që përfshinë zyrtarët lokalë, Avokatin e Popullit, mendimtarë, universitete, historian, hidrologjistë dhe shkencat e mjedisit. Kolumbia vepron në mënyrë të pavarur por informon rregullisht qeverinë Greke e Maqedonase.

Çfarë tregon sipas jush se menjëher mbas kësaj situate, me këtë rezultat, që kemi në Maqedoni, pas 11 dhjetorit,  Ali Ahmeti dhe disa lider nga Maqedonia, u “thirrën” në Tiranë, nga Edi Rama dhe Ilir Meta ? A po ndihmon apo e kompromenton situatën, kjo vajtje ardhje?

Udhëtimi I Ali Ahmetit në Tiranë është normal. Ekziston një lagje shqipëtare që kapërcen kufijtë kombëtarë. Shqiptarët duan të punojnë së bashku me anë të bashkëpunimit përmbi kufitar. Integrimi evropian e zvogëlon rëndësinë e kufijve kombëtarë. 

Zoti Philips është folur  kohët e fundit se po shifet një ndikim në rritje të Rusisë edhe në rajonin e Ballkanit, sidomos ne Beograd dhe Shkup. Sipas jush, sa e pranishme është Rusia dhe ndikimi i saj në gjithë rajonin tonë? Balkanin

Rusia është një kundërshtare strategjike e SHBA-së. Ajo nënvlerëson rregullat e sistemit themelor ndërkombëtar me anë të luftës kibernetike dhe aktiviteteve të tjera të një natyre të ulët. Rusia ka kryer krime lufte në Siri. Udhëheqësit e saj duhet të mbahen përgjegjës për to. Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor duhet të bëjnë kujdes. Për Vladimir Putin ata nuk janë veçse pangje që mund të manipulohen për avancimin e realizimin e ambicjeve të Rusisë për një perandori të re. Rusia ofron miqësi shtirëse dhe në realitet qëllimi i saj është nënvlerësimi I influences së Evropës dhe SHBA-së. Rusia ka një frikë për mbijetesën e saj për shkak të rrethimit nga NATO.

Por, është thënë shpesh se Shqipëria dhe Kosova, janë të vetmet vende që ndoshta kanë “mbetur” jashtë këtij ndikimi. Megjithatë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se “çdo vonesë për vendet e Ballkanit, në BE, dhe liberalizmi i vizave për Kosovën, shkojnë në favor të Rusisë, pra ndikimin e Rusisë, në këto vende përfshirë Shqipërinë! Si e komentoni ju këtë?

SHBA-ja dhe NATO duhet t’a zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë, dhe Kosovën. Shqipëtarët bëhen akoma më të rëndësishëm për Turqinë. Turqia nën diktaturën e Erdoganit do t’a distancojë veten më tej nga NATO-ja. Turqia do t’a kufizojë lejimin e fluturimit të avionëve luftarak amerikanë në vend të Forcave Ajrore Incirlik. NATO duhet të fillojë të shpërngulë bazat e saj në Shqipëri dhe Kosovë. Shqipëtarët janë aleatë besnikë. NJë e ardhme e ndritëshme do mund t’a presë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë me anë të integrimit të tyre në BE dhe kërkesave reformale për anëtarësim.

Kur flasim për poltikën ballkanike, madje, Kryeministri Rama, e ka vlerësuar si një lider botëror Presidentin e Turqisë, Tajip Erdogan, i cili duket si njeriu më i afërt me Rusinë, në skenën ndërkombëtare. Si e shihni ju politikën e liderit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe në raport me shqiptarët ? E rajonin Ballkanik.

Erdogan dëshiron të bëhet Kalif i politikës Islamike. Drejtësia e tij dhe Partia e Zhvillimit nuk janë veçse një degë e Vëllazërisë Myslimane. Pavarësisht nga mohimet që bën pala Turke, Turqia ndihmoj në formimin e ISIS-it dhe e ushqeu me armatime e ushtarë. Me anë të TIKA-s e instrumenteve të tjera, Turqia po përpiqet të vendosë influencën e saj në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të radikalizojë shqipëtarët e t’I kthejë ata kundra Perëndimit. Turqit po blejnë asete ne Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Kontrollimi I këtyre aseteve e rrit influencën e Turqisë në rajon si dhe influencën e axhendës islamike. Edi Rama duhet të ruhet nga miq që shtiren. Sikurse Putin, dhe Erdogani udhëhiqet nga idea për një perandori të re. Erdogani nuk është mik i Shqipërisë e shqipëtarëve.

Rreth David L. Phillips:

David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes - Columbia University. Profesor Phillips ka punuar si këshilltar i lartë në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe si një ekspert i punëve të jashtme dhe këshilltar i lartë në Departamenti Amerikan i Shtetit. 

Ai ka mbajtur pozicione si një studiues  në Qendrën Universitetit të Harvardit për Studime të Lindjes së Mesme, dhe drejtor ekzekutiv i Programit Ndërkombëtar të zgjidhjes së konflikteve në qendrën e Columbia University.
 

Drejtor i Programit për Parandalimin e Konflikteve dhe ndërtimin e paqes në Universitetin Amerikan, Profesor në Departamentin e Politikës në Universitetin e Nju Jorkut, dhe si profesor në Akademinë Diplomatike të Vjenës. 

Ai ka qenë edhe anëtar dhe zëvendës drejtor i lartë i Këshillit të Qendrës për Marrëdhëniet me Jashtë "për veprim parandalues, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut të Shteteve të Bashkuara, anëtar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, drejtor i Qendrës Evropiane për pjesëmarrje të përbashkët, drejtori i projektit në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Oslo, president i Fondacionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit, dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Wiesel Elie. 

Z. Phillips, është autor i disa librave, përfshirë atë :”From Bullets to Ballots” - “ Nga plumbat te votat”:, librin Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicion (Transaction Press, 2008), librin “Duke humbur Irak”: Pasluftës, Brenda, Rindërtim Fiasco (Perseus Books, 2005), Unsilencingthe Past : Track Two Diplomaci dhe Pajtimi turko-armen (Berghahn Books, 2005). 

Ai është gjithashtu autor i raporteve të shumta të politikave, si dhe më shumë se 100 artikuj në publikimet kryesore të tilla mjete shtypi botëror, si New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, International Herald Tribune, dhe revista e Punëve të Jashtme - Foreign Affairs.

Profesor, për më shumë se 25 vjet është marrë në mënyrë intezsive, dhe të vazhdueshme me çështjet shqiptare, sidomos me artikuj, analiza, komente, ligjërime dhe senaca dëgjimore në Departamentin e Shetit, Capitol Hill, dhe OKB, për sundimin dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, për Kosovën, nën sundimin e Serbisë, luftën e saj për liri e pavarësi, zhvillimin e saj në pavarësi dhe të ardhemen e saj. Liritë e të Drejtat e Shqiptarëve, në Luiginën e Preshevës, Mal të Zi dhe sidomos ato të shqiptarëve në Maqedoni. 

Ku Profesor Philips, ka pasur një vemendje të madhe për trajtimin që i ka bërë Marrveshjes së Ohrit, edhe në qarqet ndërkombëtare, kanceleritë e botës.

Përktheu: Julia Kokoshari - Photo credite Tara Philips
New York 12/21/2016

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat