Kosova e ngulfatur në duart e mafias

Intervista

Kosova e ngulfatur në duart e mafias

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 2 janar 2017 Në ora: 08:48
Deputetja e VV -së, Donika Kadaj Bujupi

Në një intervistë për gazetën "Bota sot", deputetja e VV -së, Donika Kadaj Bujupi, ndërsa ka folur për qëndrimin e saj në burg, një vit më parë, është ndalur edhe tek situata aktuale politike, por edhe të ashtuquajturat skandale që kanë prekur skenën politike. "Anarkia në të cilën gjendet vendi kërcënon edhe të ardhmen, por edhe të tashmen. Në këto momente që ne flasim siguria në burgje, në dhomën e dëshmive në shtëpitë e qytetarëve madje edhe të kryeprokurorit është e brishtë. Që nënkupton që në vend sundon mafia dhe vetëm një Ligj i mirë i kërkuar kahmoti nga Lëvizja Vetëvendosje, Anti-Mafia, por kuptohet zbatuar nga një klase tjetër politike do të kryente punë", ka thënë Kadaj Bujupi.

Bota sot: Si e vlerësoni gjendjen politike në Kosovë?

Donika Kadaj-Bujupi: Skena politike sot është më e polarizuar se asnjëherë më parë, në njërën anë kemi ata të cilët luftojnë ta ruajnë status quon, ta mbajnë vendin në gjendje statike në mënyrë që pozitat e tyre të jenë statike, pozita këto që i kanë fituar në emër të meritokracise për një periudhë në të kaluarën, pozitat të cilat i kanë ngrirë e uzurpuar e të cilat po mundohen edhe t'i delegojnë duke ia trashë-guar brezit të ri të sojit të vet. Kurse, në anën tjetër kemi ata të cilët sakrifikojnë gjithçka, e nuk kursejnë asgjë, shkojnë në vetëmohim e persekutohen duke rrezikuar edhe jetën nga një regjim i dhunshëm e fanatik. Pra, për deri sa njëra palë identifikohet me afera të ndyra, krim e korrupsion, struktura klienteliste, kompromise në dëm të vendit për të shpëtuar lëkurën, përdorim të mono-polit të fuqisë ndaj popullit të vet por jo edhe ndaj mureve fashiste e ndarëse, pala tjetër identifikohet me mendim kritik, vetëdije politike, guxim për veprim, e me së shumti identifikohet me alternativën e saj. Filozofi francez Badiou do të thoshte: "Thelbi i politikës për-mbahet në pyetjen: Për çfarë janë të aftë individët, atëherë kur mblidhen së bashku, organizohen, mendojnë, dhe ven-dosin? Në dashuri duhet ditur nëse janë të aftë të dy, të mar-rin përsipër diferencën dhe ta bëjnë atë krijuese. Në politikë duhet ditur nëse janë te aftë në masë madje edhe në turme, të krijojnë barazi". Dhe kjoklasa jonë politike ka shkaktuar kaq shumë pabarazi sa që njerëzit janë në depresion të thellë me ndjenjë të pashpresë dhe me rrezik të humbjes së mundësisë për të ekzistuar. Prandaj po ikin, prandaj po na ndodhë humbja e popullit kra-hos humbjes së territorit dhe sovranitetit. Megjithatë, këtë vit diçka po ndryshon. Skena politike iden-tifikohet në thelb me qytetari aktive, e cila edhe pse e var-fër refuzon të vazhdojë të po-shtërohet nga klasa oligark,e që po i'a përdhos dinjitetin çdo dite e më shumë, e kjo më së miri u pa edhe në procesin e fundit zgjedhor, pra qytetarët kanë vendosur që të mirat e përbashkëta mos t'i centralizojnë tek një klasë të ngushtë politike, por t'i kanalizojnë në atë mënyrë që të kenë zhvillim e prosperitet, pra ndryshimi po vjen.

Bota sot: A do të duhet që Qeveria e Kosovës të vazhdojë bisedimet me Serbinë, pas kushtëzimit të fundit të bërë nga Daçiqi?

Donika Kadaj-Bujupi: Shteti konsiderohet si i tillë vetëm pasi të plotësojë një kusht, që është sovraniteti i tij, e sovraniteti ndahet në dy lloje: i brendshëm dhe i jashtëm. Qeveria në këto bisedime më shumë si shtet fqinje e palë e barabartë në dialog, po sillet si shtet vasal ndaj Serbisë duke funksionarë me logjikën "Dëshira juaj, është urdhër për ne", e kjo pra është mënyra e veprimit që po na e cenon sovranitetin e jashtëm duke e pamundësuar kështu atë të brendshmin, kemi rastin e murit në Mitrovicë, dhe deklaratat ironike me të cilat supozohet që duhemi ngushëlluar e ku thuhet se murit do ti vihen shkallë. Kjo formë dhe kjo përmbajtje e negociatave është e padobishme, dhe në disa çështje të sovranitetit dhe zhvillimit ekonomik e dëmshme. Republika e Kosovës nuk ka asnjë avancim drejt procesit të integrimit në BE i cili buron nga rezultatet e negociatave Kosovë-Serbi për 5 vite. Republika e Kosovës nuk ka mundur të anëtarësohet në organizatat kryesore ndërkombëtare (përjashto fushën e sporteve) falë luftës së ashpër diplomatike nga Qeveria e Serbisë. Qeveritë e Kosovës (e tashmja dhe e ka-luara), kanë mbuluar proble-met e pa adresuara lidhur me çështjet jetike të brendshme të Kosovës me pjesëmarrjen dhe procesin e negociatave. Ata en-de sot mbështetjen e Brukselit për procesin e etablojnë si mbështetje për keqqeverisjen e brendshme. Për shkak të këtij procesi negociatash është ndalur (përveç kërkesave nga brenda Kosovës) kërkimi i për-gjegjësisë ligjore e politike për - 1. Personat e dhunuar gjatë luftës (asnjë i dënuar, asnjë proces gjyqësor, në Kosovë, Serbi, ndërkombëtar) 2. Heti-met mbi masakrat e organi-zuara nga ushtria dhe forcat policore të Sllobodan Milloshe-viqit, 3. Kthimi i fondi pensio-nal. Po ashtu, është ndalur pre-sioni ndërkombëtar mbi Ser-binë për njohjen e Republikës së Kosovës. Falë këtij procesi është rikthyer diskutimi mbi statusin politik të Kosovës. Përfshirë këtu dhe vetë institucionet e Bashkimit Evropian. (Kosova sot bart një shënim mbi statusin e saj në një fus-note). Në negociata janë trajtuar vetëm çështje të brendshme të Kosovës duke e kthyer shumë hapa prapa shpalljen e pa-varësisë dhe themelet e një qeverisje sovrane. Në tërësi edhe pse nga pala e Kosovës në kundërshtim me ligjet e brendshme, me vullnetin e qytetarëve shumicë, qeve-ritë kanë bërë shumë koncen-cione gjatë këtij procesi duke mos zgjidhur praktikisht asgjë vitale për mirëqenien dhe themelet e Republikës së Ko-sovës. Prandaj ky dialog pa parime dhe me koncesione te dëmshme për vendin duhet të ndalet sa më parë.

Bota sot: A po keqësohet gjendja e Kosovës me këto bisedime dhe këto kushtë-zime?

Donika Kadaj-Bujupi: Si-gurisht që po, derisa dialogu është zhvilluar në emër të in-tegrimeve Kosova është lënë në geto nga jashtë tani po ge-toizohemi edhe nga brenda përmes mureve.

Bota sot: Cilat do të jenë hapat e Vetëvendosjes që do ti ndërmerr për mos le-jimin e implementimit të Asociacionit te Komunave serbe?

Donika Kadaj-Bujupi: Siç e dini ne kemi parandalu themelimin e Zajednicës dhe me 23 dhjetor bëhet 1 vit nga dalja e opinionit të Gjykatës Kushte-tuese kundër kësaj marrëvesh-je. Prandaj, kjo marrëveshje jokushtetuese nuk është implementuar pikërisht për sh-kak të këmbëngulësisë sonë.

A do te kërkoni zgjedhje të jashtëzakonshme në qof-të, se Qeveria do ta rikthejë në Kuvend Projektligjit për Ratifikimin e Marffivesh-jes për Kufirin Shtetërorë ndërmjet Republikës së Ko-sovës dhe Malit të Zi. Donika Kadaj-Bujupi: Për kohë të gjatë në vendin tonë ka ndodhur regres, e shumë pak progres, për të mos thënë fare, andaj sa ma shpejt që të fillohet me strukturimin e këtij sistemi kaotik e me ç `rrënjosjen e kësaj mendësie korrup-tive është më mirë, ne kërko-jmë që ky regjim të shpërbëhet para sa të shpërbëhet Republi-ka prej këtij regjimi! Ne rastin konkret, të mar-rëveshjet, Gjykata Kushte-tuese konstatoi se në njërën u shkelën 23 nene të aktit më të lartë juridik të shtetit tonë, e në tjetrën të gjithë ekspertet e fushës të cilët nuk ishin pjesë e klientelës të këtij pushte-ti konstatuan se janë bërë gabime trashanike në demarki-min e kufirit, e kur as këto nuk mjaftuan 200 mijë qytetarë me anë të nënshkrimeve të tyre i rikonfirmuan këto pohime dhe unë mendoj se ky ishte mo-menti kur kjo qeveri humbi legjitimitetin e vet.

Bota sot: Këtë vit puna e Kuvendit të Kosovës u la paksa anash, kush duhet të jap përgjegjësi për këto ngecje?

Donika Kadaj-Bujupi: Siç e thashë përgjegjësinë për funksionim apo dështim e ka shumica, dhe sidomos në një koalicion kaq të madh.

Bota sot: Në Kosovë, përveç që mungon sundimi i ligjit kërcënues për të ardhmen paraqitet edhe korrupsioni. Duke e marrë parasysh se politikanët janë kategoria më pasur në Kosovë, a duhet të hetohej mënyra se si është bërë kjo pasuri, pasi dihet e kalua-ra ekonomike e një pjesë të politikanëve?

Donika Kadaj-Bujupi: Korrupsioni dhe sistemi i dobët i gjyqësisë janë në raport të zhdrejtë me njëra tjetrën, pra me rritjen e njërës zvogëlohet tjetra, në terma praktik: duhet të forcohet sundimi i ligjit në mënyrë që të luftohet kor-rupsioni, e sistemi i gjyqësisë nuk forcohet kur prokurorët emërohen me telefon e pa konkuruar. Anarkia në të cilën gjendet vendi kërcënon edhe të ardhmen, por edhe të tashmen. Në këto momente që ne flasim siguria në burgje, në dhomën e dëshmive në shtëpitë e qytetarëve madje edhe të krye-prokurorit është e brishtë. Që nënkupton që në vend sundon mafia dhe vetëm një Ligj i mirë i kërkuar kahmoti nga Lëvizja Vetëvendosje, Anti-Mafia, por kuptohet zbatuar nga një klase tjetër politike do të kryente punë.

Bota sot: Çfarë ka në plan VV-ja, që të zbardhet rasti i Astrit Deharit, i cili u gjet pa shenja jete në Qendrën e paraburgimit në Prizren?

Donika Kadaj-Bujupi: Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin. Vdekja e tij është dështim i shtetit dhe institucioneve, prandaj keqbërësit, ata të cilët Astri-tin e mbajtën të pafajshëm në burg do të japin llogari. Përveç kësaj, ata duhet të përgjigjen edhe për keqadministrimin e gjithë rastit pas kësaj vdekje të dyshimtë, dhe për pengesat e një hetimi të dyshimte.

Bota sot: Në Kuvend filli-misht, nuk u mbajt seanca për Astrit Deharin. Pse ka ndodhur kjo neglizhence për ketë rast?

Donika Kadaj-Bujupi: S'është neglizhencë, kjo është trysni mbi deputetët që të mos lejohet të flitet mbi të vërtetën për Astritin dhe 5 aktivistët tjerë. Kjo është direkt pasojë e presionit të Kadri Veselit, i cili ndikoi haptas që të dështojnë dy seancat. Tani po shpërfillet edhe peticioni me mbi 23 mijë nënshkrime i shoqërisë civile, dhe Kadri Veseli vazhdon me lojërat e tij të pandershme.

Bota sot: Çfarë ju shtyri të largoheshit nga AAK-ja dhe a ju mungon ndonjëherë kjo parti?

Donika Kadaj-Bujupi: E kam shpjeguar disa herë dhe nuk do ta përsërisë sepse po teprohet. Është një kapitull i mbyllur i një periudhe kohore të caktuar ku unë kam besuar që kontributi im është i duhuri.

Bota sot: A jeni e gatshme të bashkëpunoni me ish kolegët tuaj të AAK, edhe pse disa prej tyre, kanë fo-lur kundër jush, nëse VV, bën koalicion me AAK-në?

Donika Kadaj-Bujupi: Largimi im nga AAK nuk ka ndodhur për shkak të ndryshimit të raporteve të mia me dikë aty, por për arsye parimore, që tashmë i kam bërë të ditura. Ndërsa vendimet për koalicione merren në Këshillin e Përgjithshëm, ku unë sigurisht do ta them aty mendimin tim.

Bota sot: A është fajtore drejtësia vendore, meqë iu imponua Kosovës një Gjyka-të Speciale?

Donika Kadaj-Bujupi: Gjykata Speciale është padrejtësi e madhe që ju imponua shtetit si një implant në trupin e brishtë të Republikës të cilët do t'i duhet shumë kohë të marrë vetën nga kjo tronditje. Sigurisht që përgjegjësia është edhe vendore por edhe ndërkombëtare pasi sistemi drejtësisë në Kosovë ka qenë për një kohë të gjatë në duart e UNMIK-ut e pastaj EULEX -it, të cilët bashkë me prokurorët dhe gjyqtarët në vendin nuk e kryen punën e tyre por lejuan drejtësi selektive, e cila shkoi deri në shkeljen e të drejtave të njeriut.

Bota sot: Sa do të dëm-tohet imazhi i UÇK-së, nga ballafaqimi i figurave të luftës me një gjykatë të llo-jit të tillë? A ka pasur nevo-jë UÇK-ja, të pastrojë emrin e saj me anë të kësaj gjykate siç janë deklaruar zyrtarë të lartë të shtetit?

Donika Kadaj-Bujupi: S'kanë rëndësi fare indivi-dët, fakti që është themeluar Gjykatë për një ushtri çlirim-tare është absurditet. Periudha e UÇK-se nuk mund të njolloset dhe nuk ka nga çfarë të pastrohet ajo do të mbetet epoka e lavdisë, krenarisë dhe sakrficës për liri dhe drejtësi. Por, sigurisht që kjo gjykatë do të lërë pasoja për Kosovën, e cila në vitet e ardhshme do të shi-het përmes aktakuzave shumë të rënda kundër individëve të caktuar.

Bota sot: Çka mendoni, pse u hesht afera e shumë përfolur "Pronto"? Kush duhet ta mbajë përgjegjë-sinë për këtë ?

Donika Kadaj-Bujupi: Sepse shteti është i kapur dhe drejtësia po ashtu.

Bota sot: Rikthehemi tek koha që keni qëndruar në paraburgim. Sa ka qenë të vështira për ju ato ditë?

Donika Kadaj-Bujupi: Është tani një vit. Ka qenë hera e parë të ballafaqohem me një gjendje ku më është pri-vuar liria pa të drejt, por kur e mendoja arsyen pse isha në burg ndihesha mirë për faktin se kontribuova sado pak në ndaljen e një të keqeje që i kanosej vendit.

Bota sot: Cila është Doni-ka Kadaj, jashtë politikës?

Donika Kadaj-Bujupi: Unë, kjo që jam edhe në po-litikë e prerë dhe e vendosur kur besoj se kam të drejtë dhe tolerante kur nuk jam e sigurt cila është rruga e duhur. Për mua preferoj të flasin tjerët: miqtë, shokët dhe familja.

Bota sot: Si e kaloni kohën e lirë?

Donika Kadaj-Bujupi: Lexoj dhe jam goxha e varur nga interneti që padyshim nuk është gjë e mirë.

Bota sot: Sa arrini t'ju përkushtoni familjes tuaj?

Donika Kadaj-Bujupi: Jo sa duhet por të paktën kohën sa jam me ta mundohem ta kalojmë mirë.

Bota sot: Në qoftë se nuk do të merreshit me politikë, cili do të ishte profesioni juaj?

Donika Kadaj-Bujupi: Besoj do isha avokate, në fakt kjo ka qenë dëshira e nënës sime, se dëgjova dhe ndoqa ëndrrën time dhe ja ku jam.

Bota sot: Në qoftë se, do ta kishit fuqinë që ta ndalnit kohën, cili do të ishte ky moment?

Donika Kadaj-Bujupi: Mendoj se lindja është momenti më i papërsëritshëm në jetë. Lindja e fëmijës, lindja e dashurisë, lindja e diellit...

Image
Deputetja e VV -së, Donika Kadaj Bujupi me familje
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat