“NISMA e hapur për të gjitha partitë, nuk ka vija të kuqe”

Intervista

“NISMA e hapur për të gjitha partitë, nuk ka vija të kuqe”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 mars 2017 Në ora: 07:40
Haxhi Shala

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë që ai përfaqëson në lidhje me çështjet e Demarkacionit dhe Asociaionit. Sipas të njëjtit, edhe muri i dizajnuar në Veri, ka lidhje pikërisht me njërën nga këto çështje. Ndërkaq, Shala, bën përgjegjëse Qeverinë për mosliberalizimin e vizave si dhe konfirmon se Nisma për Kosovën,  nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë partie, sa i përket koalicioneve, në rast zgjedhjesh.

Bota Sot: Kosova ditëve të fundit është përfshirë nga një “furtunë” zhvillimesh nga më ta pazakonshmet. Mendoni se ka pozitë dhe opozitë që mund të përballen me to?

Haxhi Shala: Kosova që pas shpalljes së Pavarsië e deri më tash në gjendje më të keqe nuk ka qenë. Dhe kur them më të keqe dhe më të vështirë dua të them që në arenën ndërkombëtare imazhi i Kosovës ka rënë jashtëzakonisht dhe është mjaft i ultë. Për këtë edhe mund të themi se Kosova është e përfshirë nga një krizë, jo vetëm morale dhe ekonomike, por, nga një krizë ku edhe miqtë e tanë janë në mëdyshje se pse e kanë njohur Kosovën. Dhe për të gjitha këto ngjarje se përse Kosova është në këtë gjendje mund të themi lirshëm se klasa politike është fajtori kryesorë e në veçanti një pjesë e Qeverisë dhe institucionet tjera.

Bota Sot: Si e komentoni rrëzimin e murit në Mitrovicë. Është rrëzuar ai muri apo veç është ridizajnuar?

Haxhi Shala: Qysh nga ndërtimi i atij muri ai nuk ishte ndërtuar për të qenë aty. Mbrapa atij muri fshihet dicka dhe me të drejtë mund të themi, se cdo herë mbrapa mureve fshihet diçka. Kjo po shihet edhe në opinionin e gjerë edhe tek qytetarët, se ky mur ka qenë i ndërtuar me një prapavijë e ajo prapavijë çdo ditë e më shumë po shkon vetëm duke u zgjeruar e duke shkuar drejt Asosacionit dhe drejt kushteve të reja të cilat mund të dalin nga Serbia dhe nga pjesa e serbëve, të cilët sot janë nga lista serbe e që të gjitha ato kushte besoj se kanë me qenë të dëmshme për vendin tonë.

Bota Sot: Si ka mundësi që një Qeveri të nënshkruajë marrëveshje me një komunë, përderisa e njëjta komunë është pjesë e shtetit, i cili udhëhiqet nga ajo qeveri?

Haxhi Shala: Nga kjo shihet se edhe Qeveria nuk është duke i ruajtur kompetencat e veta ose nuk është duke e shtrirëkushtetushmërinë në tërë territorin e Kosovës dhe bën marëveshje me komunat, ku dihet niveli organzimi i pushtetit në Kosovë nga ai qendror e lokal. Kështu që ne vetë po japim pushtet të parregulluar me ligj, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të shtrijë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës dhe duhet të llogarisë në të gjitha komunat më serioze dhe të bëjmë marrveshje me një komunë tjetër. 

Bota Sot: Mendoni se Kosova nuk është një dhe e tërë si territor?

Haxhi Shala:  Derisa Qeveria e Republikës së Kosovës bën marrveshje me një komunë mund të themi lishëm edhe pse është e dhimbshme, se Kosova nuk është një dhe nuk vlerësohet sa duhet.

Bota Sot: Pas çështjes së murit, tash do të riaktualizohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mendoni se muri është hequr me premtimin për themelimin e këtij asociacioni?

Haxhi Shala:Thashë edhe më parë se mbrapa murit fshihen shumë gjëra dhe një ndër to mund të fshihet edhe marrveshja e krijimit të Asosacionit. Them marrveshja e krijimit, sepse për tërheqjen e murit serbët e kanë marrë një garancion se ajo marrëveshje , e cila është nënshkruar në Brukesel do të respektohet. E jo interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të japë një vendim të mirë ose një mendim ashtu siç është i paraparë në Kushtetutën e Kosovës.

Bota Sot: Nga dokumentacioni i shfrytëzuar nga partia e juaj dhe nga ju në veçanti, a ka rrezik që ky Asociacion të jetë njëfarë Republike Serbe brenda Kosovës?

Haxhi Shala: Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, jep hapësirë që të mendohet apo të krijohet një lloj mini- Republike ja një mini shtet brenda shtetit të Kosovës, në qoftëse nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetetuese. E në qoftëse respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuse nga Qeveria e Republikës së Kosovës ai do të jetë vetëm një OJQ, siç është Asosacioni i komunave shqiptare deri më tash. 

Bota Sot: Një prej kushteve që qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me liberalizim të vizave është edhe themelimi i këtij Asociacioni. Ia vlen barra  qiranë që të themelohet ky Asociacion, ashtu siç kërkohet nga negociatat në Bruksel dhe ashtu siç është bërë publik për opinionin e gjerë?

Haxhi Shala: Asosacioni duhet krijuar, por duhet krijuar në bazë të vendimit të Gjykatës kushtetuese. Dhe çdo Qeveri, çdo individ dhe çdo inistitucion që nuk e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese,  nuk ka më legjitimitet të udhëheq mbi vendin dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. E në qoftëse vendi shkon në zgjedhje qytetarët e Republikës së Kosvës do të vendosin se për kë do të shkojnë, dhe natyrisht se do të pyesin se po shkon vendi para kohës në zgjedhje.Dhe nëqoftëse ky Asosacion krijohet në bazë të marrveshjes që është e nënshkruar në Bruksel, atëherë nuk ia vlen që të kemi liberalzim të vizave, sepse Kosova nuk do të jetë më asnjëherë funksionale ashtu siç duhet funksionojë një shtet. Por besoj se institucionet e Kosovës nuk do të guxojnë që t’i shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese sepse ajo është baza dhe themeli i një shteti tonë, ashtu siç është.

Bota Sot:  Pas urës vjen Asociacioni e pas tij Demarkacioni për fillim me Malin e Zi  e pastaj me Serbinë. Mendoni se do të kalojë Demarkacioni i proklamuar nga Qeveria?

Haxhi Shala: Marrëveshja e arritur me Malin e Zi për Demarkacion nuk do të kalojë në Parlamentin e Kosovës sepse jemi bindur edhe me prezantimin e Komisionit që është krijuar nga miqtë e kryeministrit dhe aty u pa qartë se nuk është bërë matja e saktë e Kosovës, por vetëm mundoheshin të krijonin fakte të reja se gjoja ajo marrëveshje është e mirë dhe nuk humb terriror Kosova. Të gjithë deputetët e opozitës,  vetëm kanë filluar të ngrejnë zërin, se nuk do të votojnë dhe kjo marrsveshje ashtu siç është në këtë formë nuk do të kalojë. 

Bota Sot: Besoni në profesionalizmin e Komisionit për matjen e territorit, i cili është themeluar së fundmi nga Qeveria e Kosovës, duke pasur parasysh se ai Komision është udhëhequr nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës?

Haxhi Shala: Duke e marrë parasysh se Akamemiku i Shkencave të Arteve mban një titull të lartë, nuk dëshirojë të bisedojë për atë njeri, por nga ajo çka kam parë nga viti i kaluar e kam vërejtur se ai njeri, ai Akademik është vetëm një servil i politikës dhe asgjë më tepër. Dhe unë nuk i besoj aspak këtij Asosocaioni edhe pse është udhëhequr nga kryetari i Akademisë së Shknencave. Sepse të jesh kryetar i kësaj Akademie duhet së parë ta vlerësosh vetveten , sepse akademiku çdo herë është mbi Instutucionin, është niveli më i lartë i dijes së rendit, kurse akademiku jonë ka rënë nën petkun e politikës ditore të vendit tonë. Prandaj unë nuk besoj, se ky komision ka kryer një punë profesionale në matjen e trritorit të Kosovës.

Bota Sot: Nëse nuk themelohet Asociacioni dhe nëse nuk kalon Demarkacioni atëherë sigurisht se nuk do të ketë liberalizim për qytetarët e Kosovës. Kush duhet të japë llogari para tyre?

Haxhi Shala: Për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sepse Qeveria nuk është as e opozitës e as e qytetarëve. Përgjegjës kryesorë për liberalizmin e vizave, janë dy partitë më të mëdhaja në koalicionin e tashëm e në veçanti Qeveria e Republikës së Kosovës, sepse në emër të liberalzimit të vizave, të tillët edhe kanë marrë vota dhe janë të thirrur si institucione që të punojnë për liberalizimin e vizave. Prandaj, nuk është mirë ta hedhin topin tek opozita siç, po mundohen ta fajësojnë opozitën, sepse përndryshe ata edhe vota  kanë. Dermakcioni nuk po kalon për shkak të një marrëveshje të dëmshme dhe deputetët e opozitës e kanë kuptuar këtë pasi vetë deputetët e opozitës, janë duke e rrëzuar këtë Demarkacion dhe jo opozita.

Bota Sot: Tashmë temë e ndjeshme është bërë edhe rasti i ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet e Francës në bazë të një fletarrestimi të Serbisë. Mendoni se Serbia në rastin e Haradinajt do ta luajë ndonjë lojë të pistë?

Haxhi Shala: Një ndër lojërat e pista të Serbisë në këtë kohë që është bërë ka qenë edhe loja me flet arrestet, të cilat janë bërë për ushtarët e UÇK-së dhe në vecanti tash për rastin e Haradinaj. Dhe nuk e di se përse është duke u mbajtur ai njeri që 1 muaj e gjysmë në Francë nga një shtet mik. Thashë edhe më herët, se kanë filluar të mendojnë mirë edhe vendet mike tonat të cilat na kanë njohur Pavarsinë dhe të cilat kanë investuar për Pavarsinë e Kosovës. Vetë ndalesa e z. Haradinaj në Francë nënkuptohet që të thonë se paskemi gabuar ne si shtet. Politika ndërkombëtare është duke e rishqyrtuar pozicionin e rendit ndaj Kosovës. Dhe besoj, se këtu duhet të kemi kujdes si politikanë dhe si institucionet e Kosovës se nga po e çojmë vendin tonë.  

 Bota Sot:  A e ka Kosova luksin që brenda një periudhe të njëjtë ose edhe të një ditë të njëjtë t’i organizojë dy palë zgjedhje?

Haxhi Shala: Për t’ju ikur shpenzimeve mirë është që të mbahen sa më shpejt dy parë zgjedhje menjëherë,që të kemi një shpenzim sepse të mbahen dy palë zgjedhje brenda një viti është një shpenzim jashtazkonisht i madh për vendin dhe për buxhetin e Republikës sonë, dhe pse mos të mbahen.Prandaj mendojë që sa më shpejtë që të mbahen këto zgjedhje, aq më mirë është për vendin sepse po shihet mirë se kah është ka shkon vendi dhe ku jemi sot.

Bota Sot: Z. Shala, si do të ishte Kosova nëse në pushtet do të ishte partia e juaj?

Haxhi Shala: Nëse partia ime do të ishte në pushtet kështu siç është sot nuk do të ishte Kosova, por do të ishte ndryshe dhe besoj se që çdo kush që vjen në pushtet do të ishte më ndryshe. Unë do të kisha ndryshuar shumë gjëra sepse do të ishin marrë vendime të guximshme, sepse tani na nevojiten disa vendime të shpejta dhe të guximshme nga liderët tanë, e jo të jemi servil të Ambasadave të ndryshme dhe të pyesim se a jemi gati për Parlament apo jo. Qytetarët presin një udhëheqës që të merr vendime, madje edhe në kohë të vështira.

Bota Sot: Po e zëmë se do të mbahen sivjet zgjedhjet parlamentare. Me cilat parti nuk do të hynit kurrë në koalicion?

Haxhi Shala: Në politikë dëgjojmë shpesh zëra duke thënë se nuk hy me këtë parti në koalicion apo me atë, e të nesërmen veç hynë në kualcion. Mendojë ,se nuk duhet të kemi vija të kuqe asnjëra nga partitë sepse në moment që përqafohet platforma e partive politike dhe bien dakord  liderët me disa pika programeve të partive politike duhet të qeverisim me ata . Por, jo në këtë formë qysh është tani koalicioni PDK dhe LDK,  e cila asnjëra- tjetrës nuk i beson dhe janë duke shkuar veç drejt humnerës, sepse nuk janë partnerë të sinqertë. Koalicionet e ardhshme duhet të jenë partnerq të sinqertë, të cilët i besojnë të gjithë njëri-tjetrit dhe e çojnë programin qeverisës përpara, sepse instuticonet duhet gjithmonë të merren me atë që ua lejon ligji, e jo të merren me gjithçka për interesa personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat