Luna Methasani: "Punoni shumë dhe në heshtje, lini suksesin tuaj të bëjë më shumë zhurmë për ju!"

Intervista

Luna Methasani: "Punoni shumë dhe në heshtje, lini suksesin tuaj të bëjë më shumë zhurmë për ju!"

Nga: Samet Zagradi Më: 6 prill 2017 Në ora: 18:57

TIRANË:  Gazetarja Luanda Methasani, sjell rastin më të mirë të suksesit të dibranëve, kudo që ata janë, dhe me këtë rast tregon me “mburrje” edhe për arritjet e tyre, por edhe sfidat e saj dhe kolegëve gazetar në Shqipëri.Duke folur në veçanti për dibranët, Luna, si i thërrasin me ledhatim asaj në shtëpi, shoqëri e punë, dhe si e njohin teleshikuesit e shumtë shqiptarë, thotë :”Punoni shumë dhe në heshtje, lini suksesin tuaj të bëjë më shumë zhurmë për ju !”

Luna, gazetarja me plot sharm, e profesionalizëm të talentuar,  është e bija e gazetarit të shquar Defrim Methasani, ajo është bija e Sohodollit  një fshat ky i luginës së Drinit të Zi, ngritur në rrezë të malit Korabi, e cila me krenari zemre, me gjithse jeton prej vitesh në kryeqytetin e Shqipërisë - Tiranë, edhe në këtë inetervistë, ao tregon për origjinën e saj dibrane, familjen dhe Dibrën, të cilën ajo dhe prindërit e saj e duan aq shumë, saqë se ndajnë atë në asnjë moment të jetës, por jetojnë me malline dashurinë e Dibrës.

Për më shumë ndiqni intervistën e saj.....!

Luna, ju njiheni nga audienca si vajza e mjeshtrit të fjalës Defrim Methasanit. Çfarë mund te thuash me tepër rreth vetes për lexuesin tanë?

Te jesh vajza e një personazhi publik ndonjëherë duket se i ke thënë të gjitha, por ne te vërtete nuk është kështu pasi duhet pune e dyfishte te krijosh emrin tënd. Ky epitet me ka ndjekur gjithmonë dhe jam e lumtur për këtë fakt pasi kam ndjekur rrugën e tim eti dhe dua qe një dite ti ngjaj atij duke qene se kemi pasionin e përbashkët për gazetarinë. Përpos kësaj me pëlqen te jem ne kontakt te vazhdueshëm me njerëz, te krijoj ura bashkëpunimi ndaj edhe aktualisht jam ne Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar si Koordinatore e Marrëdhënieve me Publikun. Për te tjerat tja lejmë kohës…

Ju vini nga një familje intelektuale Dibrane. Si ka qenë fëmijëria juaj dhe sa e lidhur ka qene ajo me Dibrën? 

Unë kam lindur në Peshkopi dhe për këtë fakt jam shumë e lumtur. Edhe pse u largova foshnje disa muajshe drejt Tiranes ( aty ku jetoj sot) gjithmonë e kam pas kokën pas sepse me këtë vend me lidhin shume gjera. Mbaj mend sa shpesh udhëtonim drejt Dibrës me mamin kur isha e vogël sepse kam ende te afërm qe jetojnë atje. Mezi prisja verën te lahesha në lumin Drin…Me jepte një emocion dhe kënaqësi te veçantë çdo gjë, duke filluar qe nga ajri i pastër dhe natyra piktoreske e deri tek mikpritja tipike dibrane apo gatimet tradicionale bio qe gatuante nena. Këto por edhe njerëzit me bënin te kthehesha serish me shume mall.

Mund te na thuash si nisi dhe si vazhdon karrjera juaj si gazetare dhe moderatore?

Gazetaria dhe moderimi kane qene një ëndërr qe ndoshta do te mbeteshin ne sirtar gjithmonë pasi unë ndoqa Universitetin për Ekonomi dhe me pas Masterin Shkencor për Marketing. Kjo zgjedhje ishte disi e ndikuar edhe nga prindërit pasi profesioni i gazetarisë te detyron terrenin dhe nuk ofron komoditetin e nevojshëm për femrat. E tillë mbeti deri sa këtë dëshirë ja shpreha mikut tone të familjes nga Kosova, Milaim Krasniqi  kryeredaktor në RTK dhe ishte i pari qe besoi ne aftësitë e mia dhe me mundësoi qe te modeloj një event mode në Tirane me të ftuar të rendesishëm. Duke pare performancen time, pasi mbaron me sukses eventi me kontakton një producente shqiptare për një tjetër spektakël ndërkombëtar dhe kështu ndoqën njëra tjetrën moderimet te cilat janë transmetuar edhe ne ekran. Mund te them qe kam pas mbeshtetjen e vazhdueshme te familjes time, veçmas babit për çdo spektakël qe kam pas ne Shqipëri dhe Kosove. Dalëngadalë ju afrova TV ndërkohe qe vazhdoja edhe studimet e larta te cilat nuk i kam ndërprere asnjëherë. Ne ekran kam marre eksperience ne TVSH dhe Ora Neës ne programacion por edhe në lajme. Gazetaria sidoqoftë mbetet një profesion te cilin e bej me pasion te madh.

A ka qenë e lehte të arrish deri këtu dhe cilat kanë qenë vështirësitë që ke hasur në rrugën drejt suksesit tuaj? 

Natyrisht që çdo profesion ka vështirësite e tij, por gazetaria ka shume elemente që ta bëjme me të vështirë punën. Emocionet para kamerës, të gjesh fjalët e duhura në moment (pasi kam qene gjithmonë drejtpërdrejte jo me regjistrim), korrektesa me oraret dhe të ftuarët, vrapimi të kapesh lajmin i pari etj etj me kane skalitur. Por televizioni është një lufte për mbijetese duke marr parasysh se je ne konkurrim thuajse çdo minute nga gazetaret e rinj qe shtohen çdo dite dhe kjo është gjë e mire.  Por me ka shërbyer shume kjo ekperience.

Sa ka ndikuar babi juaj në karrierën tuaj si gazetare? 

Babi ka qene shtylla ime, gjurmët që i kam ndjekur e sigurte. Qe e vogël mbaj mend që me aktivizonte shume ne përshkrime, fjalime dhe kurrë smi bënte hartimet në shkolle (madje ndonjëherë mërzitesha me te). Kështu me ka nxitur të shkruaj dhe të mendoj vete. Edhe pasi u rrita dhe nisa te bëhesha aktive me merrte gjithmonë me vete ne shfaqje dhe koncerte, sportive dhe jo vetëm… Ka qene me mua ne moderimin e pare dhe çdo here tjetër. Nuk me ka pare si vajze por si kolege, gjithmonë i gatshëm për ndonjë vërejtje te vogël pasi donte te shihte tek unë me te mirën. Nuk me ka imponuar kurrë një zgjedhje apo bindje. Thjeshte ka respektuar zgjedhjen time. E kam shok me shume sesa baba… 

Ju jeni një nga personazhet të cilët nuk e harroni prejardhjen tuaj, përkundrazi jeni promotore dhe krenare për të. Perse e bëni këtë?

Kur isha me e vogël gjithmonë jam paragjykuar si « malokja e dibres » ose «  ja erdhi kjo nga Dibra te behet e para ne mësime këtu në Tirane » etj  Kur e kujtoj me vjen te qesh. Ne fillim mërzitesha por kjo më beri te vazhdoj me tej e forte sepse nuk e kisha kurrë për turp qe kam lindur atje. Madje gjithmonë në hartime apo projekte në shkolle flisja për Dibrën. Një merite te madhe kane edhe gjyshërit e mi, veçmas Shuaipi i cili me bënte gjithmonë kurioze të dëgjoj tregimet dhe alegoritë dibrane në dialekt. Duke u rritur, rritej edhe malli për atë vend ndaj sa here mundem flas për te. Madje shume shok dhe shoqe ne Universitet apo pune bëhen kurioze për ta pare Dibrën. E bej këtë nga malli për dibranet dhe atë vend, qe mua me duket se është i bekuar nga natyra…

Kush është mendimi juaj për të rinjtë dibrane dhe çfare mesazhi do ju jepje si një njeri i suksesshëm? 

Faleminderit për konsideratën nga ana juaj. “Dibranet janë shume punëtore” Këtë shprehje e dëgjoj nga njerëz të qyteteve të ndryshme dhe e pohoj plotësisht. Gjithmonë jam ndjere krenare për shume suksese te tyre ne çdo fushe dhe them dibranet mund te arrijnë shumë. Kemi shume te rinj dibrane qe kane çuar jehone deri ne Ameriken e larget per sukseset e tyre. Madje gjej rastin te te përgëzoj shume edhe ty Samet si një i ri dibran qe ka premisa të shkoje larg. Mesazhi im për te rinjtë dibrane është I thjeshte, ashtu siç janë dibranet: “Punoni shume ne heshtje dhe lini suksesin te beje zhurme per ju”

Çndjesi te jepet kur intervistohesh nga nje gazete e vendlindjes? Cfare do tu thoje lexuesve dibrane?

Gazeten « Rruga e Arberit » e  dua shume, sepse eshte promotorja me e mire e Dibres. Familja ime ka abonim vjetor dhe gjithmone e shfletoj me deshire pasi dua te dij cdo here e me shume per vendin tim, por sme kishte shkuar kurre ne mend qe do jem pjese e intervistave te saj. Madje lajmin e pare per suksesin tim ne moderim e ka nxjerre gazeta « Rruga e Arberit » ndaj jam dyfish e lumtur dhe falenderuese ndaj stafit te palodhur qe bejne nje pune te shkelqyer. Kjo gazete eshte nje copez nga Dibra pavaresisht vendodhjes ne cdo skaj te botes…

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat