Alternativa asnjëherë koalicion me PDK-në, Deda tregon si do ta zgjidhin demarkacionin me Hotin kryeministër

Intervista

Alternativa asnjëherë koalicion me PDK-në, Deda tregon si do ta zgjidhin demarkacionin me Hotin kryeministër

Nga: Albulena Jahaj Më: 9 qershor 2017 Në ora: 08:16
Ilir Deda, nënkryetar i subjektit politik Alternativa

Ilir Deda nga Alternativa në një intervistë ekskluzive për “Bota Sot”  shprehet i bindur në fitoren koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe sipas tij ky koalicioni do ta luftoj korrupsionin dhe do të punoj për integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Deda po ashtu shprehet kategorikisht kundër ndonjë koalicioni të mundshëm me PDK-në. Ilir Deda i cili është edhe nënkryetari i Alternativës ka thënë se lista zgjedhore e koalicionit të tyre është listë me duar të pastra, me kandidat për kryeministër që i duhet Kosovës dhe  koalicioni LDK Alternativa, AKR do ta qoj vendin përpara.

Image
Ilir Deda gjatë intevistës me gazetaren tonë Albulena Jahaj

Bota Sot: A besoni në fitoren e koalicioni LDK-Alternativa?

Ilir Deda: Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alternativës, Kosova e re dhe Lëvizjes për Drejtësi besoj dhe duket se do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit kjo për shkak të programit qeverisës real për shkak të natyrshmërisë të krijimit të këtij koalicioni, për shkak të shpresës të cilën e kemi ngjallë të qytetaret e Kosovës dhe sepse jemi të vetmit që mundemi që programin e zhvillimit modernizmit të Kosovës dhe kyçjen e Kosovës me boten ta realizojmë. Vetëm ne mund ta realizojmë avancimin e jetës dhe kualitetin e jetës se popullit tonë ,dhe ta përmbyllim me suksesshëm procesin e shtetësisë tonë në nivel ndërkombëtar.

Bota Sot: A keni pasur bisedime me LDK-në para mocionit për rrëzimin e Qeverisë?

Ilir Deda: Bisedat për koalicion kanë filluar menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë.

Bota Sot: A do të hynit në koalicion me PDK-në?

Ilir Deda: Asnjëherë. Unë si Ilir apo edhe koalicion normalisht Alternativa nuk kemi fare kohë të humbim dhe të flasim për diçka që të gjithë e dinë. Asnjëherë me partinë Demokratike të Kosovës.

Bota Sot:  Çfarë mendoni për çështjen e demarkacionit. A do ta përkraheni apo do ta kundërshtoni?

Ilir Deda: Qëndrimi i koalicionit tonë dhe kandidatit tonë të përbashkët për kryeministër të Kosovës, është qe demarkacioni  duhet të zgjidhet me konsensus politik, me konsensus nder shoqëror në kohë të shpejtë që Kosova mos të humb asnjë pëllëmbë të territorit të vet dhe që sa me shpejt të behet liberalizimi i vizave. Ky është qëndrimi i jonë i përbashkët të cilin e kemi thënë  para se të filloj fushata dhe tash gjatë fushatës.

Image
Unë dhe Avdullahu jemi në një gjeneratë, dhe jemi një brez politik që do të thotë se i kuptojmë sfidat cilat i ka Kosova dhe si duhet të funksionet në këtë kohë në të cilën jetojmë. Nëse e sheh Avdullah Hotin dhe kandidatet e tjerë për kryeministër, Hoti ka rezultat në punën e tij, nuk ka nevojë ta bind askënd se është profesionist i mirë dhe i ka gradat akademike të nivelit botëror, dhe prej dy kandidateve tjerë për kryeministër është i vetmi i cili i ka dyert e hapura jashtë Kosovës. Avdullah Hoti është kandidat i koalicionit LDK-Alternativa-AKR dhe ne e mbështesim fuqishëm dhe ne jemi me të te. Një qeveri e Kosovës me Hotin kryeministër do të jetë qeverisja me e suksesshme e Kosovës e cila do ta beje tranzisionin e këtij vendi dhe do ta ngrit Kosovën ekonomikisht dhe do ta lidh Kosovës shume suksesshëm me botë dhe nuk do të ketë frikë që të përballet me gjitha problemet që ne i kemi. Problemet Kosovës zgjidhen me dije, nuk zgjidhen me parulla dhe për ketë arsye e themi gjatë gjithë kohës që programi jonë ,programi jonë është ai i cili e garanton zhvillimin e vendit tone.

Bota Sot: A mendoni se premtimet e shumta janë të bërë vetëm për fushatë apo janë të realizueshme?

Ilir Deda:  Unë nuk kam kohë gjatë fushatës që shoh se çka premtojnë konkurrentët tanë politik por një gjë e di se kur e kemi lidh koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka qenë për neve shume e rëndësishme si Alternativë programi  i realizueshëm si në zhvillim ekonomik, si në luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe për një Kosovë tjetër me rol me të theksuar në rajon dhe integrime të përshpejtuara drejt BE-së, qasja me pro aktive me NATO-n dhe përmbyllje e suksesshme e Pavarësisë se Kosovës, d.m.th gjitha çka janë reale kane qenë pjesë e parimeve qeverisëse që ka të beje në mes Alternativës dhe LDK-së dhe programi i përbashkët i gjitha partive që janë koalicion. Në fakt ne jemi të vetmit të cilët e kemi bërë publik planin qeverisës ku parashihet një përkujdesje institucionale edhe për qytetaret e Luginës se Preshevës. Programi është publik është diçka që do ti përmbahemi sepse është real dhe i realizueshëm. Kosova i ka punët aq keq dhe populli jon në këto 17 vite ka pas vështirësi që të shpresoj se mund të behet diçka por programi jon i përbashkët është Kosova normale, dhe me buxhetin që ka Kosova kjo mund të arrihet por ketë mund ta arrijmë vetëm ne, sepse nuk mund ta arrijë koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Bota Sot: Si e shihni të nominuarin për kryeministër të Kosovës Avdullah Hoti. A mendoni se LDK ka përzgjedh kandidatin e duhur?

Ilir Deda: Unë dhe Avdullahu jemi në një gjeneratë, dhe jemi  një brez politik që do të thotë se i kuptojmë sfidat cilat i ka Kosova dhe si duhet të funksionet në këtë kohë në të cilën jetojmë. Nëse e sheh Avdullah Hotin dhe kandidatet e tjerë për kryeministër, Hoti ka rezultat në punën e tij, nuk ka nevojë ta bind askënd se është profesionist i mirë dhe i ka gradat akademike të nivelit botëror, dhe prej dy kandidateve tjerë për kryeministër është i vetmi i cili i ka dyert e hapura jashtë Kosovës. Avdullah Hoti është kandidat i koalicionit LDK-Alternativa-AKR dhe ne e mbështesim fuqishëm dhe ne jemi me të te. Një qeveri e Kosovës me Hotin kryeministër do të jetë qeverisja me e suksesshme e Kosovës e cila do ta beje tranzisionin e këtij vendi dhe do ta ngrit Kosovën ekonomikisht dhe do ta lidh Kosovës shume suksesshëm me botë dhe nuk do të ketë frikë që të përballet me gjitha problemet që ne i kemi. Problemet Kosovës zgjidhen me dije, nuk zgjidhen me parulla dhe për ketë arsye e themi gjatë gjithë kohës që programi jonë ,programi jonë është ai i cili e garanton zhvillimin e vendit tone.

Bota Sot: Çka mendoni, si mund të arrihet liberalizimi i vizave për Kosovën?

Ilir Deda: Qeveria jonë ,menjëherë pas fitores për një kohë shume të shkurtë do të merr veprime të cilat do ta tregojnë  përkushtimin e Qeverisë për ta luftuar korrupsionin institucional, do ta tregoj përkushtimin tonë që çështjen e demarkacionit ta zgjidhim sa ma shpejtë. Ajo çka ka mbet të shihet periudha kohore që neve ta zgjidhim demarkacionin me konsensus politik dhe që ta fitojme sa me shpejt që është e mundur liberalizmin e vizave. Ne nuk po duam të flasim me afate kohore por puna jonë do ta dëshmoj ketë dhe nuk do të lidhemi me data sa për ti hedhur pluhur syve qytetareve të Kosovës por puna jonë e shpejtë do të jetë matshme dhe në kohë sa me të shpejtë e cila është e mundur për zgjidhjen e problemeve dhe këtu ka të beje edhe me liberalizmin e vizave. BE-ja duhet të këtë besim që Kosova po ecën mbarë, dhe si një lloj shpërblimi për ketë ecjen e mbarë do të ishte edhe liberalizmi i vizave ,por edhe përshpejtim i proceseve tjera të integrimit. Atë lloj kredibiliteti nuk e ka asnjë force tjetër politike në vend, e asnjë koalicion tjetër, atë kredibilitet e ka vetëm koalicioni jonë me Lidhjen Demokratike të Kosovës – Aleancën Kosova e re dhe Lidhjen për drejtësi.

Bota Sot: Nëse Koalicioni juaj është fitues në zgjedhjet e 11 qershorit. Cila do të ishte ministria që do kishit dëshirë ta udhëhiqnit.

Ilir Deda: Ne nuk kemi dashur të bisedojmë në ketë rrafsh. Ne nuk udhëhiqemi për pozicionit individual në politikë dhe ne Qeveri. Për neve si Alternativë ka qenë shume e rëndësishme që baza e programit tonë të jetë pjesë e programit të përbashkët me LDK-në, dhe mos të harrojmë që ne jemi të paret që e kemi publikuar marrëveshjen e koalicionit dhe pika programore të përbashkëta janë pjesë e parimeve qeverisëse të katër subjekteve politike që po garojmë si koalicion në këto zgjedhje.

Bota Sot: Po emrat e ri në LDK dhe tek Alternativa po ashtu, a besoni në ta dhe a mendoni se Kosova ka pas nevojë për skene të re politike ?

Ilir Deda: Ne jemi miq, unë e përshëndes kyçjen e çdo njeriu të ri në politikë, e sidomos ata të cilët ketë e bëjnë për ideal dhe jo për përfitim personal dhe kisha pas dëshirë sa me shume emra të ri të inkuadrohen në politikë sepse kjo e garanton rritjen e njerëzve me përkushtim për zgjidhjen konkrete të problemeve që ne i kemi. Është procesi ma natyral që fytyrat publike të behën pjesë e subjekteve politike. Duhet të ketë freskim konstant në politikë ajo është domosdoshmëri. Lista me e fuqishme elektorale sa i përket arsimimit dhe përgatitjes akademike dhe lista me duar të pastra, lista me kualitative është lista e përbashkët e LDK-së, Alternatives, AKR-së dhe Lëvizjes për drejtësi. Ne nëse duam një Kosovë me duar të pastra, pa korrupsion atëherë minimumi çfarë duhet të bëjmë është lista jonë zgjedhore ta reflektoj ketë dhe e vetmja listë zgjedhore e cila e reflekton ketë është lista jonë zgjedhore.

Bota Sot: Sa keni arritur që si Alternativë të keni shtrirje në gjithë Kosovën. A keni krijuar struktura neper komuna?

Ilir Deda: Ne i kemi quajtur këshilla inicuese por ato realisht janë degë, është e strukturuar. Jemi në të gjitha qendrat e mëdha të Kosovës dhe unë jam shume i kënaqur se si kemi shkuar me strukturim dhe kjo punë do të vazhdoj edhe pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Dua ti siguroj lexuesit e “Bota sot” se ne nuk kemi bere koalicion parazgjedhor që ta prishim atë pas 11 qershorit apo që të bëjmë  koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, logjika e koalicioneve parazgjedhore është që ne të dalim të paret të fitojmë dhe ta përfundojmë praktiken qeverisëse të PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat