Befason Besa Gaxherri: LDK-ja duhet të shkojë në opozitë për këto arsye

Intervista

Befason Besa Gaxherri: LDK-ja duhet të shkojë në opozitë për këto arsye

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 qershor 2017 Në ora: 11:50
Besa Gaxherri, anëtare e këshillit të përgjithshëm LDK-së

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri në një intervistë për gazetën “Bota Sot” ka pranuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë që të shkoj në opozitë dhe se më këtë të punoj më shumë më veten dhe të rikthehet më e fuqishme se kurrë. Ajo ka mohuar çdo mundësi të një koalicioni të mundesh me koalicionin PAN, deri për një koalicion të mundshëm më Vetëvendosjen ajo ka thënë se nuk do të ishte i qëlluar për shkak të programit të tyre socialist dhe ideve ndryshe nga LDK-ja. Gaxherri ka pohuar se në rast se LDK-ja shkon në koalicion në PAN ajo ose do të del si deputete e pa varur ose ta le fare politike. Koalicioni i kaluar në mes LDK-së dhe PDK-së, mendon Gaxherri që ka qenë fatal për LDK-në duke bërë kështu që elektorati i tyre ti dënoj më votë. Sipas saj votat e shumta që ka marrë Vetëvendosja kanë qenë nga ata të cilët duan që edhe këtë parti ta provojnë në pushtet.

“Bota Sot”: Ju ishit kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, a keni arritur vota për të hyrë në Kuvendin e Kosovës?

Besa Gaxherri: Rezultatet ende nuk janë certifikuar dhe nuk mundem më than se sa vota kam marrë sepse vetëm në 6 komuna mi kanë ofruar të dhënat, shpresoj se do të jem edhe ketë radhë deputetet në Kuvendin e Kosovës. Te them të drejtën nuk ka qenë rezultati i pritur, po ky është vendimi i sovranit.

“Bota Sot”: LDK-ja si parti ka pësuar rënie ne vota, çka mendoni ju pse ka ardhur deri tek kjo?

Besa Gaxherri: Janë shumë shkaktar, janë shumë  arsye. Lidhje Demokratike e Kosovës është një subjekt politik ose është subjekti i parë demokratik politik jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Është një subjekt politik i cili vërtetë që nga themelimi i saj ka pas qellim për bërjen e shtetit të Kosovës dhe ka pasur përgjegjësi shumë të mëdha, dhe në bazë të kësaj LDK-ja gjithmonë ka sakrifikuar elektoratin dhe partinë politikë për çështje shtetërore. Por, kohën e fundit pas luftës dhe pastaj këto vitet e fundit sidomos koalicioni i fundit që u be më Partinë Demokratike të Kosovës, këtu shihet çartë se vërtete ka qenë një reagim i elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë konsideroj se më kohen ndoshta për shumë pak muaj apo një vit elektorati i LDK-së dhe qytetaret e vendit do ta shohin se Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse ka sakrifikuar partinë dhe elektoratin ka pas arsye sepse ne duhet ta kemi parasysh se që të gjitha partitë politike janë në shërbim të shtetit që fatkeqësisht partitë e tjera nuk e kanë qëllimin e njëjtë. Këtë radhë konsideroj se LDK-ja e ka kohen që të mendoj për elektoratin e vet dhe për konsolidimin e partisë se vet dhe partitë e tjera të merren më konsolidimin e institucioneve.

“Bota Sot”: A mendoni se LDK më mirë do të ishte të shkonte ne opozitë apo në qeveri më ndonjë koalicion të mundshëm.

Besa Gaxherri: Unë mendoj dhe besoj shumë se LDK-ja koalicion më PDK-në asnjëherë nuk do ta provojmë sepse edhe koalicioni i fundit më ta ka qenë tërësisht i gabuar, sepse unë edhe atëherë nga këshilli qendror kam qenë tërësisht kundër edhe më ka dal që kam pasur të drejtë. Për këto dy vite e gjysmë në qeveri më ta për se afërmi kem pa situatën që ka qenë edhe më e keqe se sa që kemi menduar dhe konsideroj që sakrifica që e ka bëre LDK-ja më këtë koalicion ka qenë në shërbim të shtetit të Kosovës por demi është shkaktuar tek elektorati i subjektit tonë politik. Koalicion më PDK-në dhe aleatet e saj është krejtësisht i papranueshëm dhe konsideroj se nuk do të ndodh as tash edhe shumë vite më radhë, ndërsa më  Vetëvendosjen, LDK-ja duhet të reflektoj dhe të rri në opozitë. Neve kështu na ka thënë elektorati jonë  ne duhet të merremi më vetveten, për këto vite sa do të jetë Qeveria e ardhshme dhe nuk e di sa, ne duhet të merremi më konsolidimin e partisë sonë dhe ta kthejmë forcën sepse pa forcë nuk mundemi mi shërbyer popullit të Kosovës. Ne deri më tani kemi sakrifikuar sa edhe jemi dëmtuar dhe jemi dobësuar dhe më këtë dobësi që tani e kemi ne nuk mund ti shërbejmë as  vendit. Prandaj neve na duhet më punu më u marrë më vetveten dhe që vërtet më u kthyer fuqishëm dhe më i qua proceset e vendit përpara.

“Bota Sot”: Do të ishit e kënaqur nëse LDK-ja prapë do të bënte koalicion më PDK-në, këtë rast koalicionin PAN?, apo do të ishit kundër?

Besa Gaxherri: Nëse flasim personalisht, nëse ndodh një koalicion më PDK-në dhe aleatet e saj e që jam e sigurt se nuk do të ndodh kësaj radhe, por nëse ndodh unë ose do të jem deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës ose do të largohem fare nga politika. Nuk do të mundem më leju edhe një herë që më poshteru vetveten dhe pastaj edhe vet elektoratin.

“Bota Sot”: A mendoni se LDK-ja ka nevojë për ristrukturim të partisë përfshirë edhe kryetarin e saj Isa Mustafa?

Besa Gaxherri: Lidhja Demokratike e Kosovës definitivisht ka nevojë për më vazhdu reformën, dhe nuk është se nuk kanë filluar por fatkeqësisht reformat kanë filluar vonë dhe ne patëm zgjedhje të parakohshme dhe nuk qen momenti as kohe për të ven rend dhe më bo reforma të thella në parti, prandaj LDK-ja ka nevojë me qenë në opozitë dhe ka nevojë më u marr më vetveten. Ne duhet të bëjmë reforma të thella dhe secili nga ne duhet më reflektu edhe definitivisht Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet ta kthejmë në formë të fuqishme më konkurrencën politike.

“Bota Sot”: Deri më tani Vjosa Osmani ka marr mbi 60 mijë vota në gjithë Kosovën, mendoni se Osmani do ta mund ta drejtonte LDK-në dhe më të arrini rezultate më të mira?

Besa Gaxherri: Unë nuk mendoj se individët që kanë marr numër të madh të votave mund ti cilësojmë si lider. Avdullah Hoti ka marrë më shumë vota se Vjosa Osmani por nuk mendoj se edhe Hoti duhet të udhëheq më LDK-në. Kanë dallime shumë të mëdha sepse njerëzit që kanë afinitet e mbështetje fuqi për të udhëhequr partinë nuk do të thotë se duhet të kenë shumë vota apo pak vota. Ne kemi përvojë të madhe në partinë tonë. Ne nuk guxojmë më i shkëput kontinuitetin e personave të cilët kanë themeluar partinë dhe e kanë pru deri këtu dhe sot më i shkëput ata dhe ti hedhim dhe të marrim ekipe të reja. Filozofia Ideologjia dhe përkushtimi që kanë disa njerëz për LDK-në dhe s’mund të funksionoj pa ta. Ne duhet të marrim model vendet tjera evropiane, askund në botë nuk funksionojnë njerëzit e ri në moshë por as nuk shikohet mosha sa i përket udhëheqjes. Mosha nuk luan rol absolut. Ne kemi shembuj kryesisht në shtetet evropiane të cilët janë kryesisht të mjekur në moshë dhe kanë udhëheqjen. Në LDK gjeneratat duhet të kenë kontinentit dhe është fat i mirë që kemi themelues të LDK-së që dikujt mund të mos i pëlqej por ata kanë udhëtuar më tri dekada dhe askush nuk mund ta drejtoj gishtin ka ta si të korruptuar, si kriminel apo të tjera. Ne jemi me fat që kemi një gjeneratë të re dhe shumë të përgatitur dhe konkurrente ndaj partive tjera, dhe ne si LDK nëse do të mundemi me i kordinu këto gjenerata dhe të kemi hapësirë për veprime vetëm atëherë LDK do të jetë e suksesshme.

“Bota Sot”: Ju keni thënë se ne asnjë mënyrë ne koalicion me PDK-në, AAK-në, Nisma. Nëse Kosova mbetet ne ngërç politik, do te pranonit koalicionin me ta sa për te shpëtuar edhe nga një palë zgjedhje.

Besa Gaxherri: Në këtë situatë mund të kemi edhe zgjedhje të reja, ani pse nuk do të jenë zgjidhje te kemi zgjedhje të reja. Unë personalisht por edhe LDK-ja kemi thënë se nuk janë zgjedhjet zgjidhje,ne kemi qenë shumë të gatshëm që si LDK më përfundu me rezultat mandatin, i kemi pa lojërat dhe arsyet pse është dashur të shkojmë në zgjedhje. Ekskluzivisht zgjedhje kanë kërkuar njerëz të caktuar më grupet e veta për të shpëtuar lëkuren e vet dikush dhe për të pretenduara që më çdo kusht më marr pushtetin dhe askujt si ka intresu Kosova, dhe askujt si ka inetresu që ndoshta mund të mbesim një vit pa institucione,askujt si ka inetresu se do të kemi shpenzime shumë të mëdha buxhetore dhe sot jemi në këtë situatë. LDK-ja nuk ka nevojë që edhe kësaj radhe më marr përgjegjësinë dhe u sakrifiku deri më sot për arsye se elektorati i saj i ka tregu që në si koalicion jemi i treti në zgjedhje edhe pse si parti jemi partia e dytë më vota por si koalicion jemi koalicioni i tretë. Andaj ne nuk kemi të bëjmë fare më krizën që mund të krijohet në Kosovë dhe nuk do ta të na shqetësoj fare fakti se prapë mund të shkojmë në zgjedhje. Unë po mendoj sepse ndoshta nuk mund të flas tërësisht në emër të LDK-së sepse ne ende nuk kemi caktuar organet kompetente që është Këshilli i Përgithshëm që më i diskutuar këto gjera,por është mendim i imi personal. Lidhja Demokratike e Kosovës ka sakrifikuar mjaftë për shtetin dhe proceset në Kosovë. Kësaj radhe LDK duhet të merret më vetvehten.

“Bota Sot”: Vetëvendosje është e bindur se ajo do ta formoj qeverinë. Do te bënit koalicion me Vetëvendosjen?

Besa Gaxherri: Lidhja Demokratike e Kosovë kur vendos më shku në opozitë nuk do të ketë koalicion më askënd, por këto mundësi ende nuk janë diskutuar në organet e partisë sepse rezultatet ende nuk janë certifikuar dhe ende nuk mund të flasim në detaje se kush dhe sa deputetët do ti kem,dhe se duhet pritur për ketë. Ketë çështje duhet ti’a lëmë këshillit të përgjithshëm të LDK-së ku edhe unë jam anëtare e këtij këshilli dhe aty do ta jepi normal mendimin tim, por konsideroj që kësaj radhe LDK-ja duhet të jetë shumë e qetë dhe të bëjmë analiza të thella dhe më këtë rast dua të them se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal vërtetë partia e dytë karshi Partisë Demokratike të Kosovës, sepse nuk kemi nevojë të themi asgjë. Është më shumë se befasi që vetëvendosja del partia e parë politikë në Kosovë dhe nuk e marr ketë si shqetësim sepse këtu shihet çartë se është një votë protestuese sepse qytetaret e orientojnë votën nga ata që ende nuk i ka provuar në pushtet. Mund të them se më aq sa ne i njohim Vetëvendosjen pak a shumë ndoshta nuk kam të drejtë të them por vetëvendosja nuk është e përgatitur për më marrë udhëheqjen e vendit qoftë më ideologjinë e vet qoftë më veprimet e veta dhunshme,qoftë më programin e tyre në aspektin socialist. Konsideroj se edhe nëse kishim rreziku prapë që mos me lenë Kosovën pa institucione duhet më u ul më Vetëvendosjen dhe Vetëvendosje normalisht duhet të reflektoj shumë ata duhet publikisht duhet të  tërhiqen prej disa çështjeve që janë të pa pranueshme.

“Bota Sot”: A mund te këtë ndonjë deputet brenda LDK-se që mund ti bashkëngjitet koalicionit PAN sa për te formuar qeverinë?

Besa Gaxherri: Kësaj radhe në listën e deputeteve kemi shumë deputetë të ri, ose që kanë hyrë për herë të parë në Kuvend ose që edhe për herë të parë janë në grupin parlamentar të LDK-së, nuk mund të flas për ta, sepse nuk i njoh për se afërmi sepse në Kosovë gjithçka mund të ndodh por kjo do të ishte një tradhti të madhe ndaj votuesve nga të cilët janë votuar. Unë konsideroj që nuk ka të bëjë më ketë që më dhanë votën një koalicioni apo jo, më rëndësi është që duhet më reflektua secili që kemi qenë në garë se kah duhet të shkoj Kosova dhe kush është pengesa që vendi të ec përpara. Pengesa e vetme që Kosova të ec përpara është Partia Demokratike e Kosovës e tashme bashkë më aleatet e tyre. Sepse janë bashkuar se janë të gjithë të njëjtë. Nuk besoj që ka brenda LDK-së që ka deputetet që do t’ia vazhdojnë agoninë Kosovës. Mendoj që këtë secili nga ne duhet ta mendoj ketë. Mendoj që koalicioni PAN duhet të lëshoj rrugë, sepse ka dal si koalicion i dytë dhe se kush duhet ta formoj Qeverinë apo vendi duhet të shkoj në zgjedhje mbetet të shohim pas certifikimit të zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat