Abazi: Pajtimi mes Kosovës dhe serbëve mund të ndodhë vetëm nëse Serbia bën këtë gjë

Intervista

Abazi: Pajtimi mes Kosovës dhe serbëve mund të ndodhë vetëm nëse Serbia bën këtë gjë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 5 gusht 2017 Në ora: 13:35
Haki Abazi

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” më Haki Abazi- Drejtori për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit 'Rockefeller Brothers', Abazi ka treguar se pranimi i Gjykatës speciale nga PDK-ja ka qenë gabim i shekullit dhe se kjo gjykatë rrezikon të përfundoj në tentimin për të përlloçur luftën e UÇK-së dhe aktin e Pavarësisë se Kosovës. Ai po ashtu ka treguar se Gjykata Speciale mund të provojë që të sjell drejtësi për vrasjet gjatë luftës dhe pas luftës të veprimtareve të shquar të rezistencës paqësore, luftës për liri dhe atyre që ishin truri i artikulimit e procesit të përkrahur ndërkombetarisht për pavarësinë e Kosovës. 

Abazi po ashtu ka thënë se duhet të ketë një qeveri të unitetit nacional ku PDK do të mbetet në opozitë për tu reformuar.

“Bota sot” Cili është mendimi juaj për gjuhen që deputetet e përdorin për të kritikuar njeri tjetrin. Niveli i diskutimit është tejet i ultë dhe aspak parimor.

Haki Abazi: Që nga shpallja e pavarësisë kemi parë shumë pak angazhim të deputeteve dhe kujdes ndaj elektoratit dhe kjo është pasojë që deputetet nuk caktohen nga votuesit por nga lidershipi i partive  politike dhe kjo e shkëput lojalitetin dhe përgjegjësinë e deputeteve më votuesin. Duhet ndërruar sistemin elektoral në Kosovë që Kosova të këtë çdo komunë zonë zgjedhore dhe jo vetëm një zonë zgjedhore ku votuesi e ka të limituar përzgjedhjen dhe e ka të limituar pjesëmarrjen përveç se në ditën e zgjedhjeve.

“Bota sot” Tashmë e dimë se cilët janë deputetet e Kuvendit të Kosovës, besoni se kjo legjislature do te jete e përgatitur se ajo e kaluara?

Haki Abazi: E vërteta është se kemi një numër të deputeteve, që për herë të parë janë në parlament dhe kjo mund të jetë në fazë ndërrimi por siç e thashë edhe më parë nëse ata ndjehen borxh më shumë lidershipit se sa votuesit ata do të dështojnë në marrjen përgjegjësive dhe mbrojtjen e interesit qytetar njëjtë sikur paraardhësit  e tyre dhe kjo do të shkaktonte dëshpërimin njëjte dhe një zhgënjim të radhës.

Bota sot” Tashme zyrtarisht ka filluar punën Gjykata Speciale, mendoni se ndonjë aktakuze qe mund te ngritët këto dite do te ishte një kaos për vendin. Na thoni çka mendoni në lidhje me Gjyakten speciale?

Haki Abazi: Ashtu siç kam thënë disa herë prania  e gjykatës speciale nga PDK-ja ka qenë gabimi i shekullit, është një presedan i rrezikshëm duke pranuar një gjykatë që do të ndjek vetëm pjesëtarët e një grupi etnik dhe kjo rrezikon që të përfundoj në tentimin për të përlloçur luftën e UÇK-së dhe aktin e Pavarësisë. Kjo gjë bëhet edhe me paradoksale kur kemi parasysh se pikërisht këta që pranuan Gjykatën Speciale bënë edhe ligjin për amnisti të kriminelëve Serb që ishin të involvuar në grupe policore/ ushtarake dhe paramilitare që tentuan të shkaktojnë gjenocid dhe shfarosje të shqiptareve në periudhën e luftës. Kjo është e pafalshme.

“Bota sot” Po vrasjet politike në Kosovë. Mendoni se gjykata speciale do të beje hetim për këto vrasje, dhe a duhet te presim rezultatete?

Haki Abazi: Në anën tjetër Gjykata Speciale mund të provojë që mund të sjell drejtësi për vrasjet gjatë luftës dhe pas luftës të veprimtareve të shquar të rezistences paqësore, luftës për liri dhe atyre që ishin truri i artikulimit të procesit të përkrahur ndërkobtarisht për pavarësinë e Kosovës.  Këtu ka hapësirë për dyshime meqë UNMIK dhe EULEX edhe HAGA kanë dështuar dhe shpeshherë edhe janë persekutuar pikërisht njerëz të gabuar me dosje të krijuara për qëllime të eliminimit politik, por duhet shpresuar që kësaj radhe do të këtë se paku një profesionalizëm më të lartë dhe se do të këtë një tentim për të gjykuar njerëzit që kanë mund të jenë apo janë të dyshuar për aktet për të cilat është edhe u krijua gjykata. Krimi nuk ka kombësi dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe në anën tjetër krimi nuk vjetrohet asnjëherë sepse gjaku ujë nuk behët.

 “Bota sot” Besoni ne atë se Kosova mund te arrije pajtim me Serbinë? Si e vlerësoni idenë e Hashim Thaqit për një pajtim te mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë?

Haki Abazi: Pajtimi i Kosovës më Serbinë është i pamundur në këtë fazë dhe më këtë gjendje. Nuk mund të ketë pajtim ndermet palëve nëse njëra nuk e njeh tjetrën dhe nuk mund të ketë pajtim mbi varret e pagjetura dhe pa kërkim falje të Serbisë për krimet e bëra që nga vrasja dhe dëbimi i shqiptareve nga Nishi dhe Pazari i ri , vrasjet e Rankovicit gjatë luftës se dytë botërore dhe spastrimi shqiptareve në luginën e Preshevës dhe luftën e fundit ku Millosevici tentoi të bëjë shfarosjen e shqiptareve. Nuk është parë asnjë gjendje gatishmërie për të pranuar krimet, të kompensohen familjet për holokaustin shqiptar që nga para lufta e parë botërore deri me 1999.  Pajtimi duhet të jetë rezultat i masave dhe veprimeve dhe jo qellim sa për sy e faqe, Serbia nuk është duke kursyer asnjë gjë për të bllokuar Kosovën në të gjitha drejtimet, anëtarësimi në UNESCO/ Interpol, lëvizën e lirë të qytetarëve, bllokimin e njohjeve nga shtete evropiane dhe atyre ne Azi, Afrikë dhe Amerikë latine. Nëpërmjet Listës Srpska është duke parandaluar krijim e Ushtrisë dhe në çdo hap është duke tentuar që ta ngjyros Kosovën si burim ekstrmizimi dhe terrorizmi për ta larguar nga vendet perëndimore dhe përkrahja për zhvillim. Kosova është peng i Serbisë dhe veprimeve të saja konkrete në të gjitha aspektet mundshme, çfarë kuptimi mund të ketë një pajtim i llojit të tillë.

Vrasja e Profesor Aganit, Caushit, Hotit, Agim Hajrziit, vëllezërit Bytyci dhe shumë intelektualeve nëpër botë përfshirë edhe mosdorëzimi i trupave të pagjetur janë veprime të cilat tregojnë se Serbia nuk është e penduar për atë qe ka bere përkundrazi po tenton që nëpërmjet Kishës ortodokse të paraqesë veten viktime. Kjo duhet të merr fund njëherë e përgjithmonë dhe ne Beograd duhet ndërtuar memorialin e shqiptareve të vrarë ashtu siç është memoriali i Holokausit  për Çifutet në Berlin. Vetëm atëherë mund të besojmë qe Serbia ka ndërruar kursin dhe qëndrimin ndaj Shqiptareve dhe Kosovës.

“Bota sot” Po bisedimet me Serbinë te cilat u ri aktualizuan tash nga presidenti Thaçi, si i vlerësoni. Mendoni se Presidenti Thaçi është ai qe duhet ti udhëheq bisedimet me ta kur dihet se marrëveshjet e nënshkruara nuk respektohen nga Serbia?

Haki Abazi: Dialogu qe nga fillimi ka qene instrument i blerjes kohe dhe sabotimit te shtetësisë se Kosovës, ka qenëi gabuar atëherë dhe është i gabuar sot. Thaçi e ka përdorur për të treguar fuqinë e kontrollit të tij në Kosovë para bashkësisë ndërkombëtare dhe ka dështuar në të gjitha aspektet ndërsa Serbia e ka përdorur për të parandaluar ecjen progresive të Kosovës , njohjet dhe ka forcuar pozitën saj në vendimmarrje për Kosovën duke e rihapur pakon e Ahtisarit dhe duke ushtruar kontrolle ndaj veriut të dhe pjesëve tjera të Kosovës dhe duke mos lejuar që hapësira e Kosovës të kontrollohet nga institucionet e vendit dhe ka arritur që në dialog me ndërmjetësim të BE të vendos fusnotën në emrin e Kosovës duke e rikthyer rëndësinë e rezolutës 1244 që ishe e vdekur praktikisht pas shpalljes së pavarësisë  dhe vendimet të gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Ky dialog duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë dhe duhet kthyer në nivelin e plotësimit të kushteve për fqinjët e mirë të përcaktuar nga MSA dhe direktivat e bashkimit evropian si pjese procesit të anëtarësimit në BE.

“Bota sot”:  Në rast se i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj nuk mund ta formoj qeverinë, e duhur do të ishte një qeveri teknike apo vendi te shkoj prape ne zgjedhje?

Haki Abazi: Në cilindo rast, në këtë situatë në të cilën gjendet vendi është shumë pa rëndësishme kush është si emër kryeministër i Kosovës, është e rëndësishme se çfarë shumicë parlamentare do të këtë e cila madje do të përkrah një qeveri më vota të shumicës për tu ballafaquar më izolimin e dhe gjendjen e vështirë të një agjendë të parapërcaktuar nga proceset e se kaluarës siç është demarkacioni, asociacioni, izolimi i qytetareve si të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm, papunësia e lartë, c ‘kapja e shtetit nga korrupsioni dhe krimet. Nga kjo logjikë e veprimet politike mendoj që duhet të ketë një qeveri të uniteti nacional ku PDK do të mbetet në opozitë për të reformuar veten dhe vetëm kështu mund të ecet më konfidencë përballë sfidave që janë përpara dhe më shpejtësinë që duhet. Ne të kundërtën ose duhet shkuar në zgjedhje të reja apo do të kemi kriza të reja që do të thellojnë problemin dhe stagnimin,

“Bota sot” Si e shihni rritjen e elektoratit te Vetëvendosjes. Ata janë partia qe me shumti kane fituar ne këto zgjedhje?

Haki Abazi: Vetëvendosje ka shënuar në rritje që është e natyrshme për shkak se ka mbetur alternativa e vetme për votuesin për të provuar diçka ndryshe nga ofertat që kanë pasur për disa vite më radhë dhe ne anën tjetër duhet kuptuar që ky ka qenë viti i parë pasluftës që kanë votuar votuesit që kanë lindur pasluftës dhe nuk kanë asnjë lidhshmëri me luftën dhe tregimet për atë kush çfarë ka qenë në luftë dh. m. th, kemi të bëjmë më votuesin që për herë të parë e shef Kosovën në prizmin e se ardhmes pa pasur referencë në të kaluarën  përheq tregimeve të dëgjuara. Sfida e Vetëvendosjes është për të mbajtur elektoratin dhe për të kapitalizuar në votat që ka marrë por duke e kthyer votën në kontratë pragmatike dhe kjo gjë është vështirë të behët në një sistem elektoral që ka Kosova. Testi i radhës do të jenë zgjedhjet lokale ku maten forcat dhe oferta për qytetaret që prek për çdo ditë jetën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat