Zyrtari nga LDK flet për koalicionin me Vetëvendosjen, ja kush mund t’ia kthejë Prishtinën LDK-së

Intervista

Zyrtari nga LDK flet për koalicionin me Vetëvendosjen, ja kush mund t’ia kthejë Prishtinën LDK-së

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 gusht 2017 Në ora: 14:26
Faton Peci

Kandidati për deputetet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Faton Peci në një intervistë për “Bota sot” ka treguar se fajtori për bllokadën në Kuvend është koalicioni PAN i cili pushtetin e dëshiron më shumë se gjithçka tjetër.

Peci po ashtu ka treguar se Kadri Veseli është i pa denjë me qenë në krye të Kuvendit. Sipas tij në mandatin e kaluar ka udhëhequr keq, ka thyer ciklet normale të funksionit të komisioneve dhe trupave të tjera të Kuvendit.

Peci po ashtu ka shpjeguar se një koalicion më Vetëvendosjen do të mundësonte për herë të parë një rrotacion të pushtetit në mënyrë të mirëfilltë, pavarësisht dallimeve ideologjike.  

Ai po ashtu ka thënë se kandidati që do t’ia kthente prapë LDK-së Prishtinën është Vjosa Osmani dhe është kandidatja e duhur.

Zyrtari nga LDK-ja ka thënë po ashtu se gjitha përgjigjet janë qëndrimet e tija personale e jo të partisë.

Bota sot: Si e vlerësoni mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës deri më tash. Kush mendon se është fajtor për gjendjen e krijuar?

Faton Peci: Fajtori është i ditur, koalicioni PAN po mban peng themelimin e institucioneve. Ata po funksionojnë me logjiken ose ne jemi ne pushtet ose askush tjetër.

Bota sot:  Mendoni se koalicioni PAN nuk po merr pjesë në Kuvend për shkak se i është bëre e çartë se duhet ta ndërrojnë kandidatin për kryetar Kuvendi.

Faton Peci: Përveç kandidatit, më mungesë të numrave deri më tani, atyre i duhet me gjasë kohë për me josh, deputet të caktuar.

Bota sot: Si e shihni figurën e Kadri Veselit për në krye të Kuvendit, mendoni se meriton ai të udhëheq më Kuvendin.

Faton Peci: Veseli është i pa denjë me qenë në krye të institucionit të Kuvendit. Në mandatin e kaluar ka udhëhequr keq, ka thyer ciklet normale të funksionit të komisioneve dhe trupave të tjera të Kuvendit, e ka drejtuar Kuvendin si një sharlatan, duke qenë një nga përgjegjësit e skenave në Kuvend.

Bota sot: Aktualisht ju jeni si koalicion LAA. Mendoni si ky koalicion do të vazhdoj të jetë bashkë edhe përkundër luhatjes se qëndrimeve.

Faton Peci: Kjo varet nga zhvillimet dhe qëndrimet e partnerëve të koalicionit

Bota sot: Si e komentoni ultimatumin qe Bexhet Pacolli nga AKR ka bërë për LDK-në dhe Vetëvendosjen. Mendoni se AKR ka përfaruar qëndrimet më koalicionin PAN.

Faton Peci: I takon përfaqësuesve te AKR-së të tregojnë një gjë të tillë, nëse ka përafrim. Sa i përket ultimatumit, nuk e di sa është në logjiken e funksionimit të një partie që pretendon se është liberale dhënia e ultimatumeve. Nëse po e përsëris, nëse shohin mundësi të përafrimit me koalicionin PAN, një afat i dhënë shtesë apo ultimatum si po e quani Ju, nuk mundet AKR-në me e amnistu para opinionit dhe votuesve me e amnistu, marrë për bazë qëndrimet dhe zotimit e z. Pacolli gjatë fushatës. Ai kryefjalë në çdo tubim elektoral ka pasur: mjaft më me krim, mjaft më me korrupsion, mjaft më me kapje të shtetit, mjaft më me zhvatës të institucioneve dhe gishti çdo herë ka qenë i drejtuar në drejtim të koalicionit PAN. Ndërsa zëvendësi i Pacollit z. Agim Bahtiri edhe spotin zgjedhor e ka pasur një mesazh “ka kaluar koha e komandantëve në politikë”. Mbetët të shihet sa do e mbajnë fjalën dhe zotimet para qytetarëve.

Bota sot: Si e shihni një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Besoni se PAN tu ua lëshoj rrugën për krijimin e institucioneve?

Faton Peci: Mendoj se një koalicion me VV-në do të mundësonte për herë të parë një rrotacion të pushtetit në mënyrë të mirëfilltë, pavarësisht dallimeve ideologjike. PAN ose duhet të merr pjesë në seanca, të krijoj institucionet, nëse i ka numrat ose duhet të hequr dorë, nuk duhet bllokuar në pafundësi ky proces.

Bota sot: Mendoni se LDK-ja është e gatshme të shkoj në opozitë, dhe a do të ishte një mundësi e mire qe LDK të rikthehet më u fuqishme?

Faton Peci: Në parim, çdo parti ka synim marrjen e pushtetit, mirëpo nëse LDK mbetet në opozitë, natyrshëm pritet rikthimi më i fuqishëm në proceset e ardhshme në skenën politike.

Bota sot: Po komunën e Prishtinës mendoni se LDK-ja do ta kthej. Cili mendoni se është kandidati më i duhur që do të mund të merrte prapë Prishtinën

Faton Peci: LDK ka shumë kandidat të mirë potencial, që munden me e rikthye me lehtësi qeverisjen e LDK-së në Prishtinë. Kandidati më i duhur dhe besoj që do ta fitojë sigurt Prishtinën është Vjosa Osmani.

Bota sot: Kush do te jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës?

Faton Peci: Kandidati i LDK-së për Kryetar të Mitrovicës është z. Safet Kamberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat