Paralajmëron avokati Gashi: Familjarët e të vrarëve për motive politike, do të dëshpërohen shumë nga Specialja - Bota Sot
Paralajmëron avokati Gashi: Familjarët e të vrarëve për motive politike, do të dëshpërohen shumë nga Specialja

Intervista

E martë, 26 shtator 2017

Paralajmëron avokati Gashi: Familjarët e të vrarëve për motive politike, do të dëshpërohen shumë nga Specialja

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 gusht 2017 Në ora: 10:10
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, e konsideron si tejet të nevojshëm miratimin e ligjit antimafia në Kosovë. Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, Gashi thotë një pjesë e prokurorëve më të shantazhuar të ashtuquajtur prokuror të emëruar nga “Klani Pronto” avancohen brenda ditës në instancat më të larta të prokurorive të Kosovës. Gashi ka folur për Gjykatën Speciale dhe mundësinë që e njëjta t`i zbardhë të gjitha vrasjet politike. Ai po ashtu ka komentuar edhe situatën politike në vend, duke thënë se, askund fituesit nuk fshihen, dhe nuk ikin nga Kuvendi ku janë deputet por triumfalisht dhe krenar shkojnë në Kuvend për ti themeluar institucionet.

Bota Sot: A është i nevojshëm ligji Anti -mafia në Kosovë dhe a mendoni se ky ligj do të zgjidhte shumë çështje?

Tomë Gashi: Ligji antimafia është tepër i nevojshëm për Kosovën, sepse me këtë ligj do të mund të parandaloheshin vjedhjet marramendëse / milionëshe që deri më tani i kanë bërë një pjesë e udhëheqësve politik të Kosovës që nga paslufta e deri më tani. Dhe sigurisht që kemi dhe kemi pasur politikan të ndershëm që nga ajo kohë e deri më sot, por një pjesë e politikanëve të niveleve të larta në  Kosovën e pas luftës e kanë konsideruar si vegël për pasurim të pandashëm të atyre vet, dhe të grupëve të interesit të tyre dhe të afërmeve të tyre politik dhe familjar. Pras askush i ndershëm nuk duhet ti frikësohet ligjit antimafia , e të tjerët vet e kanë sjellë situatën në Kosovën e pas luftës sa që ai ligj është edhe i nevojshëm për të kaluarën edhe i domosdoshëm për të ardhmen.

Bota Sot: Cili është mendimi i juaj në lidhje me punën e Gjykatave në Kosovë. A mendoni se numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura i ka vënë në kolaps Gjykatat e Kosovës?

Tomë Gashi: Numri tejet i lartë i lëndëve të pa zgjidhura në Gjykata dhe Prokurori është një dukuri e qëllimshme të cilën një pjesë e klasës politike në Kosovën e pas luftës e kanë krijuar qëllimisht për shumë arsye. Thuajse askush deri më tani nuk ka pasur vullnet politik të kemi një gjyqësor funksional të drejtë dhe të pa anshëm.

Askush deri më tani nuk ka pasur vullnet politik që të kemi një gjyqësor funksional të drejte e të paanshëm. Por thuajse të gjithë kanë dashur të kemi sistem absolutisht të kontrolluar nga politika për shumë arsye, një për të mos u frikësuar nga një gjyqësor i këtillë çfarë e kemi , që nëse vije puna të kenë vet , grupi i interesit dhe grupi politik të cilit i përkasin probleme eventuale juridike këto ti zgjedhin fare lehtë duke ndikuar direkt posaçërisht tek udhëheqësit e caktuar gjyqësor, duke mos eliminuar për asnjë moment edhe udhëheqës të caktuar të Prokurorive të Kosovës. Ju e shihni se një pjesë e prokurorëve më të shantazhuar të ashtuquajtur prokuror të emëruar nga “Klani Pronto” avancohen brenda ditës në instancat më të larta të prokurorive të Kosovës.

Bota Sot: Sipas të dhënave thuhet se Gjykata Speciale aktakuzat e para do të ngrisë këtë vit. Kush mendoni se do të jetë figurat e para politike ndaj të cilëve do të ngrihet aktakuzë?

Tomë Gashi: Duke ju "falënderua" një pjesë të ish deputetëve të kaluar të Kuvendit të Kosovës që votuan me 2015, kundër shtetit të Kosovës, kundër popullit shqiptar në përgjithësi dhe kundër ish pjesëtareve të UÇK-së në veçanti ne sot kemi një Gjykatë Speciale jashtë territorit të Kosovës e cila Gjykatë mund të jetë vetëm interes i Serbisë, por jo edhe  i Kosovës dhe së shpejti pritet që të ngritën akuzat e para.

Bota Sot: Familjarët e të vrarëve të pas luftës në Kosovë apo vrasjeve politike kanë shpresë se Gjykata Speciale do ti zbulojë vrasësit e familjarëve të tyre. A mendoni se kjo është e mundur?

Tomë Gashi: Është iluzore të pritet që Gjykata Speciale ti zbulojë të gjitha vrasjet politike, e që janë të shumta të cilat kanë  ndodhur pas luftës në Kosovë. Mjerisht familjaret e këtyre të vrarëve për motive politike, do të dëshpërohen shumë por ky do të jetë realiteti.

Bota Sot: Si mund të hetohen vrasjet e pas luftës siç ishte rasti i Astrit Deharit  kur dyshohet se janë humbur provat apo kanë vdekur dëshmitarët?

Tomë Gashi: Keqpërdorimi i drejtësisë në mënyrën më të vrazhdë dhe të mundshme duke e vrarë kështu edhe Astrit Deharin në burg për arsyen e vetme të bindjeve të tij politike. Pra edhe Astrit Dehari është një i  vrarë nga pushteti që e ka kapur shtetin dhe drejtësinë në Kosovë dhe ai është vrarë në burg për shkak se ishte aktivist i VV-së. Sepse po të mos ishte aktivist i VV -së as nuk do të burgosej fare dhe sot  besoj se do të ishte me ne shëndoshë e mirë.

Bota Sot: A duhet te rikthehet ligji për Gjykatën speciale ne kuvend për rishqyrtim? A mund ta trazoi skenën politike Gjykata Speciale, ashtu siç ka paralajmëruar avokati i njohur ndërkombëtar Gregor Guy Smith?

Tomë Gashi: Nëse të gjithë e dimë se kjo Gjykatë është formuar nga pa aftësia jonë, dhe bazamentin e ka raportin e z Dick Marty, nëse e dimë që në atë raport janë emëruar kinse shumë përgjegjës për krime monstruoze , atëherë Gjykata Speciale nuk ka kuptim të merret me persona të tjerë pa u marr me të gjithë apo me një  pjesë të atyre që janë përmendur si përgjegjës për këto krime të supozuara dhe të heqin një herë e përgjithmonë dilemat se a kanë ndodhur fare ato krime që ngritën në këmbë botën e civilizuar në krye me SHBA dhe shtetet tjera të BE-së apo jo?!Unë besoj se deputetet votuan që të kemi një Gjykatë të tillë kundër vetvetes. Dhe kjo Gjykatë do të duhej të jetë serioze, të merret seriozisht me pretendimet e krimeve të supozuara kinse edhe deri në heqjen dhe shitjen e organeve njerëzore dhe ta mbyll një herë e përgjithmonë këtë barrë që padrejtësisht e mban Kosova për shkak të paaftësive të përgjegjësve që këtë çështje të pavërtetuar edhe nga Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë në Hagë, edhe nga UNMIK-u edhe nga EULEX-I  ta mbyllin në territorin e Kosovës në Gjykatat tona,  por pse jo edhe tek prokurorët e huaj nga SHBA dhe BE që punojnë në EULEX. Por qëllimi i disave që përmendën në Raportin e Dick Martyt ishte që ata vet të mos akuzohen e çka ndodh me të tjerët dhe me Kosovën fare nuk u morën.

Bota Sot: A mendoni se ka raste në Kosovë të cilat janë të motivuara politikisht dhe të montuara?

Tomë Gashi: Se raste të tilla janë të motivuara politikisht dhe të montuara thuajse të gjithë e dinë. Populli nuk i beson këtyre montimeve aspak dhe kjo vërtetohet edhe nga fakti se njëri prej tyre z .Frasher Krasniqi me votën e popullit është  zgjedhur nga arresti shtëpiak Deputet i Kuvendit të Kosovës. Atij kuvendi për të cilin është akuzuar se kinse e ka gjuajtur 'me granatahedhës.

Bota Sot: A mendoni se Kosova duhet të ndjek rrugën e Shqipërisë sa i përket Vetingut në Gjyqësi?

Tomë Gashi: Ne jemi shqiptarë të njëjtë me shqiptaret e Shqipërisë , kemi të njëjtin mentalitet dhe duhet të ndjekim rrugën e Shqipërisë edhe për sistemin e drejtësisë. Fundja Shqipëria është shtet që 105 vite e Kosova që 9 vite. Vetingu është rruga e vetme që Kosova duhet të ndjek nëse dëshirojmë që ti heqim të korruptuarit në sistem Gjyqësor të RKS-ë.

Bota Sot: Si e vlerësoni situatën aktuale politike ne vend, përkatësisht sjelljet e koalicionit PAN ne raport me Kuvendin?

Tomë Gashi: Askund në botën e civilizuar nuk ndodh që koalicioni fitues të mos shkojë në Kuvend. Votuesit që i kanë zgjedhë deputetet e PAN-i kanë votuar që ata ti përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës e jo që pesë  herë me radhë të mos paraqiten fare në seanca konstituive të Kuvendit ku ata janë deputet. Askund fituesit nuk fshihen, dhe nuk ikin nga Kuvendi ku janë deputet por triumfalisht dhe krenar shkojnë në Kuvend për ti themeluar institucionet. Por pyetja është se a janë vërtet fitues? Apo thjesht janë fitues teknik të zgjedhjeve ku 16 parti u bashkuan për të garuar bashkë dhe 16 parti në një koalicion fituan shumë më pak vota se dy parti nëse deputetet numërohen veç e veç, vetëm VV dhe LDK votuan shumë me shumë deputet se 16 parti në koalicion i cili nuk shkon në Kuvend. A thua pse, sepse e dinë se nuk mund të formojnë qeverinë pa numrat e nevojshëm dhe duan kohë të peshkojnë ndonjë deputet i cili si i peshkuar nga PAN gjithmonë do të mbetet peshk i vogël i peshkuar nga peshqit e mëdhenj, dhe për të përdorur si ushqim për vete . Situata politike është saktësisht e nivelit të " fituesve" të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test