Avdijaj flet për programin Vetëvendosjes: Mundësia e fitores është edhe në Istog - Bota Sot
Avdijaj flet për programin Vetëvendosjes: Mundësia e fitores është edhe në Istog

Intervista

E premte, 15 dhjetor 2017

Avdijaj flet për programin Vetëvendosjes: Mundësia e fitores është edhe në Istog

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 12 tetor 2017 Në ora: 10:15
Agron Avdijaj

Në një intervistë për “Bota sot” Agron Avdijaj kandidat për kryetar të Komunës së Istogut, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka treguar se cilat janë prioritet e tij në rast se ai zgjidhet kryetar komune. Ai është shprehur i bindur që në bastionin më të madh të LDK-së do të fitoj bindshëm pasi sipas tij, Vetëvendosje ka pasur dhe vazhdon të ketë rritje të madhe të votuesve.

Avdijaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje të gjithë qytetaret e Kosovës i sheh të barabartë. Ai nuk ka dashur të flas për nivelin qëndron apo Vetëvendosjen si opozitë, duke thënë se është duke u marrë vetëm më zgjedhjet lokale në Istog.

Bota sot: Cili është programi qeverisës për Istogun nga vetëvendosje ne krye më juve Z. Avdijaj?

Agron Avdijaj: Programi qeverisës është përmbledh në 15 Zotimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Istogun

Ngritja e fondeve dhe planifikimi i rivitalizimit të sistemit të ujitjes dhe zgjerimi i rrjetit për ujitjen e tokave bujqësore; - Planifikimi për zgjerim,  mirëmbajtja e rregullt, identifikimi i humbjeve dhe parandalimi tyre.

Renovimi  dhe modernizimi i tregut të gjelbër të qytetit për prodhimet e fermerëve të komunës. Si dhe rritja e buxhetit për subvencione dedikuar bujqve/prodhues të vegjël.

Ndërtimi, kyçja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm në katër fshatra, Suhogerll, Cerkolez, Padalisht dhe Kërrninë si dhe riparimi e rregullimi i furnizimit të rregullt për fshatrat e tjerë. Planit investimeve dhe riparimet e rrjetit në të gjithë Komunën.

Ofrimi i shujtave ushqimore ditore për nxënësit nga klasa I-V  si dhe vizita sistematike shëndetësore për nxënësit; Çdo shkollë me kënd leximi, bibliotekë, dhe laboratorë të fizikës, kimisë, biologjisë funksional.

Qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat  do të jenë me orar të plotë dhe të funksionalizuara plotësisht. Do të ofrohen  shërbimet laboratorike 24 orë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog si dhe shtimi i shërbimeve esenciale laboratorike në Qendrat e Mjekësisë familjare në Gurrakoc, Rakosh, Banjë dhe Vrellë.

Do të instalohet mbikëqyrja, disiplina dhe llogaridhënia në të gjitha institucionet shëndetësore në Komunën e Istogut.

Planifikimi i rregullt për furnizim me barna nga lista esenciale, publikimi i listës së barnave me të cilat janë të furnizuara QMF si dhe do të bëhet  mbikëqyrja e vazhdueshme e shfrytëzimit të tyre.

Reformimi dhe riorganizimi i plotë i administratës dhe disiplinës e ligjshmërisë - ndalja  e keqpërdorimeve dhe instalimi i llogaridhënies.

Riorientimi i të hyrave - me prioritet të lartë kursimet në karburante, dreka zyrtare, udhëtime zyrtare, telefona.

Ndalimi i uzurpimeve të pronës komunale. Ndërtimi Sheshit Qendror, shëtitores, pushimores dhe hapësirës së gjelbër.

Planifikimi dhe ndërtimi i parkut të qytetit me parkun e lodrave për fëmijë të integruar në të (ish Radusha).

Riorganizimi  i mbledhjes së mbeturinave në të gjithë territorin e Komunës – planifikimi i investimeve në ndërmarrjen komunale “Ambienti”.

Hartimi i planit komunal për prerjen e pyjeve dhe ndalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.

Bota sot: A besoni se ju mund të keni sukses më votuesit në Istog, kur dihet se kjo qytezë është bastion i LDK-së?

Agron Avdijaj: Ne konsiderojmë se mundësia e fitores është edhe në Istog përkundër faktit që në të kaluarën është konsideruar si bastion i LDK-së. Ju kujtoj se në zgjedhjet nacionale rritja e VETËVENDOSJES! në Istog si përqindje e rritjes ka qenë më e madhe se rritja në nivel të përgjithshëm (124%). Kur kësaj i shtohet edhe fakti i keq qeverisjes nga pushteti aktual, besojmë fuqishëm se VETËVENDOSJE! do të ketë përkrahje të madhe në zgjedhjet lokale

Bota sot: Në disa fshatra te komunës se Istogut ka edhe qytetarë serb,a do të pranoni ti vizitoni ata dhe tua kërkoni votën?

Agron Avdijaj: Për ne si VETËVENDOSJE! të gjithë qytetarët janë të barabartë, bazuar në këtë, nuk do të ishte asnjë problem që të diskutojmë edhe me qytetarët seb për nevojën e ndryshimit, e pse jo të marrim edhe përkrahjen e tyre. Istogi si komunë ka mjaft sasi të ujit,por mungesa e ujit në disa fshatra po e bene jetën atje te pa mundshme për të jetuar. Na tregoni cila do të jetë zgjidhja e juaj për këto fshatra që nuk posedojnë ujë? Istogu konsiderohet si qetetet me burime të mjaftueshme të ujit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër qytetarët vazhdojnë të përballën me mungesë të ujit të pijshëm.

Në kuadër të programit qeverisës furnizimi me ujë për të gjithë fshatrat është prioritet i yni.

Ndërtimi, kyçja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm në katër fshatra, Suhogerll, Cerkolez, Padalisht dhe Kërrninë si dhe riparimi e rregullimi i furnizimit të rregullt për fshatrat e tjerë. Do të bëhet plani i investimeve dhe riparimet e rrjetit në të gjithë Komunën. Istogu njihet edhe si vend turistik dhe mjaft u vizituar nga qytetet tjera,na thoni çka do te bëni ju nëse vini ne krye te komunës që përnjëmend Istogut tia zhvilloni turizmin dhe të krijoni vende për turistet? Turizmi konsiderohet si mundësi e zhvillimit në Istog. Qeverisja aktuale deri më tani nuk ka ndërmarr ndonjë iniciativë serioze në promovimin dhe krijimin e mundësive për investime në këtë sector.

Bota sot: Kryetari aktual i Istogut mendoni se ka mundur të bëjë më shumë në këtë pozitë?

Agron Avdijaj: Natyrisht se ka mundur të bëjë më shumë. Në zgjedhjet e kaluara z. Rugova kryetari aktual ka dhënë 19 premtime. Prej tyre 9 i ka realizuar 2 gjysmë të realizuara, 6 i ka filluar dhe 2 nuk i ka filluar fare.

Bota sot: Nëse ju bëheni kryetar i Istogut,a do ti ndaloni punësimet familjare në komunë dhe dhënien e tenderëve të afërmeve siq kemi rastet e mehrshme?

Agron Avdijaj: Problemet kryesore të qeverisjes aktuale kanë qenë pikërisht punësimet familjare pastaj favorizimet në tenderë e shumë forma të tjera të keqpërdorimeve. Ne konsiderojmë se nuk mund të ketë zhvillim as mirëqenie e barazi për qytetarët nëse këto nuk ndalen. Prandaj lidhur me këtë VETËVENDOSJE në Istog do të ndërmarr këto masa: Reformimi dhe riorganizimi i plotë i administratës instalimi i disiplinës e ligjshmërisë - ndalja  nepotizmit, favorizimit, keqpërdorimeve dhe instalimi i llogaridhënies. Rritja e transparencës me rastin e konkurseve të punësimit. Pjesëmarrja e shoqërisë civile me rastin e hapjes së ofertave për tender.

 Sa i përket pyetjeve që nuk kanë të bëjnë me qeverisjen lokale nuk jam përgjigjur, për shkak të kohës dhe nuk kam qenë aktiv në përcjelljen e këtyre zhvillimeve pasi që puna, angazhimi dhe fokusi im që sa kohë është tek qeverisja lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test