Albiona Rexhepi, është zë i fuqishëm politik!

Intervista

Albiona Rexhepi, është zë i fuqishëm politik!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 2 nëntor 2017 Në ora: 15:05
Albiona Rexhepi

Albiona Ibrahimi-Rexhepi, është nënë e dy fëmijeve Amela dhe Nili. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në vendlindje, e saj Preshevë , studimet në Universitetin e Prishtinës 2000-2004, Fakulteti i Edukimit-Profesoresh e grupit klasore.

Ajo punon në një shkollë me fëmijët e ciklit të ulët atje, në shkollën fillore 9 Maji në Preshevë.

Ndërsa, që nga viti 2004 pas studimeve është kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin e saj, si mësimdhënëse dhe për të kontribuar në avancimin e gruas, e kyçur në Partinë Demokratike Shqiptare,  parti më e madhja në komunën e Preshevës, ku asnjëher thotë ajo nuk e kam kursyer mundin dhe dijen për të ndihmuar në proceset politike intelektuale gjinore e shoqerore. 

Gazeta Bota sot, në një bised nëpërmjet medies sociale(Facebook) duke bër portretin e saj, mësoi se Albiona I. Rexhepi është edhe zë i fuqishëm politik 

Ngase, Albiona Ibrahimi, përpos që është një mësuese me përkushtim të madh në edukimin e brezave të rinj, ajo aktivisht merret edhe me politikë, dhe është e rreshtuar në PDSH, dhe atë që nga viti 2004 e tutje.

Kështuqë, Albiona simbas të dhënave ka treguar rezultate të lakmueshme edhe në politikë, duke filluar njëherë si anëtare e thjeshtë në kuadër të Forumit të Gruas të PDSH-së, për t’u ngjitur gradualisht sukseseve më të avancuara në politikë, e përfshirë në të gjitha organet drejtuese të subjektit , dhe ate deri te posti i kryetares së Forumit të Gruas të partisë, detyrë të cilën e ushtron akoma, ku aktiviteti i saj shquhet  sidomos për ngritjen dhe avansimit të pozitës së gruas në shoqëri.

Ajo nga viti 2008-2012 dhe nga viti 2012-2016, ishte këshilltare e kuvendit Komunal të Preshevës, dhe ishte një këshilltare e guximshme, sa i përket mendimeve të saja dhe iniciativave të avancimit të positive të gruas, duke bërë hapa konkrete në përpilimin e dokumenteve strategjike si: planin aksional të ndërmarrësisë së gruas, planin aksional nga lëmia e barazisë gjinore të cilat plane janë të miratuara në Kuvendin Komunal.

Ndërkohë, që nga viti 2014, Albiona, është anëtare e Kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku ka dhënë dhe po jep kontributin e saj në fushat të cilat i mbulon ky organ me rëndësi për shqiptarët.

Në Konferencën “Këshilli Kombëtar i Paqes”, të mbajtur në Preshevë më 13 maj 2014, Albiona Ibrahimi nderohet me titullin Ambasadore e Paqes.Përveç kësaj ajo ka pasur një bagazh të tërë të aktiviteteve në terren, vizita të ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri, në cilësinë e kryetares së Forumit të Gruas dhe si këshilltare e Kuvendit Komunal të Preshevës.

Meqenëse, njohja jonë vjen nëpër mes rrejtit shoqëror Facebook, ishte me interes për lexuesin tonë diçka më shumë rreth profilit tuaj, Pra, cili është “sekreti” i Albiona Ibrahimi - Rexhepit ?, në trekëndëshin : familja , shoqëria dhe politika!

Duke ju faleminderuar shumë për vëmendjen tuaj, që tregoni për të trajtuar këto tema në Luginën e Preshevës, nëpërmjet kësaj interviste, në gazetën Bota sot, do të thoja se është shumë e vështirë, që me pak rreshta të thuash gjithçka për një trekendësh të till, që hap një temë me veti në secilën prej pyetjeve dhe përgjigjeve të tyre, dhe natyrisht që meriton shumë më tepër.

Megjithatë, mund të them pak më konkretisht se janë, dashuria për familjen, përkushtimi, serioziteti, shkollimi, edukimi, dashuria për vendin tonë, arti i të bërit politik, butësia, ngritja e zërit për të thënë të vërtetetën duke krahasuar gjithë këto me përkushtimin e një nëne që rrit fëmijën e saj, kudo qoftë ajo.
Dhe, kështu, nëse e menaxhojm mirë familjen, nëse bëjmë maksimumin në punë,në politik duhet të tregojm se jemi të zonja të menaxhojm pozita udhëheqëse e mos të llogaritemi vetëm si gjini femërore pët të plotësuar një 30%.

A e ka kuptuar shoqëria atje te ju vlerën e gruas dhe kontributin e saj në të gjitha sferat e jetës, po integrimin e saj a po e pranon?

Gjithësesi,Po! por me shumë vështërsi. Në jetën politike kontribut të madh padyshim ka dhënë dhe po jep edhe gruaja edhe pse hapsira qe u jipet asaj në pozita menaxhuese është e vogël krahasuar me atë se gjysma e popullsisë janë femra.

Unë  mendojë se kudo që të jesh femër në ditët e sotme konsiderohet si fatbardhësi, sepse nuk jemi në kohët e hershme, kur lindëte vajzë ishte si “fatkeqësi”, duke e krahasuar me vështersit nëpër të cilat kanë kaluar femrat shqiptare.

Jeta sot kudo ka sfida dhe sakrifica, por ne nuk duhet të presim shumë nga mëshira e burrave, të na hapin rrugët, duhet ta përkrahim njëra tjetrën duhet të jemi më motivuese dhe pretenduese në karrierën tonë sepse shoqëria jonë ka më shumë nevoj për ne.

Për mendimin tim, gruaja në familje është shtylla kryesore e funksionimit të rregullt familjar e cila kujdeset me qetësi për çdo gjë. Ku pas një familjeje intelektuale të emancipuar qëndron një grua e fortë e hekurt.

Dhe, fatmirësisht demokratizimi i sistemit ka ndikuar pozitivisht në shoqëri.Duke qenë mjaft pozitive dhe për t'u vlerësuar përkushtimi në shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare.

Gruaja njeh vetëm punën ku për të nuk përfundon asnjëherë sapo kryen orarin e punës i kthehet punës së dytë obligimeve në shtëpi si nënë, grua, nuse dhe shtyll e shtëpis edhe pse për këtë as nuk paguhet as nuk vlerësohet sa duhet nga shoqeria.

Sot, të drejtat e femrës janë një ndër temat më bashkohore në të gjithë botën, përfshirë edhe trojet shqiptare. Sa të drejta keni ju sot, krahasuar më të paktën me ato të femrës në Kosovë, e për rreth saj?

Tek ne sot shihet se pa kontributin e gruas shqiptarët nuk do të ishin aty ku janë. Shihet se në të gjitha vendet e botës femra nuk është e kënaqur me pozitën që ka ndërsa femra në Lugin të Preshevës përballen dy herë më shumë me vështirësit që ka krahasuar me femrat në Kosovë e Shqipëri.

Mirëpo, tani në çdo shoqëri përmes kulturës, vetëdijes, pabarazisë gjinore të një populli mund të kuptohet se emancipimi i saj është një proces i domosdoshëm në të mirën e saj dhe të gjithë shoqëris.

Ndërkohë, të jetosh në kohën e sodit, si grua sidomos ne në Luginë të Preshevës, nuk është aspak e lehtë, sidomos në kushtet e një vendi si ky i yni.Dhe, të mos flasim për ligjin dhe kodet, se ato janë vetëm në letër, dhe le të mbetet në të ardhmen të shpresojmë që brezi i ri të jetë më i vetëdijshëm për hapat që do të hedhin në të ardhmen,në procesin e zhvillimit dhe emancipimit të femrave shqipëtare krahas femrave evropiane.

Unë mendoj që sa më shumë të bëhen prezente femrat në jetën politike, sociale, ekonomike, shoqërore aq më shumë impakt krijojnë, aq më shumë kreativitet, vlerë, rregull sjellin.

Mirëpo cila është pozita e gruas, sot në familje, shoqëri dhe politik në Luginën e Preshevës?

Fal ligjeve të Evropës dhe kontributit te OSBE-së kemi një kuot edhe ne në Luginë të Preshevës, por kjo nuk do të thot që jemi të kënaqura.Në komunën e Preshevës femra është e përfshirë në institucionet komunale, arsimore, shëndetësore ku dihet se femra ka karakter më të ndjeshëm dhe për atë unë mendoj se prezenca e femrave nëpër të gjitha organet udhëheqëse është më së e nevojshme.

Shkollimi i femrës Preshevare në nivel universitar dhe superior ka shumë vështirësi në këto pengesa: mungesa e universitetit në Gjuhën Shqipe ku duhet të udhëtojn drejt Kosovës, Shqipëris, Maqedonis dhe këtë me keqardhje e them se caktimi i kvotave të limituara pengon shkollimin e femrave nga Lungina e Preshevës,me këtë ju bëj thirrje ministrive përkatëse të zgjidhin këtë problem në kohë sa më të shkurtër. Problem tjetër është problemi në shëndetësi.

 Sa i përket zhvillimit ekonomik bizneseve të vogla dhe të mëdha nuk mund të funksionojn pa bashkëpunim me Kosovën e Shqipërin ku bëj thirrje bizneset e vogla dhe të mëdha nga Kosova dhe Shqipëria të jenë pjesë e investimeve në komunën e Preshevës duke kontribuar në mënyra të ndryshme dhe njoftoj se komuna e Preshevës ka strategjin e saj të zhvillimit ekonomik,zonën industriale e cila është e gatshme për investitorët.

Për ti kaluar pengesat e shumta që përballet gruaja Preshevare, për çdo dit e më vështirë kërkojë nga grat intelektuale nga Kosova dhe Shqipëria si dhe Maqedonia të jemi të gjitha të bashkuara në një rrug të përbashkët të suksesshme.

Përgjethsisht, sa është përqindja e punësimit të shqiptarëve në Administratat komunale(shtetrore) në Komunat shqiptare, Preshevë, Bujanovc, e Medvegje ?
Përqindja e të punësuarve shqiptarë në kuadër të administarëtës komunale si dhe institucioneve ku themelues është Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës është rreth 90 % Shqiptarë dhe 10 % të nacionalitetit serb dhe romë, kun ë këto isntitucione pasqyrohet përqindja reale e popullsisë në komunën e Preshevës, përderisa në institucionet shtetërore të cilat janë të shtrira në komunë kjo përqindje nuk është në përputhje me numrin e banorëve të komunës.
Është me rëndësi të theksohet se pas luftës së armatosur pati një përpjekje për përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore, ku me ndihmën e OSBE është arritur që në kuadër të policisë multietnike të përfshihet një numër i caktuar i shqiptraëve, por me kalimin e kohës një numër i madh i tyre janë suspenduar, kanë braktisur vendin e punës dhe si i tillë ky projekt nuk ka arritur qëllimin e paraparë, për derisa në shumë institucione tjera shtetërore shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar.

Meqense ju jeni pjesë e politikës: Sa bashkëpunuese ndërmjet vetit janë Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës?

 Subjektet politike në Preshevë që nga themelimi i tyre kanë pasur bashkpunim në fusha dhe segmente të caktuara sidomos për çështjet me rëndësi vitale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, partitë politike i kanë tejkaluar interest e tyre partiake, mirëpo që nga viti 2016 me paraqirtjen e Alternativës për Ndryshime, përvveç fragmentarizimit të skenës politike, bashkpunimi I subjekteve politike është zbehur dhe pothuajse fare nuk ekziston.

Sa ka ndikuar në politikën e Beogradit, sjella e tyre ndaj shqiptarve të Luginës, prej çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës?

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës sjellja e Beogradit zyrtar kundrejt shqiptarëve të Luginës ka ndryshuar edhe më shumë për të keq, duke koncentruar forca të armatosura në Luginë të Preshevës e sidomos përgjat vijës kufitare pastaj mosnjohja e diplomave të arritura në Kosovë, pengesat dhe barrierat në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, pasivizimi i një numri të madh të qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Situatat, ose ngjarjet të ndryshme në Kosovë, e për rreth saj, apo tilla si ajo e Kumanovës, më e fundit ose të tjera për rreth jush, çfarë ndikimi kan në Luginën e Preshevës?

Konflikti në Republikën e Maqedonisë, nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh për shqiptarët në Luginë të Preshevës, përveç se Beogradi zyrtar me mjetet e veta propagandistike ka arritur që të arsyetohet për një mundësi të përfshirjes së këtij konflikti edhe në Preshevë, ku si rezultat i saj ka sjellur një numër të madh të forcave speciale të xhandarmërisë  për të shfaqur pasiguri tek shqiparët e Luginës së Preshevës.

Si të gjitha trevat shqiptare, edhe kësaj treve nuk i ka shpëtuar shpërngulja e ashpër, ose emigrimi i dhimbëshëm i shqiptarëve. Sa e ndjeni ju atje “braktisjen e butë” të Luginës nga rinia shqiptare?

Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë gjithë historisë së tyre janë ballafaqur me këtë problematikë në forma të ndryshme. Vitet e e fundit Qeveria e Serbisë me metoda të ndryshme është duke ndikuar në shpërnguljen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës,  rasti i arrestimeve të ish luftëtarëve të UÇPMB-së, problemet në shkollimin superior, mungesa totale e zhvillimit ekonomik, mos krijimi i kushteve për kthimin e të shpërngulurve nga malësia si pasojë shkatërrimit të shtëpive dhe pronave të tyre nga lufta, papunësia e madhe dhe paperspektiva ekonomike, ka bërë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos shohin perspektivë për të jetuar në trojet e tyre stërgjyshore.

Sa duket e gatshme Qeveria e sërbisë të zgjidh problemet e të drejtave të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës? 

Unë mendojë Qeveria e sërbisë nuk është e gatshme fare që të zgjidh problemet e të drejtave të shqipëtarëve në Luginë të Preshevës. Mirëpo, pavarësisht neglizhimit të kërkesave nga Beogradi zyrtar,rezistenca e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, nuk ka munguar asnjëherë në lidhje me realizimin e të drejtave në fushën e arsimit shqip dhe përdorimit të simbolit kombëtarë në Luginë të Preshevës.

Këto të drejta të garantuara me konventa ndërkombëtare ende spo  i lejon Beogradi, por ne së paku nuk kemi lejuar që të ndryshojn flamurin apo në vend të gjuhës shqipe të pastër të përdorim teksteve të çfardoshme mikse të papranueshme.

Cilat janë problemet simbas jush ? Çfarë ju shqetëson më shumë sot në Luginë?

Problemi i shqipëtarëve të Luginës së Preshevës është diskriminimi nga ana e qeverisë së sërbisë në të gjitha fushatë e jetës shoqëroro-ekonomike, duke filluar si e permenda me lartë nga mosnjohja e diplomave universitare nga Republika e Kosovës, vonimi ne nostrifikimin e diplomave.

Pasivizimi i adresave që po ndikon në shpërnguljen e shqipëtareve sidomos të rinjëve si dhe problemi më serioz mungesa e teksteve mësimore shkollore. Mos lejimi i përdorimit të teksteve mësimore nga republika e Kosovës dhe Shqipërise, bllokimi i teksteve shkollore,ndalimi i përdorimit institucional i simbolit kombëtar e shumë probleme të tjera që cdo ditë cdo shqipëtarë i luginës përballet me këto probleme edhe pse KKSH-ja për të gjitha këto shumë herë ka nisur kërkesa drejt resorëve të caktuar ministrorë në qeverinë serbe por si tradicionalisht ajo në asnjëren kërkesë nuk ofron zgjidhje mbase shumë herë edhe nuk përgjigjet ku nga kjo kuptojm se qeveria e serbisë nuk është e gatshme të zgjidh problemet e shqipëtareve në luginë të Preshevës.

Duke ditur ndikimin e ndërkombëtarëve në zgjidhjen e problemeve kontaktet dhe takimet e vizitat janë të vazhdueshme nga ana e KKSHsë si dhe bashkëpunimi me ambasadorët e shteteve mike të shqipetarëve nuk mungon.Pavarësisht presioneve të vazhdueshme që u adresohet  ministrive nga ndërkombëtarët rezultat të caktuar  nuk ka në fusha të caktuara si duket kanë ndërtuar imunitet të jashtëzakonshëm.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat