Suzana Jakupi: Institucionet e shteteve amë, duhet të merren më shumë me mërgatën - Bota Sot
Suzana Jakupi: Institucionet e shteteve amë, duhet të merren më shumë me mërgatën

Intervista

E premte, 15 dhjetor 2017

Suzana Jakupi: Institucionet e shteteve amë, duhet të merren më shumë me mërgatën

Nga: Dashnim Hebibi Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Suzana Jakupi

„Vizita më e rëndësishme e radhës është nënshkrimi i bashkëpunimit mes Odës ekonomike të PBM-e në Rijekë me atë të Kosovës, dhe do të bëjmë disa vizita, që kanë për qëllimin për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës. Disa projekte, që janë gjithashtu në radhë  janë edhe me Shqipërinë. Ne jemi munduar e do të mundohemi me aq sa kemi mundësi për të mirën tonë“, na tha ndër të tjera, zonja Jakupi.

Se komuniteti shqiptarë në Kroaci ka kontribuar për të mirën e tokave shqiptare, kjo dihet nga të gjithë, por se ky komunitet, gëzon autoritet të madh edhe tek vendasit, konkretisht te kroatët, është kënaqësi e veçantë. Kontributi madhor i bashkëkombasve tanë, që jetojnë në Kroaci për pavarësinë e këtij shteti mikë gjithashtu është i njohur, por edhe shteti kroat i është mirënjohës, prandaj, edhe gëzojnë autoritet të madh tek popullata vendase. Komuniteti jonë, Kroacinë mike e konsideron si atdhe të dytë, ndjehen si në atdhe, sepse i kanë të drejtat e tyre dhe respekton, çmohen e ndihmohen në projekte të ndryshme në të mirë të ruajtjes së kulturës, gjuhës kombëtare. Të ndalemi në Rijekë, tek një qytet përallorë, të shkon mendja, të rrish vetëm pak orë aty e të nuhatësh ate bukuri të madhe që e ka falë perendia këtij shteti. Qytet i papërshkrueshëm me fjalë, por vetëm tik taket e zemrës të japin mesazhe emocionuese, të lumtë ata që jetojnë aty. Komuniteti ynë që jetonë edhe në këtë pjesë të Kroacisë, i ka dyert e hapura tek i pari i këtij qyteti për projekte të ndryshme dhe kjo vërtet është për ta përgëzuar këtë qytet. Se sa mërgata jonë është e organizuar në Rijekë, nuk mundemi përmes kësaj interviste të përshkruajmë të tërën, por aty në ate qytet e me rrethinë, kishte aq shumë veprimtarë, sa që do na duhet një libër i plotë për ti përshkruar gjithë ato të mirat që i kanë bërë ata dhe i bëjnë për të mirën e atdheut. Si çdo mërgimtarë, edhe ata bien e zgjohen nga gjumi me ëndërr për atdheun e të parëve. Për të kutpuar se sa janë të organizuar si komunitet në Rijekë, kësaj here, ndamë kohë për të bashkëbiseduar me një zonjë të vërtet, një zonjë që nuk donte të fliste shumë, por më shumë të vepronte. Edhe pse është një nënë, edhe pse edhe afariste, ajo nuk i mungon asnjëherë aktiviteteve sa herë, që është në pyetje çështja kombëtare.  Kjo zonjë po gëzonte autoritet të madh te komuniteti ynë, por edhe tek vendasit. E arsimuar në Kroaci, një intelektuale modeste, kur i jepte përgjigjet e pyetjeve, vërtet gjithmonë përmendke mundin e të gjithëve, të gjithë mërgatës që jetojnë në Rijekë e me rrethinë. Ajo nuk don të merr merita, sepse meritat na tha, i kemi të përbashkëta. Gjithçka, që kemi bërë të mirë dhe bëjmë për kombin tonë, bëjmë bashkarisht me vëllezër e motrat tona nga të gjiha trevat shqiptare. Nuk ka dallim na tha ndër të tjera kjo zonjë, se nga je, me rëndësi të jesh shqiptarë dhe ne jemi një. Ja se çka na tha ndër të tjera kjo zonjë në intervistën tonë, me të cilën e kemi zhvilluar jo pa mund, sepse zonja nuk donte të fliste në njëjës, por për hirë të lexuesve ajo ndër të tjera na tha në këtë intervistë, por gjithmonë, duke përmendur mundin e të gjithë atyreve që jetojnë në Rijekë e në tërë Kroacinë, sepse zonja na tha, se komuniteti ynë në Kroaci është shumë i respektuar nga kroatët.

Zonja Jakupi, ju falënderoj për kohën, që do të ndani për këtë intervistë. Jeni një zonjë e nderume jo vetëm në Rijekë, por në gjithë Kroacinë, falë angazhimeve tua për të mirën e komunitetit tonë. Ju lutem shumë, a mund të na tregoni, se si po e gjeni gjithë energjinë pozitive për mos me u ndal në të mirën e kombit tonë?

Ju faleminderit shumë për këto fjalë dhe mendimin që keni për mua, Për të mirën e kombit energjija është gjihmon prezente dhe kur është nevoja për të ajo vjen vetë disi, që nuk mundem ta përshkruaj. Kur bashkëpunon me atdhetarë edhe dy herë të shtohet energjia. Këtu në Rijekë e me rrethinë, ka shumë zonja e zotërinjë, që kanë dhënë shumë për kombin dhe vazhdojnë të japin. Ne jemi siç dihet popull solidarë dhe e duam shumë atdheun tonë.

Sa është e vështirë të veproni, kur dihet se jeni një nënë dhe kuptohet keni obligime të shumta edhe në familje?

Nuk është e lehtë, por me përkrahjen e tyre të plotë që e kam dhe duke ju falënderuar familjes time, pavarësisht nga obligimet që i përmendet, koha apo rrethanat unë gjej, si të them, formën apo mundësin dhe mënyrën, që të veproj për të mirën e kombit. Me këtë rast më lejoni të falënderoj shumë e shumë familjen time, që më kanë kuptuar dhe më kuptojnë.

Keni pasur aktivitete të shumta si Bashkësi Shqiptare në Rijekë. Nga kush po e gjeni mbështetjen më të madhe?

Duke filluar nga disa anëtarë të Bashkësisë të cilët janë gjithmon shumë aktivë e mos t`ja u përmend tash emrat, sepse janë shumë e po frigoj se po e harroj dikend pa e përmendur, pastaj dy ambasadat shqiptare, institucionet kroate e ne vecanti kemi mbështetjen e madhe të deputetes tonë, që e kemi në Parlamentin kroat, zonjën Ermina Lekaj Prljaskaj.  Pra të gjithë këto gjithmon na mbështesin dhe gjejnë kohë, që aktivitetet të kenë sukses në procesin e realizimit të tyre.

Mendoni se veprimtarët janë lodhur me aktivitete në të mirën tonë të përgjithshme, duke e ditur, se gjithçka që bëhet është në mënyrë vullnetare?

Nuk kisha thënë që janë lodhur me aktivitete në të mireë e kombit. Unë do të thoja, që tash ka ardhë një jetë shumë dinamike në përgjithësi dhe njerëzit nuk kanë kohë të mjaftueshme as për familjet e tyre. Megjithate, për fat të keq. Në kohë të fundit është prezent edhe një dozë e mos interesimit dhe kjo është ajo që më brengos. Por, aktivistë ka gjithmonë që kontribojnë për të mirën e kombit, pa marë parasysh në çfar mënyre dhe forme. Ne nuk do të ndalemi sa herë që thërret atdheu ynë. Tash më kemi edhe shtetin e Kosovës, pra jemi edhe më të fortë.

Cili është bashkëpunimi juaj me komunitetin tonë në kryeqendër, në Zagreb?

Është relativisht i mirë. Edhe pse dëshira ime është  që të them se është shumë e mirë, por këtë ende nuk mund ta them. Dua edhe më shumë të kemi bashkëpunime.

Po me deputeten tone zonjen Ermina Lekaj Prljaskaj, keni bashkëpunim, kur dihet, se ajo vjenë nga kjo pjesë e Kroacisë ku jeni duke vepruar?

Së pari kisha dashtë, nëse më lejoni, që të shpreh kënaqësinë time personale, që ne si pakicë, që jetojmë në Kroaci për herë të parë në histori, kemi një deputete shqiptare, që na përfaqëson neve në Parlamentin kroat, dhe kjo na bën që të mburemi të gjithë. Me deputeten z. Ermina Lekaj Perljaskaj kemi një bashkëpunim te shkëlqyeshëm, ku gjithmonë e kemi afër dhe na ndihmon me të gjitha mundësitë që i ka ajo. Kjo është një pasuri e madhe për ne që e kemi.

Sa persona veprojnë në Bashkësinë Shqiptare?

Nuk mundem të jap një numër konkret, por ka mjaft.

Gjatë këtij viti, e deri më sot, keni pasur disa aktivitete. Si po priten ato tek komuniteti jonë?

Në përgjithësi priten mirë.

Keni përkrahje nga Institucionet tona shtetërore, qoftë nga Shqipëria apo Kosova?

Kur është e nevojshme po, por jam e mendimit, që institucionet e shteteve amë duhet të meren pak më shumë me mërgatën.

Po me ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosovës, keni ndoj bashkëpunim?

Edhe me ambasadën e Shqipërisë dhe të Kosoves kemi bashkëpunim të mirë.

Çka sipas teje, duhet të ndihmojnë dy shtetet tona, e kam fjalën për komunitetin tonë në Rijekë?

Pres dhe shpresoje, se do t`na ndihmojnë në realizimin e disa projekteve që ne më i kemi filluar dhe jemi në gjysmë të rrugës së realizimit të tyre, e pa ndihmën e shteteve tona, do të jetë e pamundur.

Keni përkrahje nga të parët e Rijekës?

Gjithmonë dhe në çdo moment. Janë pikërisht ata, që na motivojnë dhe shtyjnë të ecim përpara. Sepse, Rijeka gjithmonë ka qenë ajo që i ka bërë hapat e parë në çdo aktivitet apo organizim kombetar.

Marrin pjesë edhe ata nëpër aktivitet që organizoni?

Po, duke filluar nga planifikimi e deri te realizimi i aktiviteteve.

Sa manifestime i mbani brenda vitit?

Për momentin janë dy manifestime, pavarësia e Shqipërisë dhe Kosovës.

Organizoni edhe promovime librash, por edhe keni botuar libra. Sa deri më tani i keni botuar?

Deri tash Bashkësia jonë ka botuar katër apo pes libra dhe ka bërë ribotimin e një doracaku (fjalori), kurse promovime kemi më shpesh.

Si është gjendja e shkollës plotësuese shqipe në Rijekë?

Me keq ardhje duhet të them, se numri nuk është i mjaftueshëm në krahasim me numrin e fëmijëve shqiptarë, që ka në këtë rreth, dhe kjo nuk është problem vetëm në Rijekë, por në tërë Kroacinë. Do të duhej, që ne prindërit të bëjmë më shumë në këtë drejtim. Jam shumë optimiste se do të bëhet më mirë.

“Nënshkrimi i bashkëpunimit mes Odës ekonomike të PBM-e në Rijekë”

Si duket do të shkoni së shpejti në Kosovë dhe atje do të keni disa vizita. A mund të na njoftoni më në detaje?

Vizita më e rëndësishme e radhës është nënshkrimi i bashkëpunimit mes Odës ekonomike të PBM-e në Rijekë me atë të Kosovës, dhe do të bëjmë disa vizita, që kanë qëllimin për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës. Disa projekte, që janë gjithashtu në radhë  jane edhe me Shqipërinë.

“Panairin do ta bëjmë traditë dhe të mbahet çdo vit në të ardhmen”

Para disa muajve, keni organizuar një aktivitet shumë të rëndësishëm në promovim të disa produkteve që prodhohen në Kosovë dhe janë njoftuar opinion në Rijekë. Do të jetë aktivitet që do të mbahet edhe gjatë viteve të tjera?

Po, në qershor të këtij viti, kemi organizuar për herë të parë në Kroaci një Panair me produkte kosovare. Panairi ka zgjatur tre ditë dhe është mbajtur në Rijekë. Ka qenë në suorganizim me Odën ekonomike të Prefekturës-Bregdetare Malore dhe qytetin e Rijekës, kurse nga Kosova në bashkëpunim me MPJ-e dhe OE te Kosovës. Panairi ka pas shumë efekt ashtu, që kemi ardhë në përfundim, që këtë ta bëjmë traditë dhe të mbahet çdo vit në të ardhmen.

Meqë Rijeka është qytet universitar, a do të kishit mundur si Bashkësi Shqiptare, të ndikoni, që të vijnë student nga trevat shqiptare, për të studiuar në Rijekë?

Edhe kjo mer pjesë në një ndër projektet tona, që kemi dhe jemi duke punuar edhe në këtë drejtim dhe mund të them, se jemi afër realizimit.

Jeni nga Ilirida, i keni thënë vetes, se një ditë do ti ktheheni përgjithmonë atdheut?

Jetoj me atë shpresë.

Si e sheh gjeneratën e re shqiptare, që po lindë në Rijekë dhe po shkollohet këtu?

Kemi një rini shumë të shëndosh dhe mendoj, që do të arijnë shumë larg, megjithate, duke e kultivuar dhe ruajtur gjuhën dhe përkatësinë e tyre.

Çka kishe për të thënë, e që nuk të kam bërë pyetje, e që sipas teje, është më se e nevojshme të thuhet?

Që të duam njëri tjetrin, të respektojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për të mirën e kombit pa interese personale, dhe ti përgadisim gjeneratat e reja, që të mos harojnë, se kush janë dhe nga vijnë.

Të uroj shumë suksese zonjë dhe shpresoj, se do të kemi mundësi edhe herave të tjera të bashkëbisedojmë për sukseset që do ti arrini në të ardhmen. Gjitha të mirat dhe punë të mbarë.

Ju faleminderit edhe juve shumë, punë të mbarë dhe gjitha të mirat gjithë kombit tim dhe miqëve tanë. Me që jemi afër festës kombëtare të 28 nëntorit, më lejoni që ti uroj të gjithë kombin tim kudo që ndodhet. Zoti e bekoftë kombin tim, Kroacinë dhe gjithë miqtë tanë me në krye SHBA-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test