Intervista e Pacollit për gazetën serbe: Asociacioni, demarkacioni dhe ushtria…

Intervista

Intervista e Pacollit për gazetën serbe: Asociacioni, demarkacioni dhe ushtria…

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 23:24
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet, por jo në këtë periudhë.

Pacolli, në një interviste për të përditshmen serbe “Telegraf.rs”, ka thënë se problem primar për Kosovën aktualisht është demarkacioni me Malin e Zi.

Sipas tij, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet patjetër të vazhdojnë në Bruksel. Megjithatë, ai thotë se marrëveshjet e nënshkruar ndërmjet dy shteteve duhet të zbatohen nga dyja palët, e jo vetëm njëra, transmeton indeksonline

“Mendoj se do të formohet asociacioni. Por ju e dini, ne kemi disa probleme në Parlamentin tonë. Tani kemi një problem me demarkacionin me Malin e Zi. Ju e dini shumë se jemi në procesin e liberalizimit të vizave. Mendoj se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet nga Beogradi dhe Prishtina. Duhet të kryhen detyrime”, ka thënë ai.

Image

Më tej, Pacolli thotë se dialogu duhet të vijon mirëpo të jetë pak më ndryshe nga ai i mëparshmi.

“Çfarë do të thotë të udhëheqësh një dialog? Pra, kur të dy palët arrijnë një marrëveshje, kjo marrëveshje është e mirë për të dy palët. Unë mendoj se një dialog i tillë duhet të vijë dhe unë shpresoj që ky dialog të përfshijë temat që ndikojnë në përmirësimin e standardeve”, është shprehur ai.

Krye diplomati kosovar ka folur edhe rreth formimit të ushtrisë, përkatësisht transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura (FAK).

“Ne do të bëjmë gjithçka me ligj dhe kushtetutë. Unë mendoj se do të formohen ushtria”, është shprehur ai, duke shtuar se Lista Srpska mund edhe të votojë për këtë cështje.

“Ku e dimë. Nëse jo sot, ndoshta nesër”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat