Humanistja Behide Hasanaj flet për vizitat në kampet e refugjatëve në Zvicër - Bota Sot
Humanistja Behide Hasanaj flet për vizitat në kampet e refugjatëve në Zvicër

Intervista

E hënë, 11 dhjetor 2017

Humanistja Behide Hasanaj flet për vizitat në kampet e refugjatëve në Zvicër

Nga: Arta Nikqi Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 12:26
Behide Hasanaj

Pjesën e parë të këtij nëntori e kalova në Zvicër, në vizitë te humanistja e palodhur e këtyre dhjetëvjeçarëve të trazuar. Redaktore e librit të Behides ”Një jetë veprimtari humanitare”, me lindi ideja, në mes bisedave tona miqësore, të udhëheq një intervistë të shkurtër me disa disa pyetje që flasin mbi humanizmin dhe dëshirën e pashuar të Znj. Hasanaj për ndihmë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

Në bazë të veprimtarisë dhe humanizmi që ke krijuar dhe të cilat i kam shfletuar gjatë kësaj punë të përbashkët, ndjehem e privilegjuar dhe të falënderoj që në fillim për intervistën në vijim lidhur me gjithë punën tënde gjatë tërë këtyre viteve, andaj do të mundohem të jem e kujdesshme  dhe e arsyeshme në të gjitha pyetjet e cekura më poshtë.

1. Besoj që humaniteti lind në shpirt, andaj edhe pse njihemi prej kohësh  jam kureshtare të di  se si të lindi ideja të  merresh me humanizëm ?

-Ne gjithmonë kemi qenë familje që jemi marr me humanizëm, qysh në vitet e hershme në shtëpinë e prindërve të mi,  kemi mbajtur studentë nga fshatrat e Dukagjinit dhe të Drenicës, që shkolloheshin pa asnjë pagesë, ashtu edhe ne si fëmijët e tyre na ka pushuar në shpirt humanizmi ndaj njerëzve dhe familjeve të skamnuara të asaj kohe. Qysh në atë kohë fëmijërie kam qenë e motivuar, kam ndihmuar fëmijët e lagjes të cilët kërkonin bukë, sepse rënkonin nga varfëria, në lagjen tonë ka pas mjaftë familje të varfëra. Më kujtohet një rast kur isha në moshën 6 -7 vjeçare, ishte nëna duke pjekur bukët, dhe unë isha duke lozur me motrat e mia dhe disa fëmijë nga lagjja, ne kishim nga një copë bukë në dorë duke ngrënë dhe disa fëmijë duke kaluar andej pari, na kërkojnë tu japim edhe atyre, gjë që mua më preku thellë dhe fshehurazi shkova e mora bukën me një copë djathë dhe ua dhashë, mirëpo ajo që mandej e kërkonte bukën se ku kishte mbetur ishte nëna. Posa i tregova se çka kishte ndodhur më tha me një fjalë të butë ‘ vajza ime gjithmonë duhet të ndash me të tjerët ato që ti ke’, dhe kjo ashtu si e vogël më bëri të ndihem krenare për gjestin që kisha bërë.  

2. Ti si një nënë që kujdeseshe në çdo pikëparje për dy fëmijët tuaj, respektivisht të vetëfinancosh familjen, dëshiroj  të di më hollësisht se a ishte e lehtë për një nënë të punon dhe të merret  me humanizëm gjatë gjithë kësaj kohe ?

-Jeta ime ka qenë jashtëzakonisht me sakrifica dhe gjithashtu, të jesh një nënë e përkushtuar për fëmijët dhe sidomos të luash edhe rolin e një mashkulli (babës) në shtëpi, nuk mjaftojnë fjalët për ta shpjeguar atë pjesë të jetës, e sidomos të merresh edhe me humanitet, punë kjo e cila kërkon  përkushtim dhe kujdes të veçantë, mirëpo jam munduar që të jem një femër – grua e fortë dhe të gjitha punët jam munduar ti kaloj me qetësi gjithë këtë  rrugëtim të vështirë deri në moshën kur fëmijët filluan të më përkrahin, e sidomos kur të kesh vullnet dhe fillon të punosh për një qëllim.

3. Jam në dijeni që puna jote nuk ishte aspak e lehtë, dhe kam njohuri që ke punuar në shumë organizata humanitare, mirëpo më trego pak për  bashkëpunimin tënd me qytetarët zviceranë dhe  bashkatdhetarët se si ka funksionuar gjithë kjo lëvizje e juaja?

-Unë kam punuar në shumë organizata të ndryshme dhe me shumë bashkatdhetarë. Gjatë këtyre viteve kam pas shumë nga bashkëpunëtorët të cilët herë pas here kanë pasur lëvizje nëpër vendet e ndryshme, mirëpo puna nuk ishte e lehtë por në bashkëpunim me njerëzit që më rrethonin ishte një relacion pune i përkryer, të gjithë ishim në dijeni  me se do merreshim, çdo bënim në ditët në vijim, si do ngarkoheshin mallrat, kush ishte përgjegjës gjatë udhëtimit, ku do përfundonin ndihmat, kujt duhej dorëzuar e tutje, të gjitha ishin të koordinuara në mënyrën profesionale.   

4. Gjatë  vizitave në kampet e refugjatëve në Zvicër dhe udhëtimeve tuaja nëpër kampet e ndryshme në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi,  si mund të na i përshkruani ato pamje që ju i patë dhe i përjetuat nga afër?

-Vizitat nëpër kampet ku qëndronin refugjatët na bënte të ndiheshim shumë keq, sepse pamjet që shihnim ishin tmerruese. Në vitin 1998, për herë të parë pasi që Zvicra i lejoi refugjatët që të hynin në territorin e tyre, (ushtria) i kanë strehuar në një kamp dhe më thërrasin si përkthyese që tua mundësoj përkthimin nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane, ku gjithashtu meqenëse isha koordinatore e Shoqatës Nëna Terezë, kanë kërkuar që tu siguroja refugjatëve veshmbathje, ushqime, medikamente etj. ndërsa nëpër Kosovë, po ashtu në vitin 1998 – ishim për vizitë nëpër kampet e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi,  ku shihnim  njerëz të  sëmurë, të ngirë nga të ftohtit, fëmijë të uritur,  pleq, plaka, ndiheshin lloj lloj zërash që rënkonin nga mërzia, thjeshtë njerëz të vuajtur. Ne kishim shkuar të përgatitur, posedonim gjëra të nevojshme për ndihmë ndaj refugjatëve, ndihmat të cilat ishin siguruar nëpër të gjitha qytetet.

5. Si pjesëmarrëse në Organizatën për të Drejtat e Njeriut, çka mund të na thuash për punën e tyre, dhe si mund të na shpjegon qëllim e kësaj organizate?

-Organizata për të Drejtat e Njeriut, e përfaqësuar nga  zotëri  Göpf Berweger,  ka pas për qëllim sigurimin e të drejtave njerëzore, pa qëllime të caktuara, pa dallim race, feje apo kombësie.

Die Menschenrechtsorganisation, vertreten durch Herrn Göpf Berweger, hatte die Absicht, die Menschenrechte ohne spezifischen Zweck zu gewährleisten, unabhängig von Rasse, Religion oder Nationalität für den Frieden.

6. Çfarë mund të na thuash për femrat e dhunuara në Kosovë?

-Nga pamjet e ndodhura në Kosovë gjatë luftës në femrat tona shqiptare, unë personalisht në vitin 2000, kam bërë apel dhe kam ngritur zërin në tërë Evropën, që të më përkrahin dhe tu dalim në ndihmë femrave të dhunuara në Kosovë gjatë luftës. Kjo është pjesa që ka pasur nevojë për mbështetje më të madhe, për një ndihmë më të veçuar nga të tjerat.

7. Ju si veprimtare dhe humaniste e devotshme e popullit të Kosovës, për gjatë gjithë këtyre vitet si ke pas mundësi të mos jesh pjesë e mediave?  

-Kur është fjala për media mendoj se duhet të përgjigjem dhe të shpjegoj më qartë. Një njëri i cili vitet e jetës së tij ja kushton fëmijëve të saj dhe sidomos atdheut mundohet gjithmonë të jetë larg mediave, sepse atij njeriu të cilit i flenë në shpirt humanizmi nuk është e domosdoshme të ekspozohet nëpër media, sepse  unë personalisht e kam ndier vetën të obliguar që ta ndihmoj popullin tim në momentet më të vështira. Punën që unë e kam bërë përgjatë 37 viteve, të gjithën ia kam kushtuar vendit tim -Kosovës.

8. Tash mbas 37 viteve të punës suaj, keni promovuar monografinë ‘Një jetë veprimtari humanitare I ‘, dhe filmin dokumentar ‘Në udhën e shënjtëresë ’, ku shpjegohet dhe dokumentohet e gjithë puna juaj, sa ka qenë përkrahja nga Institucionet e Kosovës apo nga Shoqata ‘ Nëna Terezë ‘ ku edhe ke vepruar një kohë të gjatë?

-Në këtë monografi dhe film dokumentar unë në emrin tim dhe popullit të Kosovës, e falënderoj shtetin Zvicran, për përkrahjen e madhe që na e kushtoi gjatë luftës në Kosovë, ndërsa sa i përket mbështetjes së Institucioneve të Kosovë dhe as nga Shoqata ‘ Nëna Terezë ‘, nuk kam marr asnjë lloj përgjigje nga ana tyre. Përkrahje për filmin dokumentare dhe monografinë kam pas mbështetje nga fëmijët e mi, Paul Hofer, përfaqësuesi i HIOB, Göpf Berweger – përfaqësues i Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Shpresa Demolli, Frrok Kolaj, Mark Baftija, Flora Balaj, si dhe me vetfinancim.

Falënderoj të gjitha ata që më përkrahën dhe më respektuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test