Wolfgang Petritsch: BE-së i duhet një i ngarkuar i posaçëm për Kosovën

Intervista

Wolfgang Petritsch: BE-së i duhet një i ngarkuar i posaçëm për Kosovën

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:05
Wolfgang Petritsch

Për ta zgjidhur konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës në bisedime nuk duhet të ketë tema tabu, thotë për DW Wolfgang Petritsch. Brukseli duhet ta shohë si një nga prioritet e veta raportin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

DW: Zoti Petritsch, Ju thoni, se tani ka një shans historik për ta zgjidhur çështjen e Kosovës. Përseë

Wolfgang Petritsch: Unë besoj, që presidenti serb Vuqiq me deklarimin lidhur me Kosovën tani vërtetë është i gatshëm, që të merret me këtë ëështje dhe ta zgjidhë atë. Është vërtetë një lloj shansi historik, për ta zgjidhur konfliktin e fundit vlerësohet tani nga BE-ja si shansi vërtetë i madh.

Çfarë prisni Ju konkretisht nga Brukseli?

Duhet filluar me një proces të ri politik dhe të kapërcehet rutina, që ka përfshirë ndërkohë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Për dy vitet e ardhshme fokusi duhet përqendruar tek zgjidhja e këtij problemi. Këtu ndoshta duhet të caktohet edhe një mandat politik me një personalitet, që e njeh shumë mirë këtë rajon. E kjo duhet të lidhet edhe me një objektiv të qartë, për ta bërë sa më të afërt zgjidhjen e këtij problemi. Po ashtu duhet menduar, se ëfarë ka në këtë mes për Serbinë, me ëfarë mund të motivohet Serbia, për ta zbatuar këtë hap historik.

Ju thoni që Brukseli duhet të vihet në lëvizje, por sipas mendimit tuaj ëfarë shtrohet faktikisht nëtryezë nga këndvështrimi serb, përveë një deklarate të Vuëiqitë

Këto janë procese, që ai tashmë i ka lënë të nënkuptohen: nga njëra anë vazhdimin dhe mundësisht mbylljen e shpejtë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Konkretisht bëhet fjalë për të drejtat institucionale të serbëve në Kosovë. Hapi i dytë shumë i rëndësishëm është dialogu brenda serbëve. Unë besoj, që ky është një kusht i rëndësishëm përgatitjeje për stabilitetin e vërtetë që mund t'i sillte rajonit. E rëndësishme do të ishte, që në Serbi të mos ndihen të imponuar nga jashtë, për njohjen, por që të zhvillohet edhe një dialog i brendshëm në këtë mënyrë, për të arritur në një zgjdhje të pranuar nga të dyja palët. Problemi më i madh natyrisht ka të bëjë me atë, që politika serbe mund ta kapërcejë me vështirësi, që të thotë, se 'Kosova është e humbur', gjë që Vuëiq de facto e ka bërë ndërkohë.

Por natyrisht duhet që për këtë serbëve t'u ofrohet diëka. Kjo duhet të përfshijë një siguri të mirë të minoritetit etnik serb deri tek eventualisht edhe një zgjidhje bilaterale, për të cilën të dyja palët – Beogradi dhe Prishtina – të mund të bien dakord nëse bëhet fjalë për shembull për disa korrigjime të kufijve. Serbia ndërkohë ka avancuar relativisht mirë me bisedimet e antarësimit me BE-në. Njerëzve në Serbi duhet t'u bëhet shumë më e qartë e u duhet thënë, se kapërcimi i këtyre pengesave do të thotë edhe, që në pak vjet mund të arrihet vërtetë antarësimi. Kjo duhet të ecë paralel me dialogun e brendshëm për ëështjen e Kosovës. Deri më 2019, kur në Bruksel të ketë nisur nga puna administrata e re, duhet që ëështjet e hapura – e këtu në radhë të parë bën pjesë Kosova – të jenë zgjidhur ose të paktën zgjidhja të jetë bërë e afërt. Qëllimi do të ishte, që më 2019 administrata e re e BE-së të ketë një plan të gatshëm për Ballkanin Perëndimor në BE, plan ky që do të mund të zbatohej brenda një kohe relativisht të shkurtër.

Ju mendoni në një paketë…

Kjo duhet parë. Hallka më e dobët në zinxhirin e Ballkanit Perëndimor është Bosnja. Edhe këtu duhet vënë diëka në lëvizje. Por edhe për këtë rast jam i mendimit, që duhen filluar relativisht shpejt bisedime, përmes të cilave të fillojnë të trajtohen me prioritet ato probleme specifike boshnjake, që nuk janë zgjidhur. Kjo duhet të mundësojë një antarësim. Duhet të jetë një lloj gare brenda rajonit e të shihet, se kush do të arrijë i pari në vijën e finisht. Është e qartë për të gjithë se për ëfarë bëhet fjalë: në rastin e Serbisë është fjala për zgjidhjen e problemit të Kosovës, në ëështjen e Bosnje-Hercegovinës bëhet fjalë për shmangien e dyfunksionalitetit shtetëror, duke u bazuar tek Marrëveshja e Dejtonit. Sfidat janë të qarta dhe prej tyre duhet të përcaktohet procesi përkatës.

Çfarë i këshilloni Ju politikës serbe për ta bërë të qartë kredibilitetin dhe seriozitetin kundrejt partnerëve të tjerë të bisedimeveë Ka një mosbesim të madh ndaj udhëheqjes në Beograd veçanërisht lidhur me lirinë e medias, shtetin ligjor e kështu me radhë…

Serbia padyshim ka ende shumë probleme të mëdha, por besoj, se kjo duhet parë edhe në kontekstin e problemit shumë më të madh të pazgjidhur të ëështjes së Kosovës. Nga ana tjetër Vuëiq si në Berlin, edhe në kryeqytete të tjera europiane ka krijuar një besim të madh, veëanërisht lidhur me problemin e refugjatëve në periudhën 2015/2016. Kështu ai është pozicionuar si dikush, me të cilin vërtetë mund të trajtosh ëështje të vështira. Unë besoj, që qeverisë serbe duhet t'i jepet paraprakisht një bonus besimi, por pa lënë jashtë vëmendjes faktin që ka probleme. Unë jam megjithatë mjaft optimist, që të gjitha këto ëështje mund të zgjidhen, sapo Brukseli nga njëra anë të ketë paraqitur një plan të qartë kohor lidhur me antarësimin në BE dhe nga ana tjetër problemet me Prishtinën të jenë zgjidhur.

Çfarë i rekomandoni Ju politikës kosovare?

Kosova është politikisht një vend mjaft i përëarë. Është një shtet i dobët në prag të kolapsit mund të thuash – pikërisht krahasuar me Serbinë, që në përgjithësi është zhvilluar shumë fort ekonomikisht. Por edhe nga Prishtina duhet kërkuar që të bëjë lëshime. Detyra konsiston në atë, që mundësisht shpejt t'i bëjë lëshime komunitetit serb në Kosovë. Para disa vitesh ato kanë nënshkruar, që atje të krijohet një asosacion për minoritetin serb. Kjo më në fund duhet zbatuar. Unë besoj, që tani e ka radhën Prishtina për të vepruar.

Si e shihni Ju aksin kohorë

Unë besoj, që kur të ketë nisur nga puna aministrata e re e BE-së, pra në vitin 2019, antarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor  - nëse disa apo të gjithë kjo do të shihet – duhet të jetë në krye të listës së prioriteteve.

Çfarë roli luan Tirana, sipas mendimit tuaj?

Kryeministri i Shqipërisë është me sa duket i interesuar, që të arrihet një zgjidhje. Ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Vuëiqin – këtë unë e konsideroj shumë, shumë të rëndësishme, kjo është diëka e re. Shqipëria tani nuk duhet të angazhohet vetëm në mënyrë të njëanshme për Kosovën. Unë besoj, se do të ishte një avantazh i madh, nëse Beogradi dhe Tirana do të mund të binin dakord, jo duke i anashkaluar të tjerët, por duke vepruar si forcë motivuese. Shqipëria në këtë drejtim mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Diplomati austriak, socialdemokrati Wolfgang Petritsch ka qenë nga viti 1999 deri më 2002 përaqësuesi i lartë për Bosnje-Hercegovinë. Në këtë funksion ai ka drejtuar zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të nënshkruar më 14 dhjetor 1995. Më parë ai ka qenë ambasador austriak në Beograd  (1997 deri 1999) dhe i ngarkuari i posaëëm i BE-së për Kosovën. Në këtë funksion ai ka qenë më 1999 edhe kryenegociatori i BE-së në bisedimet e paqes në Rambouillet dhe Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat