Deputetja e VV-së shpalos detajet, kjo është Albulena Haxhiu jashtë politikës

Intervista

Deputetja e VV-së shpalos detajet, kjo është Albulena Haxhiu jashtë politikës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 1 janar 2018 Në ora: 07:56
Deputetja Haxhiu me djalin e saj

Njëra ndër deputetet më të zëshme dhe më aktive në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu vjen me një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ku shpalosë jetën e saj, jashtë politikës dhe aktiviteteve tëLëvizjes Vetëvendosje.

Albulena, aktualisht është nënë e dy fëmijëve tëmrekullueshëm,Malit dhe Tomorrit,për të cilët thotë se janë të ndryshëm shumë njeri nga tjetri.Gjithë përkushtimin mundohet t`ua jap atyre, madje,  edhe atëherëkur nuk ka kohë fare.

Deputetja Albulena Haxhiu, e cila shquhet edhe bukurinë dhe elegancën, nuk lënë pa treguar edhe dëshirën e saj për të lexuar dhe ushqimet e pakta që ajo di t`i gatuaj.

Albulena, ka treguar edhe për martesën e saj me aktivistin Alban Krasniqi, me të cilin thotë se kanë filluar të takohen në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bota sot: Si e kujton familja juaj dhe ju personalisht politikën, si hyri në shpirtin tuaj dhe çfarë ndjesish keni për të?

Albulena Haxhiu: Sikur edhe sot e kujtoj, demonstratën e parë në të cilën unë morra pjesë në atë kohë si studente e Fakultetit Juridik. Ishte 10 shkurti i vitit 2007, kur unë bashkë me kolegë nga Fakulteti Juridik, dolëm për të kundërshtuar asokohe Pakon e Ahtisarit. Aty në atë demonstratë, pas dhunës së policëve të UNMIK’ut dhe shkrepjes së plumbave, humbën jetën dy qytetarë, MonBalaj dhe Arben Xheladini dhe u lënduan shumë të tjerë. Kjo ishte ditë shumë e rëndë dhe e vështirë edhe për mua ndonëse nuk isha aktiviste e as anëtare por ishte po ashtu dita kur unë vendosa  të aktivizohem. Së pari u anëtarësova dhe merrja pjesë në aktivitete të ndryshme që organizoheshin dhe në shtatorin e vitit 2010 u bëra pjesë aktive e VETËVENDOSJE!’s.

Të jesh aktiviste dhe deputete sigurisht që nuk është punë e lehtë e sidomos kur përfaqëson një subjekt politik sikur Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shpesh puna e deputetit është konsideruar si privilegj, në fakt për mua është përgjegjësi e madhe që mundohem ta kryejë me nderë e përkushtim, pavarësisht sfidave e përballjeve.

Bota sot: Cilat ishin momentet më të vështira nga ana emocionale në politikë?

Albulena Haxhiu: Ka pasur momente të vështira përplot sfida, por njëra prej tyre që ka prekur e ndikuar tek secili aktivist dhe ende ndjejmë dhembje është humbja e aktivistit tonë Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ndonëse, kanë kaluar më shumë se 1 vit nga vdekja e tij e dhunshme në Qendrën korrektuese në Prizren, ne ende nuk mund ta harrojmë Astritin. Do ta kemi përherë në mendje dhe në zemrat tona madje do të na përcjellë kudo në secilin aktivitet e angazhim politik. Kur e kujtoj Astritin, bëhem shumë më e fortë për të ecur tutje.

Fatkeqësisht ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vdekjen e Astritit. Është për keqardhje por ende nuk ka as drejtësi për të.

Bota sot: Sa ka rëndësi imazhi i një politikaneje në politikë?

Albulena Haxhiu: Nëse është fjala se si duhet të duket një politikane, unë mendoj që kjo vlen për të dyja gjinitë por për mua më shumë ka rëndësi mendësia që përfaqëson ajo/ai sesa tek imazhi.

Kam dëgjuar shpesh teksa thonë se s’ka rëndësi si duket një burrë dhe se gruaja është ajo që duhet të duket gjithnjë mirë. Kjo vjen si pasojë e dominimit të mentalitetit patriarkal. Sa i përket imazhit, varemi po ashtu edhe nga rrethanat. Në këtë Kosovën tonë, ku nuk bën punë as argumenti e as qëndrimet politike, detyrohesh të veprosh disi ku kuptohesh më qartë. Shpesh ka ndodhur na kanë thënë po dukeni keq me gazin lotsjellës por ama ndonëse kemi mundur të dukemi keq, ne kemi pasur mesazh shumë të fortë politik prapa atij gazi.

Bota sot: Sa lexoni, cili është libri juaj i preferuar?

Albulena Haxhiu: Varet edhe nga koha që kam në dispozicion. Koha më e mirë dhe më e përshtatshme për të lexuar për mua është para gjumit. Muajt e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara edhe për shkak të zgjedhjeve lokale e parlamentare mirëpo mundohem të mos e lë anash leximin.

Aktualisht jam duke lexuar librin e Simone De Beauvoir – Mikeshat

Sigurisht që kam lexuar shumë më shumë kur ende s’kam qenë nënë por tash shpesh ndodh kur librat e mi zëvendësohen me leximet për Malin ?

Sa ju pëlqen të udhëtoni jashtë vendit për turizëm, cili apo cilat vende ju kanë pëlqyer më së shumti, gjatë udhëtimeve tuaja?

Nuk është që kam udhëtuar shumë për turizëm, zakonisht udhëtimet e mija përtej Shqipërisë janë udhëtime zyrtare ku obligohesh me ju përmbajt agjendës. Aty ku shkojmë shumë shpesh për pushime, është Shqipëria, pjesa e jugut, kudo që ndalesh kënaqesh me ato bukuri.

Image
Deputetja Haxhiu me djalin e saj

Bota sot: Cila është marrëdhënia juaj me fëmijët? Na tregoni më shume për ta

Albulena Haxhiu: Unë kam dy fëmijë, Malin 4 vjeç dhe Tomorrin 11 muajsh. Emrin e kanë marrë nga Mali i Tomorrit?

Duke qenë që jam e angazhuar me punë, sigurisht që më mbetet kohë më  e kufizuar të jem me ta dhe pikërisht kohën kur unë jam me ta, unë s’bëj asgjë tjetër deri sa ata janë zgjuar, pra merrem me ta. Në mungesë të kohës fizike, kam lexuar shumë libra se cila është mënyra më e mirë për ta rritur fëmijën. Dhe them me bindje që s’ka një metodë të zbuluar që konsiderohet më e mira andaj kombinoj metoda që mendoj që janë më të mirat për ta.

Mali që nga mosha 1 vjeçar, shkon në kopsht ndërsa për Tomorrin kujdeset nëna ime pa të cilën se besoj që do mund t’ja dilja.

Tomorri prej se ka lindur dallon shumë nga Mali. Sepse është i qetë, ushqehet më mirë ndërsa Mali vazhdon të jetë i njëjti. Kërkon vëmendje vazhdimisht dhe të bën probleme në ushqim por ama është fëmijë shumë kureshtar dhe të bën pyetje për gjithçka vazhdimisht, aq shumë saqë nganjëherë nuk gjen përgjigje për pyetjet haha(qeshet).

Bota sot: Sa i mungoni bashkëshortit tuaj, pasi ju jeni e angazhuar shumë?

Albulena Haxhiu: Aq sa jam e angazhuar unë, njësoj është i angazhuar edhe bashkëshorti im, jemi bashkë edhe në Lëvizje, në fakt edhe në Lëvizje jemi takuar. Ka ditë kur ai është më i lirë, në ca të tjera jam unë. Ndonëse të dy merremi aktivisht me politikë dhe jemi në të njëjtin subjekt politik, rallë shihemi gjatë ditës sepse angazhimet i kemi të ndryshme. Ka momente kur i mungojmë njëri tjetrit, është normale, por edhe mendoj që këto janë lidhje më të mira.

Bota sot: Çfarë nuk mungon asnjëherë në kuzhinën tuaj?

Albulena Haxhiu: Makarona dhe shpagetat. Është ushqimi i preferuar i Malit e po ashtu edhe i imi. Nuk jam e mirë shumë në gatim, këtë përgjegjësi e ka marrë Albani andaj kur më mbetet mua ndonjëherë, nuk i zëvendësoj pastat me asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat