Rugova ishte dhe mbeti lider i rilindasve shqiptarë në fund të shekullit 20 dhe fillim shekullit 21 - Bota Sot
Rugova ishte dhe mbeti lider i rilindasve shqiptarë në fund të shekullit 20 dhe fillim shekullit 21

Intervista

E martë, 24 prill 2018

Rugova ishte dhe mbeti lider i rilindasve shqiptarë në fund të shekullit 20 dhe fillim shekullit 21

Nga: Hyrë Tejeci Murati - Radio Kosova Më: 23 janar 2018 Në ora: 08:20
Nga e majta- Hyseni, Rugova, Anderson, Prishtinë, 2005

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, organizon orën letrare “Malli poteik – Ibrahim Rugova 2018”.

Hyrë Tejeci  intervistë me Hysen Ibrahimi, kryetarin e kësaj shoqate.

Autor /Valtona Kelmendi

Në përvjetorin e 12 të vdekjes së Presidentit të Repulbikës së Kosovës Ibrahim Rugova, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi organizon orën letrare Malli Poetik ”Ibrahim Rugova” 2018.

Malli poetik "Ibrahim Rugova", përcaktimi për këtë titull të orës?

Duke e ditur që vet presidenti i ndjerë ka qenë letrar, krijues, poet dhe është marrë me krijimtari si studiues, ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ne duke qenë në të njëjtën linjë vërtetë kemi mall për njëri tjetrin e në veçanti kemi mall për Ibrahim Rugovën, thëniet e tij, shkrimet e tij dhe poezitë e tij. Andaj e kemi titulluar me shumë dashuri Malli Poetik ”Ibrahim Rugova” 2018.

Akademia organizohet nën përkujdesjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Suedi me kryetare znj. Qibrije Hoxha.

Ora Letrare në Kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ” Papa Klementi Xi Albani”, Suedi, e titulluar Malli Poetik ”Ibrahim Rugova”, 2018, mbahet në Ängelholm, më 20 janar 2018, këtë të shtunë, me fillim nga ora 13:00.

Nikoqir është Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë”, me kryetar z. Rrahman Rrahmani.

Kurse kryetar i Këshillit Organizativ është zgjedhur z. Remzi Basha, poet.

Kryetare e Jurisë është zgjedhur znj. Mone Juniku dhe disa anëtarë të tjerë.

Si e përkufizoni figurën e Ibrahim Rugovës?

Është shumë e vështirë që me pak fjalë të përkufizohet një figurë aq e madhe. Mund të them se kryetari Rugova ishte dhe mbeti lider i rilindasve shqiptarë në fund të shekullit 20 dhe fillim shekullit 21.

Studiues, shkrimtar, politikan, poet, udhëheqës dhe organizator i shquar i politikës në mbrojtje të interesave të çështjes kombëtare shqiptare dhe njeriu, ideatori i cili përcaktoi planin e pavarësisë së Republikës së Kosovës si njëra ndër detyrat themelore që tregon rrugët për arritjen e një qëllimi.  E kjo ishte pavarësia e Republikës së Kosovës si kompromis drejtë një Bashkimi Kombëtar Shqiptar.

Të tillë do e përkufizoja Rugovën i cili shkoi por mbrapa la veprat e tij të cilat neve na begatojnë dhe na udhëzojnë për punën e mëtutjeshme.

E keni njohur personalisht

Qysh nga viti 1991, e kam njohur. Për herë të parë e kam takuar në zyret e Shoqatës së Shkrimtarëve ku ai ka zhvilluar aktivitetin e tij politik dhe qysh nga ajo kohë ne kemi qenë në kontakt. Mund të them se unë kam qenë njëri ndër bashkëpunëtorët e tij për mërgatën sidomos për Suedi dhe ndjehem krenar që kam qenë në kryerjen e detyrave të politikës rugoviane.

Kam qenë kryetar i Lidhjes Demoktratike të Kosovës dega në Suedi dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës me propozim të vet kryetarit Rugova.

Cilat përvoja do t’i veçonit gjatë kontaktit tuaj me presidentin Rugova?

Gjatë gjithë karrierës sime dhe kohës sa kam bashkëpunuar me kryetarin Rugova unë do të veçoja disa përvoja të cilat sot e asaj dite neve na hyjnë në punë. Urtësinë, kompromisin, tolerancën, transparencën, besnikërinë, bashkëpunimin e mbi të gjitha guximin për ti quar proceset përpara që i kërkonte koha. Ai çdo herë ka kërkuar njerëz intelektual, të guximshëm, besnik dhe aktiv. Si i tillë ai ka lënë gjurmë dhe ne kemi marrë ato përvoja dhe punojmë me shumë krenari duke quar më tutje proceset me interes të çështjes kombëtare.

Presidenti Rugova ka pasur një konsderatë të lartë për mërgatën?!

Shumë e vërtetë. Kryetari Rugova disa herë e ka vizituar Suedinë dhe ai e ka njohur rrënjësisht shpirtin e mërgimtarit dhe ka pasur një respekt të veçantë për mërgatën shqiptare në përgjithësi. Dhe gjatë kohës sa unë isha kryetar i Lidhjes Demokratike – dega në Suedi me vet propozimin e kryetarit Rugova është zgjedhur suedia dhe znj.Qibrije Hoxha si deputete që përfqaëson mërgatën në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kjo për neve do të thotë shumë. Kryetari Rugova e ka vlerësuar punën dhe angazhimin tonë dhe kemi qenë shumë të lidhur në mes vete. Cdo herë në konsultë me kryetarin Rugova ne kemi arritur kompromisin dhe bashkëpunimin për ta prezantuar kulturën tonë, traditën tonë. Vet presidenti Rugova thoshte se kultura është ambasadori më i mirë i një kombi prandaj edhe ne gjithmonë i kemi fuqizuar shoqatat kulturore shqiptare që ta prezantojmë kulturën, gjuhën, letërsinë, poezinë, dramën etj.

Kryetari Rugova duke qenë edhe vet krijues ka rrezatuar te bota e qytetëruar, te perëndimi se populli shqiptar vërtetë meriton pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Më kujtohet kur shkonim në Kosovë dhe gjatë mbledhjeve me kryetar të degëve që ishte për çdo javë, neve të mërgatës na veçonte duke na përshëndetur dhe duke na dhënë fjalën çdo herë.

Ju keni  vendosur që këtë vit përvjetorin e vdekjes së presidentit Rugova ta shënoni me orë letrare, si keni vepruar viteve të tjera?

Që nga dita kur ndërroj jetë presidenti Rugova dhe deri në ditët e sotme, tani 12 vjet me radhë, ne çdoherë kemi organizuar akademi përkujtimore kushtuar presidentit Rugova. Kësaj radhe do të bashkangjitet edhe shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani” me një orë letrare Malli Poetik ”Ibrahim Rugova” ku do të marrin pjesë poet, krijues, shkrimtar, të cilët do të garojnë me poezitë e tyre. Ora letrare ka karakter garues. Shumica e poezive do të jenë kushtuar kryetarit Rugova por do të ketë edhe poezi të tjera. Shpërblimet: Vendi i parë, dytë, tretë dhe i Jurisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test