Ramush Haradinaj: Destinimi i Kosovës është Europa - Bota Sot
Ramush Haradinaj: Destinimi i Kosovës është Europa

Intervista

E diel, 25 shkurt 2018

Ramush Haradinaj: Destinimi i Kosovës është Europa

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 09:47
Ramush Haradinaj

Kanë kaluar dhjetë vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë, gati 20 vjet që kur përfundoi lufta këtu. Kosova pas shumë vonesash ka gjykatën e re të krimeve të luftës, por shumë njerëz duan ta nxjerrin atë jashtë përdorimit, madje para se ajo të fillojë punën. E gjithë kjo pret përgjigje nga kryeministri

Tim Sebastian: Ramush Haradinaj, mirserdhët në Conflict Zone.

Ramush Haradinaj: Faleminderit.

Tim Sebastian: Në vitin 2015 Kosova ra dakord që të ashtuquajturat Dhomat e specializuara të ngrihen në Hagë për të gjykuar krimet e luftës ose akuzat për krime lufte që lidhen me konfiktin në Kosovë. Tani disa politikanë këtu duan ta nxjerrin gjykatën jashtë përdorimit madje para fillimit të punës. A do shkohet deri në fund apo jo?

Ramush Haradinaj: Gjykata ekziston. Ajo është krijuar, votimi është bërë në parlament dhe ndryshimet kushtetuese për të janë votuar. Ideja e parlamentarëve ka të bëjë me procedurën e gjykatës, por nuk shkon deri në nivelin e ndalimit të gjykatës.

Tim Sebastian: Vërtet, sepse 43 parlamentarë kanë vënë firmën në një peticion, apo jo? Ata duan të ndalojnë gjykatën para se të fillojë.

Ramush Haradinaj: Gjykata vetë i ka marrë 80 vota. Kjo përbën dy të tretat. Ekziston një amandment i kushtetutës sonë. Ne kemi rënë dakord për këtë. [Ligji i ri] Është ligji për mënyrën e procedimit, procedimit të gjykatës, ajo çka kanë inicuar për shfuqizim parlamentarët, me idenë e ndryshimit të ligjit, ligjit ekzistues, por kjo nuk e arrin nivelin e ndalimit të vetë gjykatës.

Tim Sebastian: Pra gjykata do vazhdojë deri në fund?

Ramush Haradinaj: Gjykata ekziston. Gjykata është krijuar me një amendament kushtetues dhe nuk vihet në pyetje.

Tim Sebastian: Ju keni marrë një deklaratë të përbashkët, një deklaratë e përbashkët që është bërë më 4 janar nga Gjermania, Britania, Italia, Franca dhe SHBA. Ata paralajmërojnë se çdo lëvizje për të ndaluar këtë gjykatë do verë në rrezik çdo gjë që Kosova ka arritur deri tani. "Kushdo që mbështet këtë,” thanë ata, "do të refuzojë partneritetin e Kosovës me vendet tona, përfshirë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO. Pra, bëhet fjalë për gjëra shumë të mëdha, apo jo?

Ramush Haradinaj: Po. Shumë të mëdha. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë në Kosovë. Në fakt Kosova i ka përmbushur në të kaluarën detyrimet e saj kundrejt ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Pra nuk ka dyshim se Kosova do të vazhdojë dhe do të mbetet e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Tim Sebastian: Por jo nëse ju do përpiqeni të ndryshoni mënyrën se si vepron gjykata.

Ramush Haradinaj: Nisma e parlamentarëve që është bërë në parlament siç e thashë nuk është vendim. Është një nismë parlamentarësh.

Tim Sebastian: E di që është një nismë, por pyetja është a do vazhdojë ajo apo jo.

Ramush Haradinaj: Duket se jo.

Tim Sebastian: Duket se jo? Vërtet, nuk do vazhdojë më?

Ramush Haradinaj: Jo.

Tim Sebastian: Një nga gazetat tuaja e quajti këtë përplasjen më serioze dhe dramatike midis institucioneve të larta të Kosovës dhe Perëndimit. Ajo i përshkruan përpjekjet kundër gjykatës si sinjale paniku brenda radhëve të udhëheqësve të Kosovës. A keni rënë ju në panik për shkak të kësaj gjykate?

Ramush Haradinaj: Personalisht?

Tim Sebastian: Personalisht ju ose kollegët tuaj.

Ramush Haradinaj: Shqetësimi lidhet me gjykatën dhe disa njerëz këtu e konsiderojnë këtë si padrejtësi, si një institucion i ligjit që seleksionon vetëm krime të supozuara dhe jo (gjith?ka) që ka ndodhur këtu në të kaluarën. Por unë nuk kam frikë, as frikë personale as frikë tjetër.

Tim Sebastian: Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se kjo nuk është një gjykatë e njëanshme. Se nuk është një gjykatë e kufizuar tek një nacionalitet apo një tjetër. Ajo e ka bërë këtë shumë të qartë. Nuk ekzistojnë njëanshmëri. Kjo nuk është një gjykatë e pandershme. Presidenti juaj ka thënë se kjo është një gjykatë historikisht e pandershme. Nuk është në përputhje me BE.

Ramush Haradinaj: Ne dëgjojmë nga ekspertë të ndryshëm, ekspertë ligjorë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë se ky është një shans i humbur për të trajtuar çdo gjë në mënyrë të barabartë; të gjitha krimet e supozuara dhe për të venë në vend të drejtat e gjithë viktimave në to. Përderisa e gjitha kjo e ka burimin tek një raport parlamentar, parlmentarit evropian, parlamentarit Dick Marty, është e fokusuar kryesisht në ngjarje të vaçanta të së kaluarës, unë supozoj se kj ka drejtim vetëm etnik, drejt ish njerëzve të UÇK-s?.

Tim Sebastian: Po, BE thotë jo. Se nuk ekziston kufizim i tillë. Përfaqësuesit e BE thonë se nuk është i kufizuar vetëm tek shqiptarët.

Ramush Haradinaj: Unë nuk mund të argumentoj për këtë gjë. Ne dëgjojmë nga ekspertë të ndryshëm se në fakt kemi të bëjmë me një rast të tillë. Se është vetëm me orientim etnik.

Tim Sebastian: Ju... Ju jeni akuzuar dhe liruar nga akuzat dy herë në Hagë. Nëse gjykata e re ju thërret do shkoni?

Ramush Haradinaj: Po.

Tim Sebastian: Do shkoni.

Ramush Haradinaj:  Po.

Tim Sebastian: Vëllai juaj, Dauti, paralajmëroi në dhjetor se ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ndërhyjnë të ndalojnë çdo lloj arrestimi që mund të urdhërohet nga gjykata. Ai tha: nuk ka asnjë luftëtar të UÇK që nuk do t' i bashkohej ndalimit të arrestimeve.

Ramush Haradinaj: Kjo nuk është e vërtetë. Kjo nuk është deklarata e tij. Ai tha se ajo do të riaktivizojë ndjenjat e UÇK; në fakt të gjitha përfshirjet e gjykatës janë gjithë proceset gjyqësore; nuk ka qenë vetëm ideja e respektimit të të drejtave të viktimave ose zbatimit të ligjit, por ka qenë ideja e paqes; kështu që me vazhdimin, do thoja unë, e përndjekjes së ish-ÇK, do të riaktivizoheshin në shoqërinë tonë ndjenjat e UÇK, ndjenjat e çlirimit, ndjenjat e sakrificës në të kaluarën.

Tim Sebastian:Po ai...citohet të ketë thënë se nuk ka asnjë luftëtar të UÇK që nuk do t' i bashkohej ndihmës për të ndaluar arrestimet.

Ramush Haradinaj: Kjo nuk është e vërtetë. Kjo mund të jetë ndonjë gabim në përkthim.

Tim Sebastian: Ai ishte duke inkurajuar njerëzit t'i rezistonin arrestimit.

Ramush Haradinaj:  Jo zotëri. Ajo që bëri ai... Unë i besoj faktit se ish-njerëzit e UÇK që kthehen në procese gjyqësore 20 vjet pas lufte do të gjallërojnë ndjenjën e periudhës së UÇK dhe të luftës.

Në një periudhë të jetës ne kemi nevojë për paqe të qëndrueshme; ne kemi nevojë le të themi p?r falje, jo harresë por falje dhe t? shohim në të ardhmen. Kështu që kjo na çon prapa në një farë mënyre. Kjo është e vërteta.

Tim Sebastian: A nuk është drejtësia më e rëndësishme?

Ramush Haradinaj: Gjithmonë.

Tim Sebastian: A do të vendoset drejtësia?

Ramush Haradinaj: Përherë, por ne u dorëzuam tek drejtësia gjatë kohës së administrimit të Kombeve të Bashkuara për tetë vjet, tek Gjykata për Krimet e luftës për ish-Jugosllavinë, dhe tek EULEX. Pra tre institucione për zbatimin e ligjeve ndërkombëtare, trajtuan drejtësinë këtu. Ky është i katërti...

Tim Sebastian: Nuk ekziston afat kohor për ndëshkimin e krimeve të luftës.

Ramush Haradinaj: Jam dakord, por kjo është hera e katërt. Kjo krijon për Kosovën një përjashtim, për një vend që gjatë konfliktit ka qenë viktimë.

Tim Sebastian: Por ju e dini pse ata duan që t' i marrin kosovarët dhe njerëzit e tjerë në Hagë, apo jo.

Ramush Haradinaj: E njëjta gjë mund të ndodhte këtu sepse komuniteti ndërkombëtar është i pranish?m me gjithë këta ekspertë ligjorë, me institucionet e tyre.

Tim Sebastian: Por ka dy arsye: Korrupsioni në sistemin e drejtësisë, të cilin ata e citojnë këtu dhe frikësimi i viktimave. Këto janë arsyet pse gjykata shkon në Hagë.

Ramush Haradinaj: Kur ata morrën vendim për këtë gjykatë që të ishte në Kosovë, ky ishte argumenti i tyre. Në të njëjtën kohë...

Tim Sebastian: Një argument i justifikuar.

Ramush Haradinaj: Por në të njëjtën kohë, komuniteti ndërkombëtar ka një program për dëshmitarët dhe ai nuk është i lidhur me institucionet e Kosovës. Përveç kësaj ata janë gjykatës dhe prokurorë, të cilët nuk mund të korruptohen vetëm për faktin se gjykata është në Kosovë. Në të kaluarën Gjykata për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, i ka gjykuar njerëzit në vendin e vet. Nga Haga një grup gjyqtarësh kanë shkuar në Beograd, Sarajevë të gjykonin njerëzit.

Tim Sebastian: Njerëzit këtu nuk kanë fat me sistemin e drejtësisë. Në një raport të 2017 Instuti demokratik i Kosovës dhe Shoqata e avokatëve të Kosovës raportuan se njerëzit e vlerësojnë sistemin e drejtësisë këtu si më pak të besueshmin ndër institucionet e tyre. Kjo është një akuzë shumë e rëndë apo jo?

Ramush Haradinaj: Është. Ekzistojnë shqetësime të mëdha për kualitetin e zbatimit të ligjit këtu. Si një komb i ri, demokraci e re, ne jemi duke punuar shumë për forcimin e institucioneve tona në zbatimin e ligjit. Në fakt, ne kemi ofruar të gjykojmë vetveten... kosovarët. Ne kemi ofruar që gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë të gjykojnë njerëzit, por ta bëjnë këtë në vendin tonë.

Tim Sebastian: Por, pikërisht gjatë kësaj jave përfaqësuesja e BE-së foli për nivelin e lartë të korrupsionit këtu. Ajo tha se fakti që kaq shumë raste përfundojnë pa dënime apo konfiskime, le të kuptohet se rezultatet për punën tuaj nuk janë në nivelin e duhur për liberalizimin e vizave, gjë që kërkohet me ngulm nga BE-ja.

Ramush Haradinaj: Është e vërtetë. Korrupsioni dhe situata për luftimin e korrupsionit nuk është diçka që duhet duartrokitur se kemi bërë shumë. Por, ne jemi të ndëgjergjshëm për sfidat tona si shoqëri. Në fakt, liberalizimi i vizave nuk është vetëm shpërblim vetëm për punën e politikanëve, por është shpërblim edhe për qytetarët, për ata që po vuajnë. Ne jemi Evropë. Ne i takojmë Evropës. Fati ynë është Evropa. Kështu që unë mendoj se ndëshkimi i politikanëve ose i elitave është gjë e drejtë, por ndëshkimi i qytetarëve nuk është i drejtë.

Tim Sebastian: Gjatë viteve- le të flasim për futjen e frikës që u është bërë dëshmitarëve. Për vite me radhë zyrtarët njëri pas tjetrit janë ankuar për frikësimin e dëshmitarëve nga Kosova. Disa prej tyre janë vrarë, disa kanë bërë vetëvrasje para se të mund të jepnin dëshmitë. Ish-prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish- Jugosllavinë Carla Del Ponte, ka thënë se dëshmitarët nga Kosova kanë qenë aq shumë të frikësuar dhe të terrorizuar saqë nuk kanë qenë në gjendje të flasin për praninë e UÇK-së në disa zona, për të mos folur për krimet aktuale. Atyre që janë shprehur të gatshëm të dëshmojnë u është dashur të transferohen në vende të tjera me gjithë familjet. Pse? Pse kaq shumë frikësim nga Kosova për dëshmitarët?

Ramush Haradinaj: Në fakt unë vetë kam qenë në proces gjyqësor dy herë. Në gjykim dhe rigjykim. Të gjithë dëshmitarët që kanë qenë në listën e prokurorit u paraqitën në gjyq. Prokurori, Serge Brammertz, deklaroi në Beograd se në rastin e Haradinajt nuk ka pasur asnjë futje frike, asnjë ndërhyrje dhe asnjë nga dëshmitarët nuk ka qenë i penguar të paraqitej në gjyq.

Tim Sebastian: Vërtetë? Gjykata e apelit foli për shumë dëshmitarë seriozë të frikësuar, të cilët ishin të rëndësishëm në kontekstin e gjyqit tuaj.

Ramush Haradinaj: Jo. Serge Brammertz e deklaroi këtë gjë në Beograd para të gjithëve, përfshirë edhe median. Në çështjen e Haradinajt nuk ka pasur raste të frikësimit dhe të ndërhyrjes ose pengime të njerëzve që të mos paraqiteshin në gjykatë dhe të mos jepnin dëshmitë.

Tim Sebastian: Haradinaj, sipas New York Times, 18 dëshmitarëve duhet t'u jepeshin flet-thirrje nga gjykata, sepse nuk pranonin të paraqiteshin në gjyqin tuaj dhe të tjerë brenda në sallën e gjyqin nuk patën guxim të dëshmonin, nuk patën dëshirë të dëshmonin.

Ramush Haradinaj: Kur mbaroi gjyqi im personi i ngarkuar me përndjekjen penale në Hagë ishte Brammertz. Ai këtë tha: prokurori që qëndroi përballë meje deklaroi këtë gjë në Beograd. Fatkeqësisht media, dhe jo vetëm media, por shumë burime në Beograd. Beogradi ka një axhendë kur vjen fjala për Kosovën. Ne jemi përçarë gjatë luftës. Ky realitet vazhdon edhe sot. Por prokurori, deklaratat e tij ekzistojnë edhe sot; dhe kushdo që do mund t'i gjejë dhe të shohë çfarë thonë ato.

Tim Sebastian: Pse ky kërcënim i dëshmitarëve që ka ndodhur në shumë gjyqe, ju thoni jo në tuajin por në disa gjyqe...

Ramush Haradinaj: Më vjen keq, por unë po citoj prokurorin.

Tim Sebastian:Po, por unë po citoj çfarë ka thënë Carla Del Ponte.

Ramush Haradinaj: Carla del Ponte e filloi çështjen por nuk e ndoqi. I vetmi njeri kompetent që flet për rastin tim është Serge Brammertz.

Tim Sebastian:Unë nuk po flas vetëm për çështjen tuaj, por flas edhe për çështje të tjera. Pse rastet e dëshmitarëve të këcërnuar nuk janë investiguar? Përse nuk është investiguar frikësimi. Pse asnjë njeri nuk është bërë përgjegjës për frikësimin?

 

Ramush Haradinaj: E njëjta histori edhe sot. Kjo çështje ka qenë në duart e ndërkombëtarëve siç është edhe sot.

Tim Sebastian:Thjesht në duart e ndërkombëtarëve?

Ramush Haradinaj: Po.

Tim Sebastian: A nuk i takon qeverisë këtu që të hetojë kërcënimet?

Ramush Haradinaj: Ju sapo thatë Gjykata e re dëshiron të qëndrojë në Hagë, sepse ata duan ta kenë vetë eksluzivisht programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Tim Sebastian:Ju mund të kishit folur vetë kundër frikësimit të dëshmitarëve. Ju mund t'i kishit thënë që kjo gjë duhet të ndalet.

Ramush Haradinaj: Kush?

Tim Sebastian:Ju.

Ramush Haradinaj: Po unë u dënova.

Tim Sebastian: Por për herë të parë, kur keni qenë kryeministër për herë të parë. Dhe tani...

Ramush Haradinaj: Kur morra dënimin unë bëra diçka që duhet të bëjë një funksionar. Mëngjesin e së nesërmes unë shkova në Hagë vullnetarisht. Gjyqi im zgjati tetë vjetë. Mua mu deshën tetë vjet që të pastroja emrin tim. Kjo ishte detyra ime dhe unë këtë gjë e bëra.

Tim Sebastian: Në vitin 2016, Charles Hardaway, një prokuror i EULEX tha se dëshmitarët po frikësohen nga politikanë të lartë për të ndryshuar historitë e tyre. Në disa raste, tha ai, emrat e njerëve të përfshirë në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve i janë dhënë medias duke përfshirë facebook-un. Megjithatë askush nuk është përndjekur për këtë gjë.

Ramush Haradinaj: Atëherë ai duhet të shkojë pak më tej duke përmendur edhe emrin. Kush është politikani, kush është dëshmitari? Sepse të flasësh në përgjithësi është e vështirë për këdo, edhe për mua.

Tim Sebastian: A nuk ia vlen t' i investigosh ata këtu? Nëse kjo është diçka që vazhdon?

Ramush Haradinaj: Ne nuk kemi marrë kurrë një raport zyrtar ose një kërkesë zyrtare. Shumë njerëz thonë atë që ata mendojnë se është e drejtë.: Por të thuash... ne tani dëgjojmë gjykatës të Eulexit të thonë se si gjërat kanë shkuar keq në EULEX. Është misioni i sundimit të ligjit evropian. Kështu që ne vazhdojmë të bëjmë atë që është detyra jonë e shtëpisë. Unë bëj detyrën time të shtëpisë. Unë jam për 120 ditë në këtë zyrë.: është drejtim, është sundim i ligjit dhe kompaktësia e shoqërisë. Unë punoj për paqe të qëndrueshme këtu. Dhe kjo është puna ime.

Tim Sebastian: Edhe për drejtësi.

Ramush Haradinaj: Për drejtësi gjithashtu. Zbatimi i ligjit është drejtësia. E fillova me sundimin e ligjit.

Tim Sebastian: Jo me kërcënimin e dëshmitarëve?

Ramush Haradinaj: Sigurisht që jo. Ky është sundimi i ligjit.

Tim Sebastian: Po kjo ndodh gjithë kohën.

Ramush Haradinaj: Më falni kur ke një përgjigjësi, duhet të japësh. Çfarëdo përgjegjësie që të kem unë jam në gjendje që të përgjigjem. Në emër të popullit të Kosovës.

Tim Sebastian: Akoma jeni i mendimit se lufta e Kosovës dhe lufta e kryer nga UÇK ka qenë e drejtë, e pastër dhe legjitime, siç ka thënë presidenti juaj?

Ramush Haradinaj: Lufta dhe çlirimi. Nuk ishte rrugë tjetër. Ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Jeta jonë ishte në rrezik. Gjysma e popullsisë u dëbua. Ne mbrojtëm jetën tonë dhe luftuam për lirinë tonë. Unë besoj në këtë gjë dhe jam shumë krenar për rolin tim.

Tim Sebastian: Por disa nga metodat, disa nga shkeljet e ligjeve humanitare ndërkomëbate për të cilat pala juaj është akuzuar po ashtu siç janë akuzuar edhe serbët.

Ramush Haradinaj: Akuzat janë një gjë. Çfarë thotë gjykata ka rëndësi.

Tim Sebastian: Njerëzit janë dënuar për krime lufte edhe nga pala juaj.

Ramush Haradinaj: Sa herë që kjo ka ndodhur, duhet duartokitur drejtësia. Por nuk duhet të përgjithësojmë atë që ka ndodhur. Shumë njerëz, shumë të ndershëm, ata që nuk kishin zgjidhje tjetër qëndruan me familjet, për jetën e tyre. Duhet ta respektojmë këtë gjë.

Tim Sebastian:E kuptoj, por ka pasur edhe ekzekutime të jashtëligjshme që janë kryer. Ata kanë marrë për shembull peng civilët. Si nga pala juaj ashtu edhe nga serbët, apo jo.

Ramush Haradinaj: UÇK ka qenë një forcë vullnetare: individët u armatosën vetë. Ishin fshatarë, apo studentë, mësues, doktorë apo të papunë. Kjo ishte ushtria jonë. Ata ishin përballë një tupe shumë të fortë.

 

Tim Sebastian: Por ata kryen ekzekutime të jashtëligjshme.

Ramush Haradinaj: Çdo veprim që shkel ligjet e luftës, shkel kodin e luftës. Ne e respektojmë si komb kodin e nderit, respektimin e mbrojtjes së jetëve. Kurrë të mos e keqtrajtojmë atë njeri që është i paarmatosur, që nuk mund të mbrojë veten. Ose civilët apo gratë dhe fëmijët. Një gjë e tillë nuk është në kodin tonë të nderit.

Tim Sebastian: Por pala jote nuk i respektoi këto standarde të larta.

Ramush Haradinaj: Në shumë raste që unë di i respektoi...

Tim Sebastian: Në shumë raste jo.

 

Ramush Haradinaj: Jo, ne e respektuam këtë kod.

Tim Sebastian: Ju jeni duke rishkruar historinë në një farë mënyre, apo jo. Sepse...

 

Ramush Haradinaj: Jo, jo zotëri. Historia për ne është shkruar prej të tjerëve. Dhe për fat të keq kjo histori është përhapur. Por, unë kam qenë i vetmi djalë në familjen time që shkoi të jetonte jashtë. Për të ushqyer familjen time. Unë u ktheva në familjen time në një kohë kritike. Unë humba tre anëtarë të familjes në luftë.

Tim Sebastian: Unë e kuptoj. Unë e kuptoj këtë.

Ramush Haradinaj: Kështu, unë kurrë nuk kam pranuar dikë të shkelë ato që kemi kaluar, për të shpëtuar jetën, për të qenë të gjallë sot.

Tim Sebastian: Le të hedhim vështrimin në një problem tjetër që shqetëson aktualisht Bashkimin Evropian dhe partnerët tuaj në komunitetin ndërkombëtar. E ky problem është marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, mosmarrëveshja për demarkacionin. Ju keni bërë një marrëveshje për demarkacionin. Mali i Zi e ka firmosur atë. Kosova ka rënë dakord, por refuzon ta ratifikojë. Sërish një reagim i furishëm i BE-së për këtë. Pse nuk e zbatoni marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi?

 

Ramush Haradinaj: Së pari, Mali i Zi është vend fqinj po po ashtu është dhe vend mik. Ne kemi lidhje shumë të ngushta me Malin e Zi. Ne kemi mbështetur perspektivën e Malit të Zi, fillimisht për t‘u bërë të pavarur, për t'u anëtarësuar në NATO. Por marrëveshja për kufirin nuk është bërë me transparencë nga parlamenti ynë. Është firmosur nga përfaqësuesit tanë, por parlamenti nuk ka qenë në dijeni, nuk ka qenë i informuar më parë.

Tim Sebastian: Ish-komisioni juaj qeveritar ka thënë madje se ajo ka qenë një marrëveshje e vlefshme.

Ramush Haradinaj: - Për fat të keq -

Ramush Haradinaj: Po, e kemi dëgjuar këtë prej shumë përfaqësuesve tanë.

Tim Sebastian: Prandaj, ju e eliminuat komisionin dhe sollët një komision tjetër që thotë se nuk i pëlqen marrëveshja.

Ramush Haradinaj: Parlamenti, deputetët e tij, ose njerëzit që kanë dhënë votën. Kur u prezantua në parlament; parlamenti ishte i ndarë, nuk u morrën votat e duhura. Ne duhet ta ratifikojmë me dy të tretat e votave, dy të tretat nuk u dhanë.

Tim Sebastian: Z. Haradinaj, edhe ministrja juaj për Integrimin Evropian Dhurata Hoxha, ka goditur qeverinë për mosrespektimin e detyrimeve ndërkombëtare. Më 23 janar ajo tha, ne kemi dështuar në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Dhe ky është një sinjal i keq. Kjo tregon se Kosova nuk është e gatshme të respektojë detyrimet ndërkombëtare. Prandaj ne mbetemi të izoluar madje edhe në vitin 2018. Kjo është prej ministreve në qeverinë tuaj. Ajo tha se ju nuk jeni i gatshëm të respektoni detyrimet ndërkombëtare.

Ramush Haradinaj: Unë e respektoj mendimin e saj. Kjo është një marrëveshje që është arritur nga Kosova dhe Mali i Zi. Parlamenti ynë ka një mendim tjetër dhe ky është realitet. Dhe ne ende jetojmë në demokraci.

Tim Sebastian: Si mund t' ju besohet juve? Ju bëni një marrëveshje me Malin e Zi, Mali i Zi e firmos marrëveshjen dhe ju e hidhni poshtë.

Ramush Haradinaj: Ne nuk jemi duke u përballur me një trashëgimi. Ne jemi duke u përballur me një sfidë.

Tim Sebastian: Si mund t' ju besohet juve në të ardhmen?

Ramush Haradinaj: Kjo është një trashëgimi që ne nuk duam ta ndjekim. Kjo është puna pse vështirësitë...

Tim Sebastian: Por ju mbani përgjegjësi. Nëse marrëveshjet nënshkruhen, ju mbani përgjegjësi.

Ramush Haradinaj: Vërtet, vërtet.

Tim Sebastian: Dhe ministri juaj thotë që ju po dështoni në respektimin e detyrimeve ndërkombëtare.

Ramush Haradinaj: Pjesa e mirë e kësaj pune është se ne kemi komunikim të mirë me Malin e Zi. Për fat të keq marrëveshja është e lidhur me liberalizimin e vizave. Ne do kishim më shumë hapësirë për të bërë diçka për të vepruar si parlamentarë dhe si politikanë nëse nuk do të ishte kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën. Për fat të keq ne jemi tani midis alternativës. Të ratifikojmë këtë marrëveshje, për të cilën parlamentarët mendojnë se nuk është e drejtë. Dhe të marrim liberalizimin e vizave. Ky nuk do të ishte një kriter i mirë për demokracinë.

Tim Sebastian: Kryeminister: sa i përket bashkësisë ndërkombëtare ju jeni duke luajtur lojëra me kushtet për gjykatën, për të cilat ne folëm tashmë. Ju rrezikoni t' i ktheni kurrizin marrëveshjes së demarkacionit. Dhe tani ju kërkoni ndihmë nga BE. Ju ankoheni se pesë anëtarë të BE-së nuk duan ende t' ju njohin si shtet i pavarur. Ju thatë që kjo është një pengesë e madhe dhe shpresoni që institucionet e BE-së të ndihmojnë për të ndryshuar pozicionimin e atyre vendeve, që nuk kanë bërë njohjen. Nëse ju nuk i përmbaheni marrëveshjeve që keni bërë pse duhet BE-ja t' ju ndihmojë? Me çdo gjë?

Ramush Haradinaj: Po, po çfarë ka ndodhur fillimisht? Ne jemi duke i pritur pesë mos-njohësit prej disa vitesh. Sfidat tona po bëhen gjithnjë e më të mëdha për shkak të kësaj situate. Ju nuk jeni në gjendje të bëni marrëveshje me ne duke na parë si partner. Kur shkoj në Bruksel, flamuri i Kosovës nuk është prezent. Duke qenë në një realitet të tillë vështirësitë tona shtohen dhe bëhen më të vështira për t'u zgjidhur.

Tim Sebastian: Por si mund t'ju besojnë ata juve nëse shkelni detyrimet ndërkombëtare?

Ramush Haradinaj: Kjo nuk është një gjë e re. Fakti që kjo çfarë është duke ndodhur me detyrimet për kufirin dhe Dhomat e Specializuara, që ne i quajmë gjykatë. Kjo është gjë e re. Realiteti ynë, marrëdhëniet tona kanë datë më të hershme se kjo tani. Për fat të keq, unë mendoj se BE nuk i ka kushtuar shumë kujdes rajonit tonë, këndej nga ne. Dhe Kosovës vetë. Unë nuk ia ve fajin BE për ato gjëra që janë detyrat tona të shtëpisë, por ajo që kërkoj unë është që të gjitha vendet e BE-së të kenë një qasje të unifikuar për Kosovën.

Tim Sebastian: Por ky klubi ku ju doni të hyni ka rregulla. BE ka rregulla. Nëse ju nuk doni t' i zbatoni rregullat pse doni të hyni?

Ramush Haradinaj: Ne i pranojmë rregullat, logjikën dhe principet e BE-së. Ne jemi duke punuar shumë për kohezionin tonë të brendshëm, në bashkëjetesën. Të gjitha komunitetet etnike, përfshirë punën me serbët kosovarë. Ne jemi duke punuar për zbatimin e ligjit, ne jemi duke punuar për ekonominë dhe paqen e qëndrueshme. Roli im si ish-udhëheqës i UÇK-së është po ashtu të kemi paqe. Paqe të qëndrueshme. Sepse të gjitha argumentat që kam në xhep thonë se paqja e qëndrueshme nuk është vetëm një mundësi e liderve për të bërë fotografi. Është të sigurosh dhe lejosh popullsinë e të dy vendeve të besojnë në paqe.

Tim Sebastian: Dhe të njëjtat kritika i bëhen qeverisë suaj vazhdimit, vit pas viti. Sëmundje tipike e qeverisjes korrupsioni, mungesa e llogaridhënies për korrupsionin dhe frikësimi i medias, gjë që vazhdon të jetë problem i madh.

Ramush Haradinaj: Mua më duhej të kthehesha. Unë kam dymbëdhjetë vjet në këtë post. Unë kam vetëm 100 ditë në këtë zyrë. Unë mbaj përgjegjësi për atë për çka jam unë përgjegjës. Ne si qeveri jemi duke punuar në një bazë shumë transparente. Çdo aktivitet i qeverisë sonë është transparent. Ne jemi shumë të hapur dhe transparent për mediat; çdo gjë e punës sonë është e hapur…

Tim Sebastian: Nëntë, nëntë raste kërcënimesh dhe dhune kundër gazetarëve nga janari deri në gushtin e vitit të kaluar, përfshirë këtu një sulm fizik, dy raste...

Ramush Haradinaj: Unë e dënoj këtë me forcë.

Tim Sebastian: Kërkush nuk është bërë përgjegjës.

Ramush Haradinaj: Unë e dënoj këtë me forcë.

Tim Sebastian: Kërkush nuk është bërë ndonjëherë përgjegjës.

Ramush Haradinaj: Unë e dënoj këtë me forcë. Unë ndodhem në këtë zyrë nga shtatori i vitit të kaluar, unë e kam filluar këtë punë në mes të shtatorit të vitit të kaluar. Marrëdhëniet tona me mediat janë të respektueshme. Mediat tonë po ashtu janë të reja; atyre u duhet të mësojnë shumë. Ashtu siç bëjmë dhe ne, ne duhet të mësojmë shumë, por unë desha ta përmbledh. Në Kosovë është bërë shumë punë, por ato kanë qenë detyra shtëpie. Kur vjen fjala për çështje që kërkojnë më shumë impenjim ndërkombëtar, e kemi më të vështirë. T' i lësh kosovarët njëzet vjet si një biznes i papërfunduar, pa demarkacion kufijsh, dhomat e specializuara ekzistojnë vetëm prej dy vitesh. Ndërkohë që, konflikti i Kosovës ka marrë fund më 1999 dhe ne jemi në Evropë dhe kemi mbetur si një çështje e hapur ose si biznes i papërfunduar i amerikanëve dhe evropianëve. Kjo gjendje nuk do të vazhdojë përjetësisht. Disa nga sfidat ekzistojnë se ne nuk i kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë. Por shumë nga vështirësitë lidhen me gatishmërinë e Evropës për të dalë nga gjendja ku ndodhemi.

Tim Sebastian: Dhe ajo, po ashtu si ministri juaj për çështjet evropiane do që ju të respektoni detyrimet ndërkombëtare. A do t'i repektoni detyrimet ndërkombëtare?

 

RH: Ne jemi anëtarë të përgjegjshëm të familjes së kombeve në Evropë dhe më tej...

Tim Sebastian: A do i respektoni detyrimet ndërkombëtare?

Ramush Haradinaj: Ne e kemi treguar që jemi të përgjegjshëm. Ne kemi kaluar gjithë sfidat në parlament, ne kemi kapërcyer gjithë sfidat për demokracinë tonë, por e ardhmja jonë është euro-atlantike. Pra ne jemi të përkushtuar për këtë.

Tim Sebastian: Kryeministër, faleminderit shumë për ardhjen në Conflict Zone.

Ramush Haradinaj: Faleminderit Juve, Tim./Deutsche Welle

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test