Do të jem kryetar i terrenit e jo i zyrës

Intervista

Do të jem kryetar i terrenit e jo i zyrës

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:07
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka treguar planet e qeverisjes së tij në Therandë, prioritetet që ka vendosur t`i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, sukseset e para të qeverisjes së tij, dhe mes të tjerash qëndrimin e tij për Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale

“Bota sot” Ju arritët ta ktheni komunën e Therandës përsëri nën qeverisjen e AAK-së, a mund të na tregoni se sa keni punuar në këtë drejtim?

Bali Muharremaj: Është e vërtetë që ne e kemi pasur pushtetin kur kemi ardhur si Aleancë për herë të parë në vitin 2009-2013, mirëpo në vitin 2013 fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës, unë edhe atëherë kam qenë kandidat për kryetar, mirëpo menjëherë pas zgjedhjeve komunale, unë garova si kandidat për deputetë në parlamentin e Kosovës, kam qenë në terren me qytetarët duke punuar dhe bashkëpunuar, kemi punuar se bashku me strukturat dhe kjo fitore nuk është vetëm e Aleancës por e të gjithë qytetarëve pa dallim partie politike, unë kam qenë diku 5000 mijë vota para kundër kandidatit, dhe kjo tregon që qytetarët kanë dashur të bëjnë ndryshime.

Image
Gazetari Nebi Ajeti dhe Kryetari i Therandës Bali Muharremaj, gjatë realizimit të intervistës

“Bota sot” A jeni të sigurte se do ta shpërbleni votën e qytetarëve duke realizuar premtimet  të cilat i keni dhënë në fushatë?

Bali Muharremaj: Të ju them të drejtën unë nuk jam duke bërë politikë, vetëm një sfidë e shohë për katër vitet e ardhshme, është sfida e punësimit për shkak që është konkurrenca shumë  e madhe ,po flas për shakë të hapjes se konkurseve në arsim, ku  konkurrojnë deri në 50 persona, dhe për mua kjo është sfida më e madhe përndryshe të gjitha ato premtime që i kam bërë  në fushatë për mua nuk janë premtime por zotime, jam zotuar dhe do i realizojë. Kemi filluar menjëherë të punojmë, kemi lëshuar katër qendra të Mjekësisë Familjare në ndërrim të dytë, te cilat nuk kanë punuar më parë ,aparaturat e Rëntgenit punojnë në dy ndërrime, po ashtu ata të ultrazërit, po besoj që shumë shpejtë edhe aparati mamomgraf për gjininë femërore do të vije në komunë,Nuk është e lehtë të punësohen 50 punëtorë, nuk ka fshat që nuk shkojë për ta vizituar dhe për të ja filluar punën në orën 8:00, nuk jam kryetar i zyrës por i terrenit. Shumë shpejtë do të fillojmë me investime në bujqësi me një program që është i  mbështetur nga 5 ekspertë të bujqësisë, ku do të i japin bujqve ide se çfarë mund të mbjellët, çfarë kultura do të ketë , sa do të jenë të zhvilluar, bujqësia, blegtoria dhe pemëtaria, po ashtu jemi në bashkëpunim me USAIDIN-n amerikan për kultivimin e dredhëzave, ku nga bujqit tanë do kultivohen dredhëzat industria

“Bota sot” Cilat janë ndryshimet me të cilat startuat mandatin e juaj në Therandë?

Bali Muharremaj: Ndryshimet e para shihen tek ambient, pastaj kemi filluar ndryshimet nëpër shkolla, ambient brenda dhe jashtë tyre ,disiplina në punë dhe besojë që shumë shpejtë do te ketë reforma dhe cilësi më të gjitha institucionet arsimore. Planifikojmë që gjatë mandatit tonë të gjitha shkollat e komunës sonë të kenë laboratorët e  nevojshme ,gjimnazi dhe shkollat profesionale po ashtu të kenë kabinetet e tyre, pastaj kemi një nënkryetare femër që ndodh rrallë nëpër komuna të Kosovës, te komunitete kemi përfaqësim mbi 50 të gjinisë femërorë, investime në kulturë, transparenca më e madhe në komunë.

”Bota sot” Cilat janë prioritetet e juaja gjatë këtij mandati?

Bali Muharremaj: Prioritet për mua kryesore ka qenë ambient, unë i kam shpallur luftë edhe gjatë kohës së fushatës ambientit, pretendojë me qenë komuna më e pastër në Kosovë dhe më e gjelbëruar për katër vitet e ardhshme. Në muajin prill kemi aksion të madhe në bashkëpunim me firmat dhe shkollat për caktimin e deponive në nivel të qytetit  dhe pastaj fillojmë për një ambient më të pastër jo vetëm ne qytet por ne te gjitha fshatrat e komunës sonë. Kemi planifikuar ndërtimin e një shkolle ku do të financohet plotësisht nga komuna, do të jete shkollë e pajisur dhe e kompletuar dhe besojë që do të ja arrimë.

“Bota sot” Në mandatin e kaluar ju ishit deputetë i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, si e vlerësoni qëndrimin e tanishëm të partisë juaj, dhe nëse tani do të ishit deputetë do ta votonit demarkacionin?

Bali Muharremaj: Me këto ndryshime që i ka dhënë ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Shpejtim Bulliqi, me vlerësimin  dhe aneksin e tij unë do ta votoja demarkacionin, pra të shikohen edhe një herë pikat në Kullë dhe Çakorr

“Bota sot” AAK-ja e mori mandatin me kauzën për demarkacionin duke kundërshtuar atë, mirëpo tani ajo po kërkon të miratohet sa më shpejtë, si e shpjegoni ju këtë?

Bali Muharremaj: Unë  nuk jam për versionin  e parë, ndërsa unë do e kisha votuar versionin e ish deputetit Shpejtim Bulliqit. Ne nuk jemi të interesuar të i japim tokë askujt, ajo që është e Kosovës është e Kosovës.

“Bota sot” Përse koalicioni nuk po mund të i sigurojë votat për votimin e demarkacionit?

Bali Muharremaj: Është më shumë çështje politike për shkak të numrit të serbëve, sepse ata janë kategori kushtetuese, çdo here kërkohet mendimi i tyre sepse janë pjesë e Kushtetutës,  ndërsa unë jam për ndryshimin e Kushtetutës për shkak se do të kishim shumicën dhe do punonim  në interesa të qytetarëve

“Bota sot” E keni dhënë një premtim që prej 15 Korrikut deri 15 Gusht nuk do të ketë punime në qytet, mendoni se do të ja arrini?

Bali Muharremaj: Patjetër, për shkak se numër i madhe i qytetarëve tanë punojnë në diasporë, mbi 35 % të qytetarëve tonë dhe ata fillojnë pikërisht në atë kohë të vijnë në pushime ngase është edhe muaj i festave, andaj edhe në atë kohë nuk do të këtë punime në  rrugën kryesore, ne mund të punojmë në vise  malore, por jo në qendër kryesore të qytetit.

“Bota sot” Keni projekte tjera të cilat financohen nga ndërkombëtarët, ku do të shërbejnë në të mirën e Komunës?  

Bali Muharremaj: Jemi në bisedime, deri më tani kemi dorëzuar mbi 40 projekte në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kam dorëzuar projektin e hartuar nga Hungarezët për impiantin e ujërave të zeza, pastaj një Projekt me vlerë  mbi  1 milionë euro për rregullimin e shtretërve të lumenjve në komunën tonë ,ka edhe shumë projekte tjera.

 “Bota sot” Keni për të kandiduar edhe një herë për të parin e Komunës, për edhe një mandat

Bali Muharremaj: Po, dhe natyrisht do të fitojmë, ne kemi kundërshtarë politik që janë të natyrshme se sistemin e demokracisë vendimet që i marrë në komunë i marrë në interes të qytetarëve e jo në interes timin personal,  për vendimet që i marr bisedojë edhe me opozitën, bashkëpunojmë sepse kemi interes të përbashkët, atë të qytetarëve.

“Bota sot” Nëse do të ishit edhe një herë në parlament, do ta votonit Gjykatën Speciale?

Bali Muharremaj: Jo, është e dëmshme, mirëpo në rrethanat që jemi duhet të votohet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat