Nënshkruhen grantet me gratë që fillojnë biznese në Mitrovicë - Bota Sot
Nënshkruhen grantet me gratë që fillojnë biznese në Mitrovicë

Biznes

E premte, 15 dhjetor 2017

Nënshkruhen grantet me gratë që fillojnë biznese në Mitrovicë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 07:34
Community Building Mitrovica

Community Building Mitrovica organizon konferencën për shtyp me rastin e nënshkrimit të kontratave me përfitueset e granteve të Projektit \"Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës\".   

Projekti \" Mjedisi i biznesit mbështetës për gratë që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës\" është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Programit për Zhvillim Rajonal të BE-së. Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D & G Solutions.

Objektivi kryesor i projektit është të kontribuoj në përmirësim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të veriut dhe jugut të Mitrovicës, përmes përfshirjes së grave në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimit të ambientit mbështetës për gratë sipërmarrëse të cilat fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës.

Aktivitetet kryesore të projektit janë adresuar për përmirësimin e kapaciteteve të grave për të arritur sukses në drejtimin e bizneseve të tyre, ofrimin e nën-granteve për zhvillimin e produktit / zhvillimin e shërbimeve për gratë sipërmarrëse që fillojnë biznese në veri dhe jug të Mitrovicës si dhe zhvillimin e mekanizmave për sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme të grave sipërmarrëse në veri dhe jug të Mitrovicës  me anë të mentorimit, këshillimit dhe mbështetjes përmes web platformës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test