Sot flitet për biznesin dhe korrupsionin

Biznes

Sot flitet për biznesin dhe korrupsionin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 07:05
Ilustrim

Luftimi i korrupsionit dhe instalimi i një kulture që mbështet dhe inkurajon etikën në biznes është një sfidë me të cilën ballafaqohen shumë shtete në zhvillim.

Korrupsioni jo rrallëherë është evidentuar si një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe vendit i nevojiten kampion nga sektori privat që do të luftojnë fenomenet negative që ulin potencialin ekonomik të Kosovës.

Për të diskutuar këtë dhe çështje tjera, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar tryezën me temë “Etika në Biznes dhe Korrupsioni”, ku fjalën kryesore do ta mbajë Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat