Shqipëria në Eurochambers, sipërmarrësit anëtarë aktivë në PE - Bota Sot
Shqipëria në Eurochambers, sipërmarrësit anëtarë aktivë në PE

Biznes

E martë, 12 dhjetor 2017

Shqipëria në Eurochambers, sipërmarrësit anëtarë aktivë në PE

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 13:36
Foto

“Europa ka nevojë për biznesin. Biznesi ka nevojë për Europën”. Me këtë moto u mbajt në Bruksel edicioni i katërt i Parlamentit Europian të sipërmarrjeve Eurochambers me pjesëmarrjen e 750 bizneseve nga 45 vende të ndryshme europiane

Një delegacion me 9 përfaqësues të bizneseve të suksesshme, midis tyre Presidenti i Yldon Media group Ylli Ndroqi, përfaqësoi Shqipërinë gjatë punimeve të Parlamentit europian të Sipërmarrjeve duke pasur shansin të bëhen anëtarë aktivë të Parlamentit Europian për një ditë, përmes debateve dhe votimit për cështjet më të nxehta për biznesin dhe politikën.

Për marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit biznes-qeveri por edhe kundërshti kur gjërat nuk shkojnë si duhet flet dhe Nikolin Jaka Kryetari i Dhomës së Tregtisë që ka një vlerësim të veçantë për miratimin nga Kuvendi të ligjit për dhomat e tregtisë.

Nikolin Jaka: “Pjesëmarrja në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve është shumë e rëndësishme dhe është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë dhe sipërmarrja tashmë e kanë gjetur rrugën e tyre, që është integrimi dhe anëtarësimi në BE. Arsyeja tjetër për të rritur rolin tonë është se ligji kontinental për organizimin e Dhomave të Tregtisë e mundëson këtë parlament që të shkëmbehen jo vetëm përvojat më të mira por edhe ta kemi ekonominë kontinentale që të jepi prezent konkurruese sa edhe bashkëpunuese.

Vlerësoj dhe miratimin e Ligjit në parlament për të strukturuar dhe forcuar sistemin e Dhomave të Tregtisë duke u bazuar te sistemi i ligjit kontinental të vendeve si Gjermania, Austria, Franca e shtete të tjera të zhvilluara ku dhomat e tregtisë janë struktura që i shërbejnë jo vetëm sipërmarrëjes private dhe qytetarëve por edhe zhvillimin ekonomik

Prania e delegacionit nga Shqipëria që përfaqëson bizneset shqiptare me interes të vecantpër të shfrytëzuar tregun e përbashkët eurorpian vlerësohet e rëndësishme nga biznesmenia Donika Mici

Donika Mici: Sot ne jemi një vend kandidat për të hyrë në Europë dhe sipërmarrja duhet të ecë paralelisht me politikën. Këtu sot mora vesh se duke qenë të gjithë të bashkuar sipërmarrësit kërkojnë të drejtat e tyre për të pasur benefitet e Europës.

Gjergji Gjika: Pjesëmarrja për herë të dytë në Parlamentin Europian e biznesit shqiptar është shumë i rëndësishëm. Ky delegacion ekselent u vu në pah nga vetë kryetari i Asamblesë Parlamentare Europiane të Biznesit ishte i tillë që tregoi në mënyrë eksplicite rëndësinë që ka.

Të bashkuara dhe të përfaqësuara me një zë dinjitoz bizneset shqiptare në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve shtojnë mundësitë e bashkëpunimeve dhe krijimit të një klime të qëndrueshme zhvillimi, për një vend si Shqipëria, që kërkon të bëhet anëtar me të drejta të plota të tregut Europian me afro 500 milionë konsumatorë

Këtij qëllimi i shërben dhe fakti që Shqipëria u ripranua në familjen e Dhomave të Tregtisë Europiane –Eurochambres, si anëtare me të drejta të plota pas disa vitesh pezullim, falë kontributit dhe punës së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Eurochambres mori pjesë delegacioni shqiptar i cili gjatë qëndrimit në Bruksel mori pjesë në Parlamentin Europian të Sipërmarrjes dhe në Eurochambres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test