Bizneset e Kosovës do të marrin pjesë në samitin e Triestes

Biznes

Bizneset e Kosovës do të marrin pjesë në samitin e Triestes

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 14:00
“Prezantimi i Forumit të Biznesit të Triestes, 12 korrik 2017-të”

Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë Italiane e Tregtisë të Tiranës ka organizuar sot një tryezë me temën “Prezantimi i Forumit të Biznesit të Triestes, 12 korrik 2017-të”, në kuadër të Samitit të katërt të procesit të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Trieste, më 12 korrik.

Në këtë takim kanë marrë pjesë ambasadori italian në Kosovë, Piero Sardi , përfaqësues nga drejtoria e Agjencisë ICE në Tiranë  Elisa Scelsa, drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa , përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës si dhe përfaqësues të kompanive kosovare që do të marrin pjesë në këtë forum.

 Forumi i biznesit ka për qëllim prezantimin e mundësive më të mira të biznesit në vendet e ndryshme pjesëmarrëse , si dhe dhënien e mundësisë për më shumë takime dhe kontakte BtoB, për një bashkëpunim të ardhshëm me biznes të përbashkët.

Ambasadori italian në Kosovë, Piero Sardi, ka treguar se më 12 korrik, Trieste do të organizojë samitin e katërt të procesit të Ballkanit Perëndimor, i cili vjen pas samitit të mëparshëm në 2014 në Berlin, në vitin 2015 në Vjenë dhe në vitin 2016 në Paris. Forumi i Biznesit, , do të mbahet më  12 korrik, ku do të marrin pjesë kompani nga e gjithë bota dh 6 prej shteteve pjesëmarrëse do të jenë nga Ballkani Perëndimor, e ato janë Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, si dhe vendet anëtarë të BE-së, si Kroacia, Sllovenia, Italia, Gjermania, Franca dhe Austria.

Sardi: Forumi ka synim që të u jap mundësi të promovohen bizneset 

“Pra, Forum i Biznesit, në të cilin do të merrni pjesë synon paraqitjen e mundësive kryesore të biznesit dhe vendeve të ndryshme pjesëmarrëse, si dhe dhënien e një kuadri për më shumë takime dhe kontakte mes bizneseve, dhe e cila shpresojmë së do të jetë e frytshme për korporatat dhe bizneset e ardhshme. Pra, sot e kemi organizuar këtë seminar në mënyrë që t’iu adresohemi juve, përfaqësuesve të kompanive kosovare të cilat do të marrin pjesë në këtë event, që t’iu njoftojmë shkurtimisht për skenarin në bazë të së cilit do të mbahet ky forum, po ashtu edhe që iu ta përgatisni pjesëmarrjen tuaj duke u informuar më shumë për aspektin logjistik dhe organizativ të forumit “, tha ai.

Ambasadori italian tha se  në këtë kuadër, përgjegjësia e tyre si Itali, si kryesuese e këtij procesi, afrimiteti i tyre ka qenë është shënuar më vendosmërinë për të komunikuar dhe për të përfshirë të gjithë akterët, që do të thotë të gjitha shtetet e rajonit, respektivisht sektorin ekonomik të secilit regjion.

Drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa ka thënë se samiti i Triestes si ai i Berlinit ka  nivel politik dhe me ndikime kryesisht në sektorin privat.

Mustafa: Forumi është i nivelit politik

“Procesi i Berlinit dhe Samiti i Triestes janë samite të nivelit politik. Megjithatë, ata kanë ndikime të qarta në sektorin privat dhe për këtë arsye, një forum biznesi i lidhur me anën politike ka kuptim. Do të doja që përsëri të falënderoj qeverinë italiane për shfrytëzimin e kësaj mundësie “, tha Mustafa.

Forumi i Biznesit ka për qëllim prezantimin e mundësive më të mira të biznesit në vendet e ndryshme pjesëmarrëse , si dhe dhënien e mundësisë për më shumë takime dhe kontakte BtoB.

Seminari i sotëm është fokusuar në kompanitë kosovare që të marrin pjesë në këtë ngjarje, me qëllim që të jepen një pasqyrë të vetë procesit, historisë , qëllimeve të tij dhe mundësive që parashikon për biznesin dhe ti përgatisë për një pjesëmarrje të frytshme dhe në Forumin e Biznesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat