Rregulla për higjenën intime të femrës

Këshilla mjekësore

Rregulla për higjenën intime të femrës

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Ndoshta mendoni se dini çdo gje mbi mirembajtjen e zones intime te femres ne forme te mire dhe te shendetshme, mirepo ka mundesi qe te gaboni. Kushtoni kujdes ketyre detajeve te cilat mbase do t’ju bindin qe te kuptoni se ku gaboni dhe perse gjithe kete duhet ta beni ne menyre qe te keni zone te shendetshme gjenitale, shkruan Women’s Health Magazin.


1. Perdorimi i prezervativit
Perdorimi i prezervativit miremban nivel te shkelqyeshem te vlerave pH ne vagine edhe kur eshte fjala per qendrueshmerine e baktereve te mira siç jane laktobacilet. Keto baktere ndihmojne ne preventiven e infeksioneve te vezoreve dhe vaginozeve bakteriale.
2. Zgjidhni rroba pambuku
Veshja e pambukut i mundeson lekures te merr fryme. Per dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojne qarkullimin e ajrit, e rrisin lageshtine ne pjesen intime dhe ne kete menyre shkaktojne ambient ideal per zhvillimin e baktereve.
3. Ushtrimet Kegel
Femrat te cilat ne menyre te rregullt praktikojne ushtrimet Kegel, kane qarkullim me te madh te gjakut ne regjionin e legenit, qe rezulton me shendet me te mire seksual dhe pervoje te plote seksuale. Gjithashtu, ushtrimet Kegel mund t’u ndihmojne femrave qe kane probleme me urinimin e pakontrolluar. Keto ushtrime jane edhe pjese e tretmaneve per femra te cilat kane dhimbje gjate marredhenieve seksuale.
4. Kontrollet vjetore
Pas moshes 18 vjeçare ose me fillimin e marredhenieve te rregullta seksuale, sugjerohet te behet kontrolli preventiv çdo vit. Ne raste jo te rregullta te menstruacioneve, ankesave ne gji ose ne fund te barkut, duheni qe sa ma shpjet te nenshtrohuni kontrollit.
5. Perdorni lubrifikante
Nuk duhet te jeni ne moshe per te vuajtur nga thatesia e vagines. Shume alkool, pak uje, stresi gjate kohes se menstruacioneve, jo shume epsh gjate seksit, menopauza – e gjitha kjo mund te ndikoje ne tharjen e vagines. Shume femra e vuajne kete ne heshtje, ndersa ilaçi nga barnatorja apo lubrikanti mund te zgjidh problemin shume lehte.
6. Mos e shpelani vaginen
Vagina pastrohet vete. Keto dushe largojne nga vagina bakteret e mira, ndryshojne balancen kimike dhe rritin shanset per infeksione. Vagina eshte nje nga vendet me te pastra te trupit tuaj. Ajo eshte me e paster se goja. Mjafton qe ta mbani higjienen e pjeseve te jashtme.
7. Kini kujdes kur ngisni biçikleten
Nese e beni kete shpesh, beni pjese ne grupin e rrezikimit per brufullim, dhembje dhe djegie te pakendshme zonen gjenitale.
8. Kujdes me antibiotiket
Edhe nje kercenim ndaj baktereve te mira ne zonen tuaj gjenitale jane antibiotiket, sepse pos viruseve, vrasin edhe bakteret te cilat mbajne vagjinen te shendetshme.
9. Rregulli i drejte ne seks
Mos kaloni nga seksi anal ne ate vaginal pa zevendesim te prezervativeve apo pa pastrimin e drejte, sepse kjo e ekspozon vaginen ndaj nje sere bakteresh dhe shton rrezikun e infeksioneve.
10. Kujdes kur laheni me sapun
Sapunet dhe shkuma mund ta thajne edhe ashtu lekuren e ndjeshme perreth vulves. Mjeti i vetem i cili vertet ju eshte i nevojshem per pastrim te gjenitaleve eshte uji i ngrohte.
11. Seksi e mban te gjalle dhe te shendetshme vaginen
Ashtu si muskujt e tjere ne trup edhe vagina ka nevoje per t’u perdorur dhe per t’u ushtruar, ne te kundert ajo mbetet e dobet dhe e brishte. Seksi i rregullt ndihmon ne mbajtjen gjalle dhe ne forme vaginen e nje gruaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat