Kujdes nga sheqeri, ja sasia optimale për fëmijët

Këshilla mjekësore

Kujdes nga sheqeri, ja sasia optimale për fëmijët

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 10:00
Ilustrim

Nuk ka sheqer për fëmijët nën dy vjeç. Pas kësaj moshe deri në 8 vjeç, sasia e këshilluar nuk duhet t’i kalojë 25 gramë dhe jo më shumë se një pije të gazuar në javë. Kjo është “receta” e Shoqatës Amerikane të Zemrës, e cila për herë të parë ka publikuar një udhëzim për ushqyerjen e fëmijëve dhe sasinë e sheqerit.

Fëmijët amerikanë zakonisht konsumojnë trefishin e kësaj sasie. Sheqeri i shtuar në produktet ushqimore mund të jetë në disa forma, që nisnin nga fruktoza deri te dekstroza në lëngjet e frutave, por edhe në gatimet e kripura si hamburgerat dhe patatinat.

Studiuesit e kanë hartuar këtë udhëzim mbi sasinë optimale të sheqerit me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e prindërve, pas vëzhgimeve që çuan në përfundimin se dieta shumë e pasur me sheqer të shtuar është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve kardiake, obezitetit, diabetit, tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Personat që në dietën e tyre përfshijnë sasi sheqeri në masën 17-21 për qind të kalorive të marra gjatë ditës janë 38% më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat